LIVE UPDATES
Aktualitet

Kisha Ortodokse Serbe mohon akuzat: Nuk po diskutojmë statusin tonë në Kosovë

Partia e krahut të djathtë në Serbi, Lëvizja për Ripërtëritjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS), i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Serbe, më 30 korrik, që të mos e pranojë marrëveshjen themelore të ofruar nga institucionet e Kosovës, në përputhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. POKS është pjesë e grupit parlamentar në Parlamentin serb, brenda koalicionit NADA.

1 Gusht 2025, 15:10 Nga M.B
Kisha Ortodokse Serbe mohon akuzat: Nuk po diskutojmë statusin tonë
Foto ilustruese

KOSOVA- Dioqeza e Rashkës – Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë i ka mohuar akuzat publike se janë duke u zhvilluar negociata me institucionet e Kosovës për një "marrëveshje themelore".

"Asnjë tekst, draft apo propozim që trajton çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe si 'palë kontraktuese' në marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës, nuk ka ekzistuar kurrë, as nuk është në proces shqyrtimi nga ndonjë organ i Kishës, as nuk i është paraqitur ndonjëherë shenjtërisë së tij, patriarkut, apo Dioqezës së Rashkës - Prizrenit", deklaroi dioqeza në një deklaratë të lëshuar më 1 gusht.

“Aludimi se Kisha do të pranonte një marrëveshje të tillë për të hapur rrugën për formimin e një ‘Kishe Ortodokse të Kosovës’, e cila në të ardhmen 'do t’i merrte vendet e shenjta serbe’, përfaqëson një shpifje jashtëzakonisht të paturpshme kundër Kishës sonë".

Partia e krahut të djathtë në Serbi, Lëvizja për Ripërtëritjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS), i ka bërë thirrje Kishës Ortodokse Serbe, më 30 korrik, që të mos e pranojë marrëveshjen themelore të ofruar nga institucionet e Kosovës, në përputhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. POKS është pjesë e grupit parlamentar në Parlamentin serb, brenda koalicionit NADA.

Kjo parti ka deklaruar se marrëveshja për statusin e Kishës Ortodokse Serbe dyshohet se bazohet në nivelin e dy palëve të pavarura, kontraktuese, dhe se ajo duhej të deklarohej më 30 korrik. Ndërkohë, më 31 korrik, selia e Kishës Ortodokse Serbe në Beograd i ka mohuar këto akuza, duke vënë në dukje se pozicioni ligjor i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë nuk mund të negociohet, dhe se Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të "jetë pjesë e asnjë negociate dhe marrëveshjeje politike mbi statusin e Kosovës dhe Metohisë".

"Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe, në veçanti, fetare përfaqëson vlerë universale qytetëruese, sepse këto të drejta u përkasin të gjithëve dhe duhet t'iu garantohen Kishës Serbe dhe popullit të saj besimtar", thuhet në deklaratë. Gjithashtu theksohet se Kisha Ortodokse Serbe nuk kërkon "të drejta të veçanta" askund, përfshirë edhe në Kosovë.

"Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të pranojë asnjë model ligjor dhe politik që bie ndesh me ungjillin dhe ekzistencën e saj tetëshekullore në Kosovë dhe Metohi", thuhet në deklaratën e Kishës.

Më 19 mars 2023, Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri në Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Neni 7 i marrëveshjes përcakton, ndër të tjera, se palët "do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të fortë mbrojtjeje për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane".

Aneksi i zbatimit të marrëveshjes përcakton se negociatat do të fillojnë menjëherë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të zbatimit të Nenit 7, i cili parasheh vetëqeverisje të komunitetit serb në Kosovë. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Bashkimin Evropian, Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dhe është në pritje të përgjigjeve nëse po zhvillohen bisedime mbi statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe si e shohin ata qëndrimin e Kishës se ajo nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjeve.

Bashkimi Evropian ka deklaruar më parë, në disa raste, se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Palët janë pajtuar që marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh dhe aneksi i zbatimit, do të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë tashmë ka një lloj të caktuar mbrojtjeje.

Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Zonat e Mbrojtura Speciale, i cili synon të sigurojë mbrojtjen e manastireve, kishave dhe vendeve të tjera fetare ortodokse serbe në Kosovë, si dhe të mbrojë vendet e tjera kulturore dhe historike me rëndësi të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Ligji ndalon ndërtimin ose zbatimin e projekteve infrastrukturore në zonat e mbrojtura speciale, prandaj edhe ishte pezulluar ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë, për t’u arritur një marrëveshje tjetër për rrugë anësore përreth zonës së mbrojtur.

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë e ka pezulluar çdo bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në qershor 2022 sepse, siç deklaruan pjesëtarë të saj, autoritetet e Kosovës po kryejnë "fushatë sistematike diskriminimi dhe armiqësie të hapur ndaj Kishës Ortodokse Serbe". Një nga arsyet e mosbashkëpunimit ishte se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë beson se autoritetet e Kosovës po e trajtojnë atë si një institucion politik, ose dikë përmes të cilit ushtrohet ndikim politik, çka, sipas saj, nuk ka bazë.

Ky bashkëpunim, të paktën publikisht, nuk është rikthyer as pasi Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës vitin e kaluar të zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kthimin e tokës në Manastirit të Deçanit të Kishës Ortodokse Serbe. Ky vendim nga Qeveria erdhi mes sinjaleve se mund të jetë vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës - organizatë në të cilën nuk mundi të bëhej pjesë./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit