LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkon urdhër mbrojtje/ Burri denoncon gjyqtaren e Tiranës: Më rrahu, ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje!

Oficeri i rojes në komisarit, ka shfaqur habi kur ka dëgjuar nga Klejd Këllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj kërkonte që të bënte kallëzim kundër saj dhe të paisej me urdhër mbrojtje, në mënyrë që ajo ta linte të qetë.

9 Tetor 2024, 12:10 Nga Elton Qyno
Kërkon urdhër mbrojtje/ Burri denoncon gjyqtaren e Tiranës:
klejd dhe arnisa kelliçi

TIRANË- Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi rezulton të ketë ushtruar dhunë fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi. Aktualisht gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.

Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.

Kjo pasi në komisariat, në orët e mesnatës ishte paraqituri shtetasi Klajd Këlliçi, burri i gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Oficeri i rojes në komisarit, ka shfaqur habi kur ka dëgjuar nga Klejd Këllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj kërkonte që të bënte kallëzim kundër saj dhe të paisej me urdhër mbrojtje, në mënyrë që ajo ta linte të qetë.

Oficeri H.M, ka administruar në kohë rekord kallëzimin e Klejd Këlliçit, i cili ka pretenduar se gruaja e tij e ka rrahur dhe i ka shqetësuar fëmijët, të cilët i ka larguar nga shtëpia e tij tek tezja.

Në kallëzimin e tij Klejd Këlliçi, deklaron para oficerit se:
“…jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këllicin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qënë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”.

Më tej Klejd Këlliçi, burri i gjyqtares i kërkon policisë se nuk ka dëshirë të ndjekë penalisht rastin për dhunën e ushtruar në familje nga bashkëshortja Këlliçi, por kërkon të paiset me një urdhër-mbrojtje.

“…sot rreth orës 01:00 gruaja ka thirrur policinë me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk është fare e vërtetë. Kam qënë dhe rreth 1 muaj më parë për urdhër-mbrojtje, por e kam tërhequr pasi menduam ti qetësonim gjërat, por kjo është një gjë që s’ka ndodhur. Dua ta theksoj se këtë kallëzim,nuk dua ta ndjek penalisht por kërkoj nga Policia Shtetit, urdhër mbrojtje…”-ka deklaruar Klejd Këlliçi.

Për të s’qaruar rrethanat e këtij kallëzimi të bërë nga burri i gjyqtares, oficerët e komisariatit Nr.3, kanë thirur për s’qarim duke i marë deklarim gjyqtares së kallëzuar për “dhunë në familje”.

Gjatë dhënies së dëshmisë Arnisa Këlliçi, ka shtangur punonjësin e policisë duke i thënë se gjerat janë acaruar me burrin, pasi ai i ka thënë që fëmijën R…, nuk e ka bërë me atë por me person tjetër, duke e akuzuar se ka pasur një lidhje jashtë martesore me një ish-gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, A.M.

“…dua të them se bashkeshorti im ka pretendime, se fëmija nuk është i tij. Për shkak të kësaj arsye, kanë filluar dhe tensionet në shtëpinë tonë. Burri ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje që prej datës 20 janar 2024. Më është dashur të largohem nga Republika e Shqipërisë prej dhunës së tij dhe jam larguar në datën 7 shkurt 2024 për shkak të dhunës së bashkëshortit, pas publikimit të disa lajmeve mediatike në lidhje me një lidhjen time me një ish-gjyqtar. (Në fakt ikja e Arnisës në SHBA ndodhi pasi prokuroria e Tiranës zbuloi skandalin e gjoja kërcënimit të Këlliçit me letër nga burgu i Fushë-Krujës). Jam kthyer në Shqipëri në 19 prill 2024 me idenë për ta përmisuar situatën familjare, por kjo gjë ka dështuar. Që kur jam kthyer në shtëpi, jam shantazhuar vazhdimisht në sy të fëmijëve dhe jam pyetur gjithmonë nëse kam pasur një lidhje me gjyqtarin A.M. E kam mohuar pasi nuk ka qënë e vërtetë dhe në lidhje me këtë gjë, ka krijuar kontradita në vijimësi. Kërkoj dhe urdhër mbrojtje për vete dhe për fëmijët dhe mbrojtje paraprake përpara se të shprehet gjykata…”-ka dëshmuar gjyqtarja, Arnisa Këlliçi.

Më tej Arnisa ka treguar se bashkëshorti i saj Klejd Kelliçi, e ka kërcënuar pasi kishte biseduar me një mik të vetin, zotin Gert Brojka, që jeton në Itali, i cili ja ka mbush mendjen që duhet të bëjë analizat e ADN-së për fëmijët dhe fëmija jonë i vogël R…., nuk është i veti.

Pas kësaj, gjyqtarja Këlliçi tregon se burri i saj ka filluar shamatën dhe pastaj i ka thënë: “…je e përdalë…”, dhe se i është drejtuar me fjalët: “…Fëmija është i imi, un do të të vras…”.

Për tu bindur oficerët e policisë, i kanë bërë Arnisa Kelliçit, një kçyrje të jashtme dhe nga kqyrja nuk janë vërejtur dëmtime.

Ndërkohë gjyqtarja kishte inskenuar brenda shtëpisë së saj, sikur burri Kejd Këlliçi, ka dashur ta vrasë me thikën e guzhinës së shtëpisë, gjë e cila nuk është e pavërtetë.

I pyetur për këtë moment Klejdi Kelliçi, pretendon se zonja, e ka vendosur thikën vetë, të cilet kishin pretendime per thiken, e cila eshte marre nga patrulla dhe eshte bere shoqerimi i dy paleve ne komisarjat.

Në dokumentat e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno jepet dhe një tablo e raportit të Shërbimit të Punonjësve të policisë Tiranë, për këtë ngjarje.

Në raport-shërbimin thuhet se:
“…rreth orës 01:00 morëm njoftim nga salla operative se ne Rr. "Reshit Collaku", ka dhunë në familje.Komunikuam në telefon me zonjën Arnisa Kelliçi dhe ajo ju ka thënë se bashkëshorti i saj, Klejd Këlliçi, e ka kërcënuar me fjalë, do të vras, si dhe me një mjet thikë shtëpie me busht të zi, e cila ishte në një kolltuk në hyrje të derës. Kjo thikë është marë në cilësinë e provës material dhe bashkë me burrë e grua forcat e policisë kanë shkuar në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë…”.

Policia ka kërkuar ekspertimin teknik të thikës së sekuestruar në shtëpinë e çiftit Këlliçi.

Ndërkohë pasi ka dhënë shpjegime deri në orët e vona të natës së 28 Gushtit 2024, gjyqtarja Arnisa Këlliçi është larguar nga ambjentet e komisariatit Nr.3 në drejtim të shtëpisë.

Por çuditërisht në mëngjesin e po të njëjtës ditë 28 gusht 2024, në orën 09:00 në komisarjat është paraqituar gjyqtarja, Arnisa Kelliçi, dhe ka shpejguar se:
”…më 28 gusht 2024 në orën 02:45 kam bërë kallëzim në komisarjat në lidhje me një incident dhune që kam pasur në familje me bashkëshortin tim, Kledi Këlliçi. Pasi kam dalur nga komisarjati, kam shkuar në shtëpi dhe në shtëpi nuk kam gjetur as bashkëshortin dhe as fëmijën tim. E shqetësuar për këtë fakt, kam marrë në telefon disa herë bashkëshortin dhe ai nuk më është përgjigjur. Kam marrë dhe tezën e tij, Zana Stathi, dhe ajo nuk më është përgjigjur. E gjendur, në këtë situatë kam ardhur në komisarjatin e policisë Nr. 3 Tiranë dhe kam shpjeguar këtë fakt…”.

Por oficeri i policisë, ka komunikuar në telefon me Klejdi Kelliçin, ku ky i fundit i ka thënë se fëmija kishte qënë duke fjetur gjumë tek shtëpia e tezes dhe menjëherë, do të dërgohet tek shtëpia e tyre, ku për këtë fakt mamaja e fëmijës, Arnisa Këlliçi, nuk ishte në dieni.

Pasi gjyqtarja, Arnisa Këlliçi, është vënë në dieni për këtë fakt se fëmija i saj R…, ishte tek shtëpia e tezes së bashkëshortit dhe që do të shkonte menjëherë tek shtëpia e saj, gjyqtarja nuk ka vendosur të vijojë kallëzimin e dytë kundra burrit, duke mos kërkuar ndjekjen e mëtejshëm të këtij rasti për marjen e fëmijës./OraNews

arnisa këlliçi klejd këlliçi

Sondazh

Poll

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike