23 Maj 2024, 13:47
Nga M.B
Droga
GREQIA- Kanë dalë të tjera detaje lidhur me operacionin e policisë greke ku u kapën 320 kg kokainë dhe u arrestuan 4 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Mësohet se operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi shumë mujor në bashkëpunim me Zyrën DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë lidhur me një organizatë kriminale, me natyrë transnacionale, aktive në trafikimin nga Amerika Latine të sasive të konsiderueshme të kokainës me destinacion vendet europiane por edhe Turqinë.
Veç kësaj, bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.
Nga ana tjetër, Marsel Stafaj, si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Mërkurit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj ndërsa Ioannis Biglakis ishte ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.
Jasona Mërkuri u kap sot në Pire me 180 pako me kokainë. Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestrua 1 pistoletë e kalibrit 9 mm dhe një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e vogël kannabis, 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Janë sekuestruar 131 mijë e 675 euro dhe 30 paund britanikë, 2 motorrë, 17 celularë, 1 USB, 3 GPS shënime të ndryshme dore.
porti i pireut
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:33
S.B
pamje nga ngjarja
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në Qafë Thanë ku një kamion është kthyer përmbys. Mës...
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:34
r.ll
roland ilia dhe pamela qirko
TIRANË- Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay&rdqu...
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:24
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Ditën e sotme është kryer një udhëtim provë për linjën e re të trageteve Br...
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës arrestoi sot nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtr...
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:04
N.F
Foto ilustruese
DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e denoncuar në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeç...
Aktualitet
23 Maj 2024, 13:02
r.ll
FIER- Si “të fortët” e Fierit i fituan betejat me drejtësinë, duke rrëzuar akuzat për vrasje e për krime të...
Aktualitet
23 Maj 2024, 12:49
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet një person dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij për vjedh...
Aktualitet
23 Maj 2024, 12:38
N.F
Foto ilustruese
DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Mësohet se 64-vjeçari Zenel Rushitaj, ka...
Aktualitet
23 Maj 2024, 12:27
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- 295 bimë narkotike janë asgjësuar në fshatin Peshtan të Fierit dhe lidhur me këtë rast j...
Aktualitet
23 Maj 2024, 12:21
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Gjykata e Durr&e...