LIVE UPDATES
Aktualitet

Kompania hodhi në treg tonelata gjiro-je të rrezikshme, a përfundoi te konsumatori…?!

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bëhet fjalë për mbi 26 mijë kg mish pule të importuar, e cila është përdorur si lëndë e parë për prodhimin e 17 mijë e 500 kg gjiro. Siç i njohim ndryshe, sufllaqe pule.

1 Tetor 2025, 22:19 Nga M.L
Kompania hodhi në treg tonelata gjiro-je të rrezikshme, a
Foto nga emisioni

TIRANA- Në muajin tetor 2024, mijëra ton mish i infektuar me salmonelë u importua nga subjekti “Bajraktari Food”. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bëhet fjalë për mbi 26 mijë kg mish pule të importuar, e cila është përdorur si lëndë e parë për prodhimin e 17 mijë e 500 kg gjiro. Siç i njohim ndryshe, sufllaqe pule.

Kur dolën analizat që konfirmuan praninë e salmonelës, kjo sasi kishte përfunduar në treg. Subjekti u gjobit për dy shkelje të ndryshme në vlerën e 600 mijë lekëve. Por, ishte tepër vonë. Sasia prej tonelatash mish të rrezikshëm kishte përfunduar te konsumatori.

“Ka një sërë problematikash për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Legjislacioni ka mungesa të theksuara, ose ndonjëherë, për të qetësuar biznesin ekspozon konsumatorin ndaj ngarkesave të caktuara mikrobike”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.

“Ajo që ka çeduar në të gjithë historinë e shpërthimit të salmonelave është fakti që njoftimi shpesh është bërë me vonesë, duke mos lënë kohë që të merren masa për të mos përhapur infeksionin më tej apo ekspozimin me patogjenë te popullata”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Kompania Bajraktari, hodhi në treg mijëra kilogram mish të kontaminuar, pa pritur rezultatin e analizave. Nuk është e qartë harta e përhapjes së produktit në treg. Ajo që dihet është se lidhur me këtë ngarkesë, nuk ka pasur njoftime publike për konsumatorin.

Ne i jemi drejtuar kompanisë me një kërkesë për informacion rreth hartës së përhapjes së produktit, apo nëse mori masa për informimin e konsumatorit. Por, nuk morëm asnjë përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit. Sipas rregullave të sigurisë, duhej bërë gjurmimi i plotë, tërheqja dhe asgjësimi i produktit, gjë e cila nuk dihet nëse është realizuar.

Nëse bizneset mund t’ia hedhin me një gjobë prej vetëm 600 mijë lekësh, kjo nuk ka asnjë efekt për eliminimin e rrezikut. Përkundrazi, historia mund të përsëritet siç edhe ka ndodhur.

“Në vitin 2023 janë 76 mijë raste me salmonelë në të gjithë vendet e BE, pra është masive. Shqipëria nuk është e vetmja”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore./Top Channel

bajraktari food mish i infektuar me salmonele

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet