LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncesioni i sterilizimit/ ZBARDHET dosja hetimore, çfarë denonconte nisma 'Thurje'

Në doje thuhet se mbi 8 personat e vënë nën akuzë rëndojnë katër akuza ndërsa masat e sigurisë ndaj ish zv ministrit, biznesmenit e 6 personave të tjerë janë dhënë më 3 korrik, dhe janë ekzekutuar 1 muaj e gjysmë më vonë.

18 Gusht 2023, 10:55 Nga A.B
Koncesioni i sterilizimit/ ZBARDHET dosja hetimore, çfarë denonconte
SPAK

TIRANË- Zbardhet një pjesë nga dosja hetimore për çështjen e sterilizimit. Në doje thuhet se mbi 8 personat e vënë nën akuzë rëndojnë katër akuza ndërsa masat e sigurisë ndaj ish zv ministrit, biznesmenit e 6 personave të tjerë janë dhënë më 3 korrik, dhe janë ekzekutuar 1 muaj e gjysmë më vonë.

“Më 3 korrik 2023 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, pasi u njohën me aktet e procedimit penal konstatuan se në datë 13.01 2020 është regjistruar procedimi penal nr. 13 të vitit 2020 që bëhet fjalë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion për “shërbime të integruara për orfrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale dhe furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga aktet rezulton se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar subjekti Nisma Thurje ka depozituar kallëzimin penal për zyrtarët publikë të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët me veprimet e tyre, mund të kenë konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljen e barazisë e pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private. Nga përmbajtja e materialit kallëzues rezulton se: Më datë 10 dhjetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Financave dhe KLP ka lidhur një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Sipas dosjes, “duke u nisur nga kontrata e bërë publike, bazuar në raportet e institucioneve dhe publikimet e medias, Nisma Thurje shprehte shqetësimet:

Së pari kishte dyshime për nevojën  e marrjes së këtij shërbimi nga një pale e tretë në kushtet kur prej dekadash kryhej nga vetë spitalet publike.

Së dyti kishte dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me koncesion. Në kushtet kur Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar këtë shërbim duhet ta ofrojë një palë e tretë, mbetetj e parartë nëse është ndjekur rruga e parashikuar në ligjin nr.125 të vitit 2013 si dhe VKM-ve nr. 575 të vitit 2013 e 27 të vitit 2007. Sipas kallëzuesit, dukej qartë që Ministria e Shëndetësisë ka shmangur procedurën e prokurorimit të shërbimit të tenderit të hapur, siç është vepruar me shërbimet e tjera spitalore si ai i lavanderisë dhe ushqimit.

Së treti kallëzuesi ngre dyshime për përmbajtjen e kontratës koncesionare nëse është hartuar në një formë të atillë që shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit, si fillim kallëzuesi sugjeron të hetohet  nëse është parashikuar në kontratë që Autoriteti i siguron koncesionarit  energjinë elektrike, ujin, avullin, veprat civile, impiantet dhe ambientet e nevojshme me shpenzime në ngarkim të Autoritetit? Përse Ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë koncesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, avulli, uji të paguhen nga buxheti i shtetit? Ky shqetësim i kallëzuesit ka parasysh edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin është konstatuar se në Spitalin Universitar të Traumës si pasojë e kësaj kontrate koncesionare ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me vlerë rreth 32000 euro. Po duke iu referuar KLSH-së, në spitalin e Durrësit, koncesionari nuk ka ndjekur procedurën ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dbe ujë në vlerë 7,706,844 lekë.

Së katërti kallëzuesi ngre dyshime për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për t’u hetuar sipas tij nëse kompania ka investuar vërtet 12 milionë  euro, sipas parashikimit, duke hetuar inventarin e kompanisë dhe duke verifikuar cilësinë e produkteve edhe pse nëse bëhet një llogari e thjeshtë gjendet arsye jo vetëm në kryerjen e këtij investimi, por edhe nevojën për një koncesion të tillë. Si përfundim, kallëzuesi në cilësinë e mjekut, qytetarit, pro mbi të gjitha si taksapagues, shtron pyetjen përse duhet të paguajmë 17 milionë euro në vit një koncesion për një shërbim që shteti mund ta kryente vetë shumë më lirë? Pas regjistrimit të procedimit penal nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në përfundim të cilave më datë 23.06.2023 janë caktuar masat e sigurimit”.

Kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi, i cili ishte ditën e djeshme në SPAK.

koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim