LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodiana Lala: Jeton Lami i tregoi Gledis Nanos emrat e zyrtarëve të policisë që paguhen nga Ervis Martinaj

Klodiana Lala u shpreh se Lami dhe Nano kanë patur një bisedë 15 minutëshe, gjatë të cilës, efektivi ka treguar lëvizjet e Ervis Martinajt dhe emrat e zyrtarëve të policisë që paguheshin nga ai.

20 Shtator 2022, 23:26 Nga F.M
Klodiana Lala: Jeton Lami i tregoi Gledis Nanos emrat e zyrtarëve të
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano është informuar nga agjenti i Operacionales Jeton Lami, tashmë i arrestuar, për të gjithë efektivët që ishin në listëpagesën e të shumëkërkuarit që është zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj. 

E ftuar në studion e emisionit Opinion, Klodiana Lala u shpreh se Lami dhe Nano kanë patur një bisedë 15 minutëshe, gjatë të cilës, efektivi ka treguar lëvizjet e Ervis Martinajt dhe emrat e zyrtarëve të policisë që paguheshin nga ai.

"Janë dy njerëzit që mund ta zbardhin këtë histori; Jeton Lami i cili është çelësi për të shkuar te fati i Ervis Martinaj dhe i shumë ngjarjeve të tjera kriminale. Ai ka refuzuar të flasë deri tani. Dhe personi i dytë është Gledis Nano. Në momentin që është paraqitur dhe i është vënë në dispozicion një urdhër për arrestimin e Jeton Lamit i cili rezultonte nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës që kishte eskortuar Ervis Martinaj, është thirrur bashkë me shefin e sektorit të paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Z.Nano nuk flet për këtë histori dhe ka mbyllur çdo kontakt me gazetarët, por këto janë burime të besuara që disponoj. Është thirrur në zyrën e një nga drejtuesit e policisë, nuk është pritur në zyrë nga z. Nano, por në informacionet që disponoj dhe të thëna nga vetë agjenti i Operacionales, rezulton që z.Nano ka qëndruar pak kohë me të, kokë më kokë, diku te rreth 10-15 minuta, ku ai i ka treguar të gjitha lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt. Ka folur edhe për emrat e atyre zyrtarëve të inkriminuar të policisë të cilët ishin në listëpagesën e Ervis Martinajt. Mendoj që këta dy njerëz mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit,"- tha Lala. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

ervis martinaj jeton lami gledis nano

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën