Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka vënë në pranga 60-vjeçarin Gëzim Shima, pasi ka djegur një sipërfaqe të madhe toke me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.
Policia ka vënë në pranga 60-vjeçarin Gëzim Shima, pasi ka djegur një sipërfaqe të madhe toke me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin. 60-vjeçari, banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi nga policia
Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 60-vjeçarin. Strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në territor, me qëllim parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi G. Sh., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
policia greke GREQI- Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit, ku për ...
Valter Bami TIRANË- Mbetet në burg Valter Bami. Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Bamit për të shfuqizuar vendimin dhe vler...
Policia KORÇË- Policia ka vënë në pranga dy persona në Korçë pasi dyshohet se merreshin me trafikimin e lë...
Foto ilustruese BELGJIKË- Shqiptari ka ditur sesi të jetë më i zgjuar se ligjet e qeverisë belge dhe turke. Belgjika ësht&eum...
Asgjësohen nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa FIER- Babë e bir janë vënë në prangat e bluve ...
zjarrfikesit FIER- Zjarret në Fier përshkuan 220 ha pyje me pisha, e ndërsa tashmë ka nisur verifikimi i dëmeve. Pas fikjes s&eum...
Momenti kur Alma futet ne SPAK TIRANË- Kur ka kaluar gati 1 muaj nga skandali që përfshiu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin, S...
Personat e arrestuar TIRANË- Një hetim i SPAK për akuzat e vrasjes dhe korrupsionit çoi në qeli ditën e djeshme 6 pers...
policia GJIROKASTËR- Nga ana e policisë Gjirokastër, vijon operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e veprimtaris...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE-Përdorimi i kokainës po rritet në pjesën më të madhe të Perëndimit dhe shumica e sh...