LIVE UPDATES
Aktualitet

Komunikimi celular, Shqipëria është më e shtrenjtë në raport me mesataren europiane dhe shumicën e fqinjave

Metoda kryesore që përdor ITU për të vlerësuar sa të përballueshme janë shpenzimet e komunikimit është raporti mes çmimit të disa shportave standard të komunikimit, në raport me të ardhurat bruto për frymë.

18 Qershor 2023, 07:28 Nga I.A
Komunikimi celular, Shqipëria është më e shtrenjtë
Foto Ilustruese

TIRANË- Të dhënat nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve tregojnë se Shqipëria ka kosto më të larta të shërbimeve celulare në raport të ardhurat, qoftë krahasuar me nivelet mesatare europiane, qoftë me shumicën e vendeve fqinje. Metoda kryesore që përdor ITU për të vlerësuar sa të përballueshme janë shpenzimet e komunikimit është raporti mes çmimit të disa shportave standard të komunikimit, në raport me të ardhurat bruto për frymë.

Për komunikimin celular, ITU i referohet katër shportave bazë. Shporta e parë, ajo e përdorimit të ulët të telefonit celular (70 minuta+20 SMS në muaj) në Shqipëri kushton sa 1.09% e të ardhurave mujore për frymë, nga 0.41% që është mesatarisht ky tregues për Europën. Mes vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Bosnjë-Hercegovina e ka këtë tregues në nivele më të larta, me 1.86% të të të ardhurave mujore.

Shporta e dytë, ajo e internetit nga telefoni celular (2GB në muaj) në Shqipëri kushton sa 2.17% e të ardhurave mujore për frymë, nivel dukshëm më i lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe me mesataren europiane prej 0.42%. Shporta e tretë, ajo e përdorimit të lartë të shërbimeve zanore dhe të internetit nga celulari (140 minuta, 7 SMS dhe 2 GB në muaj) në Shqipëri kushton sa 1.45% e të ardhurave për frymë, nga 0.59% që është mesatarja e BE-së. Për këtë shportë, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në Rajon, pas Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Shporta e katërt, ajo e përdorimit të ulët të shërbimeve zanore dhe të internetit nga celulari (70 minuta, 20 SMS dhe 500 MB në muaj) në Shqipëri kushton sërish sa 1.45% e të ardhurave për frymë, nga 0.5% që është mesatarja e BE-së. për këtë shportë, Shqipëria është vendi i dytë më i shtrenjtë në Rajon, pas Bosnje-Hercegovinës.

Arsyeja pse Shqipëria ka kosto të njëjtë si për shportën e përdorimit të lartë, edhe atë të përdorimit të ulët, mund të shpjegohet me faktin se përgjithësisht njësitë e komunikimit ofrohen me një numër të kufizuar të paketave mujore standarde, ndërsa tarifimi normal për njësi pothuajse nuk përdoret më prej vitesh nga konsumatorët.

E vetmja shportë ku Shqipëria ka nivelet më të përballueshme në rajon, është ajo e internet me linja fikse (5 Gb në muaj). Në Shqipëri kjo shportë vlerësohet se kushton sa 1.27% e të ardhurave mujore bruto për frymë. Megjithatë, edhe për këtë tregues Shqipëria ndodhet poshtë mesatares europiane prej 1.13%. Megjithëse për shumicën e shportave ka kosto më të larta krahasuar me pjesën tjetër të Euuropës, vitin e kaluar kostot pësuan rënie të ndjeshme për të gjitha shportet, krahasuar me vitin 2021.

Duke analizuar të dhënat e ITU, AKEP vlerëson se treguesit e mësipërm për Shqipërinë për tre shporta rezultojnë me vlera më të ulëta se objektivi i përballueshmërisë prej 2% i Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit, ndërsa janë më të larta për dy shporta. Gjithashtu, Shqipëria plotëson tashmë dhe disa prej objektivave të vendosura nga ky komision për universalizimin e aksesit broadband si, për numrin e përdoruesve të internetit, apo barazinë gjinore të përdoruesve të internetit.

Marrë nga Monitor.al

itu akep

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime