LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncesioni fantazmë i Milot-Balldren aktiv, qeveria kërkon zgjidhje të njëanshme

Por pas kësaj kërkesë nuk ka veprime të mëtejshme ligjore për zgjidhjen e saj, duke e lënë zyrtarisht aktive. Sakaq Kryeministri Edi Rama lajmëroi para disa ditësh se ky aks do të tenderohej.

14 Qershor 2024, 10:34 Nga M.B
Koncesioni fantazmë i Milot-Balldren aktiv, qeveria kërkon zgjidhje
Foto ilustruese

TIRANA- Në mars të vitit 2019 u bë aktive një kontratë koncesionare ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Bardh Konstruksion” për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren prej 17 kilometrash. Në një raport të posaçëm për monitorimin e koncesioneve për vitin 2023 Ministria e Financave raportoi se statusi i koncesionit është “Në fazën e plotësimit të kushteve paraprake për zbatimin e projektit”, ndonëse sipas Financave Ministra e infrastrukturës i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zgjidhjen e kontratës. Por pas kësaj kërkesë nuk ka veprime të mëtejshme ligjore për zgjidhjen e saj, duke e lënë zyrtarisht aktive. Sakaq Kryeministri Edi Rama lajmëroi para disa ditësh se ky aks do të tenderohej.

Ministria e Financave raportoi se, Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues me shkresën nr. 1069/3 datë 16.12.2021, i ka dërguar shoqërisë “ANK” sh.p.k., si Koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh Konstruksion” sh.p.k., si Shoqëria Koncesionare, njoftimin për zgjidhjen e kontratës së Koncesionit/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor “Milot– Balldren”, si rezultat i mos -përmbushjes së kushteve të kontratës nga ana e Shoqërisë Koncesionare dhe Koncesionarit, të parashikuara ne nenin 7 “Mos-përmbushja e Kushteve Paraprake” si dhe ne pikën 4.2 të nenit 21 “Përmbyllja Financiare”.

Por në raportin e Ministrisë së Financave në tabelën përshkruese të projektit përcaktohet faza aktuale e projektit: “Në fazën e plotësimit të kushteve paraprake për zbatimin e projektit”. Sakaq Kompania “Bardhi Konstruksion” ka status të pezulluar në Qendrën Kombëtare te Biznesit një masë që QKB ka marrë ndaj kompanisë pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues dhe gjobën për këtë qëllim. Pezullimi në QKB nuk është kërkuar nga kompania koncesionare.

Objekti PPP për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018. A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave, vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km.

Debate lindën edhe për faktin se kompania fituese A.N.K nuk kishte kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premtoi të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 (një vit para se të fitonte kontratën) treguan se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Kompania pretendoi se do të merret një hua prej 70 milionë eurosh. Gjatë gjithë kësaj periudhë ANK nuk ka arritur të sigurojë financimit.

Baypass-i i Lezhës, ose ndryshe aksi Milot-Balldren, është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane. Në studimin e fizibilitetit, dokumenti zyrtar që ka Ministria e infrastrukturës për autostradën Adriatiko – Joniane, Balldren-Milot e përllogarit me një kosto 141 milionë euro (pa TVSH), ose 177 mln euro me TVSH, të cilat vlejnë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë.

Por, më datën 7 nëntor të vitit 2018, në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The western Balkans investment Frameëork), u vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fizibilitetit për Bypass-in e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP. Zyrtarisht koncesioni ishte aktiv deri në fund të 2023, ndërsa qeveria shqiptare në vitin 021 financoi një studim për ndërtimin e rrugës me fonde buxhetore, teksa kryeministri lajmëroi hapjen e tenderit ketë muaj./ Monitor

milot-balldren

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim