14 Dhjetor 2024, 22:01
Nga r.ll
foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka ndaluar zhvillimin e një organizimi të shqiptarëve, thirrur përmes rrjeteve sociale dhe që pritej të mbahej ditën e nesërme në lagjen Alimo të Athinë. Sipas policisë në Greqi, shkaqet e ndalimit të organizimit janë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që mund të provokojnë tensione dhe reagime negative te qytetarët vendas.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, nuk specifikohet se për çfarë lloj tubimi bëhet fjalë. ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos.
“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thuhet në njoftimin e ELAS.
Sipas raportimeve, organizimi i paralajmëruar për nesër nuk ka një arsye formale si në rastin e festës së pavarësisë më 28 nëntor, ndaj janë marrë masat nga autoritetet që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të marren masa të rrepta për pjesëmarrësit në të. Në festën e pavarësisë më 28 nëntor mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sindagma” të Athinës.
shqiptaret ne greqi
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 21:10
r.ll
rruget ne durres
DURRËS- Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, ku në disa qytete janë prezente reshjet e shiut, dhe në ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 20:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Trafikantët e drogës, drejtuesit e karteleve dhe të akuzuarit për mashtrim shfaqen në listën e presiden...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 20:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030, e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, e ndan Shqip...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 18:51
r.ll
arrestimi
SPANJË- Garda Civile ka shkatërruar një bandë që grabiti disa shtëpi në Mallorca dhe si rezult...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 17:28
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Nëntë persona kanë dalë në gjyq këtë javë në Reness dhe janë njohur me d&eum...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 16:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Sipas in...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 16:16
ZH.LL
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se 1 person ësht&e...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 16:13
r.ll
aksidenti
TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur pak më herët në autostradën Tiranë- E...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 15:20
r.ll
foto nga aksidenti
TIRANË- Një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet mesditën e sot...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 14:44
ZH.LL
policia fier
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mesnatës në Fier. Ngjarja ...