LIVE UPDATES
Aktualitet

Inspektimet zbuluan disa raste me mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë. Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.

1 Tetor 2025, 22:17 Nga E. D
Inspektimet zbuluan disa raste me mijëra kilogramë mish dhe
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigurisë ushqimore, i tha Inside Story se ka bllokuar mijëra kg mish, qofte, kërnacka apo hamburgerë të kontaminuar me salmonelë.

Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë. Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.

Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për të cilat u urdhërua asgjësimi. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.

“Kemi bërë përmirësime, por kemi shumë probleme në mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që ky informacion të mbartet siç kërkohet nga ligji në të gjitha hallkat. Kjo tregon se në këtë zinxhir të prodhimit dhe magazinimit mund të ketë edhe hallka që bëhen burim kontaminimi”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Sipas AKU, përgjatë vitit 2023 u evidentua një rast me salmonelë, ndërsa përgjatë vitit 2024, katër raste.

Në një praktikë, u bllokua e gjithë linja e prodhimit. Për 38 kg mish të grirë dhe 92 kg kërnacka në gjendje, u urdhërua asgjësimi pasi rezultuan të infektuara. Subjekti u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë. Po ashtu, u urdhërua të marrë masa për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë linjës së prodhimit.

Në një tjetër rast problematik, u bllokuan dhe u urdhërua asgjësimi i një sasie prej 200 kg kërnacka dhe 50 kg hamburgerë. Nuk dihet se cilat janë subjektet që kanë importuar produkt të kontaminuar.

AKU nuk pranoi të vinte në dispozicion emrat e kompanive ku janë gjetur produktet e infektuara deri në përmbylljen e plotë të procedurës dhe ankimeve përkatëse. Pra, është e qartë se ato që shohim përditë janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni alarmues./Top Channel

salmonelë

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë