LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë ndodhi me shpërthimin e Salmonelës në Gramsh, a ka pasur raste të tjera infektimesh në çerdhe dhe kopshte…?!

Gjithçka nisi kur një nga të miturit u shtrua në spitalin e Gramshit me dizanteri klinike. Strukturat shëndetësore u vunë në alarm dhe ekzaminuan 72 persona. Rezultatet konfirmuan se 16 fëmijë dhe psikologia ishin infektuar.

1 Tetor 2025, 22:09 Nga E. D
Çfarë ndodhi me shpërthimin e Salmonelës në Gramsh,
foto ilustruese

GRAMSH- Në mes të muajit maj 2025, në një kopsht publik në qytetin e vogël të Gramshit shpërtheu salmonela, një infeksion bakterial që vjen kryesisht nga produktet e mishit dhe vezët. Dhjetëra fëmijë përfunduan në spital. Rasti ngriti shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Kopshti frekuentohej nga 92 të mitur dhe kishte një staf prej 19 punonjësish. Edhe pse kaloi shumë kohë, episodi nuk u zbardh plotësisht.

Gjithçka nisi kur një nga të miturit u shtrua në spitalin e Gramshit me dizanteri klinike. Strukturat shëndetësore u vunë në alarm dhe ekzaminuan 72 persona. Rezultatet konfirmuan se 16 fëmijë dhe psikologia ishin infektuar.

Skandali plasi në fundjavë. Pavarësisht situatës alarmante, inspektimi u shty për ditën e hënë, me justifikimin se biznesi dhe institucioni “nën akuzë” ishin pushim. Një veprim ky në shpërfillje të plotë të ligjit.

“Shkon të shtunë e të dielë dhe thotë është pushim, është mbyllur, ligji parashikon që në çdo moment që ka një rrezik ti duhet të shkosh atje, edhe nëse është mbyllur të njoftosh institucionet që të minimizosh riskun, por nëse zvarrit apo neglizhon”, u shpreh Ana Vuksana, eskperte e sigurisë ushqimore.

Sipas raportit të hetimit administrativ, salmonela është gjetur tek vezët. Në fakt, çështja është shumë më e komplikuar. Në një njoftim në lidhje me situatën e ndodhur në këtë kopsht, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se pas verifikimeve të gjurmueshmërisë, mendohet se kontaminimi i vezëve ka ndodhur në ambientet e kopshtit nga faktorë të tjerë, jo nga ushqimi.

AKU sqaron se mostra e marrë në subjektin prodhues të vezëve ka rezultuar negative. I njëjti rezultat negative në fermën e shpendëve dhe mostrat e marra nga subjekti furnizues.

Çështja ka mbeti me kaq. Nuk ka hetime të mëtejshme për gjetjen e shkaktarëve. Përgjegjësia me sa duket ka mbetur vetëm mbi psikologen që rezultoi e infektuar.

“Ne akoma nuk e dimë pse ai kopshti i fëmijëve salmonella nga erdhi, sa herë autoritetet nuk arrijnë të gjejnë shkakun kjo pengon përmirësimin dhe marrjen e masave të nevojshme”, u shpreh Ana Vuksana.

Nga hetimi i rastit ka rezultuar se etiketa e mishit të pulës të bllokuar në kopsht, nuk korrespondon me faturën e tij. Për këtë arsye kopshti u gjobit me 300 mijë lekë…

Historia e infektimit me salmonelë është komplekse. Produktet e mishit apo ato me origjinë shtazore janë përbërësit kryesorë të menusë së kopshteve dhe çerdheve.

Sipas Instat, përgjatë vitit 2024 mbi 66 mijë fëmijë ishin pjesë e sistemit arsimor parauniversitar, shumica e të cilëve frekuentojnë kopshte me drekë.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend ka rreth 12 mijë fëmijë në kopshtet dhe çerdhet publike. Referuar një përgjigjeje me shkrim, drejtoria e kopshteve dhe çerdheve në këtë bashki thotë se përgjatë periudhës 2021-maj 2025 ka prokuruar mbi 370 mijë kg mish të freskët pule dhe viçi. Institucioni deklaron se ndjek kritere strikte për kontrollin dhe sigurinë.

Raportohen vetëm dy fëmijë të prekur nga salmonela përgjatë 4 viteve të fundit. Ato kanë qenë raste sporadike dhe asnjë prej fëmijëve të tjerë apo stafit nuk ka shfaqur simptoma.

Rasti i shpërthimit të salmonelës në kopshtin e Gramshit, është vetëm njëri nga dhjetëra episodet që çdo vit konstatohen me këtë infeksion. Ekspertët e shohin sigurinë ushqimore si hallka të një zinxhiri të tërë institucionesh, dhe jo atribut vetëm të një dikasteri.

“Zinxhiri fillon me produktet që ushqehen kopshtet, mishi, mediakmentet, mishi kur theret, kushtet higjeinike, kontrolli i sëmundshmërisë në territor, kushtet e frigoriferike, supermearketet. Një zinxhir shumë i gjatë që ndërpritet herë pas herë për shkak të mbivendosjes së kompetencave apo krijimit të hapsirave një proces nuk e ka asnjë nga institucionet për ta kontrolluar apo monitoruar”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore./Top Channel

gramsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet