30 Maj 2026, 22:01
Nga D.S

DURRËS- Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit të investigimit nga emisioni “Piranjat”, në lëvizje u vu edhe IKMT, e cila konfirmoi zyrtarisht se dy pallatet e para të përfunduara kanë pësuar ulje deri në 28 centimetra.
Megjithatë, ndryshe nga raporti i institucionit shtetëror, nënkontraktori dhe inxhinieri konstruktor i projektit e minimizojnë problemin, duke deklaruar se ulja është “normale” dhe se shifrat e publikuara nga IKMT janë të pasakta.
Sipas konstruktorit Dhimitër Papa, problematika është krijuar nga mënyra sesi është zbatuar projekti, hapja e gropave përreth objekteve dhe ndryshimi i metodologjisë së pilotimit gjatë punimeve. Ai deklaroi se kompania kishte kërkuar zëvendësimin e pilotave prej betoni me pilota çakëlli, ndërsa pranoi se ulja e objekteve ka qenë më e madhe se ajo e parashikuar në projekt.
Ndërkohë, Instituti i Ndërtimit sqaron se monitorimi është bërë sipas procedurave teknike, përmes pikave të referencës dhe kuotave zero të projektit, gje qe kundershtohet nga konstruktori dhe nenkontraktori.
Në qendër të debatit mbetet edhe përgjegjësia publike, pasi Autoriteti Portual Durrës zotëron 33% të kapitalit të “Durrës Marina”. Drejtori i APD-së, Liburn Aliu, shmangu përgjigjet direkte përballë pyetjeve mbi skandalin, duke kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me shkrim.
Po ashtu, administratorja e “Durrës Marina”, Elisabeta Hajrullai, refuzoi të japë shpjegime për publikun dhe u largua pa koment nga ambientet e kompanisë.
Investigimi ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e objekteve, mënyrën e zbatimit të projektit dhe përgjegjësinë e institucioneve e kompanive të përfshira në një nga projektet më të mëdha dhe më të debatueshme në vend./Piranjat.al
durres marina piranjat ikmt
Aktualitet
30 Maj 2026, 21:48
D.S
TIRANË- Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin...
Aktualitet
30 Maj 2026, 20:24
D.S
foto ilustruese
LUSHNJË- Policia e Lushnjës ka reaguar pas plagosjes me thikë të 40-vjeçarit nga një i...
Aktualitet
30 Maj 2026, 19:58
D.S
foto nga vengjarja
LUSHNJË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë pasditen e sotme në fshatin Golem të Lushnjes...
Aktualitet
30 Maj 2026, 19:42
D.S
foto ilustruese
LUSHNJË- Një sherr me thika ka përfunduar me një të plagosur rëndë pasditen e sotme në fshatin...
Aktualitet
30 Maj 2026, 19:39
D.S
TIRANË - Tensionet e sotme në Zvërnec, ku banorët protestuan për pronat në zonën ku po ndërtohet, kanë sjell...
Aktualitet
30 Maj 2026, 19:21
D.S
Policia Korçë
KORÇË- Një konflikt i midis dy personave ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e arm&e...
Aktualitet
30 Maj 2026, 19:06
D.S
KORÇË- Një i ri nga Korça ka përfunduar në spitalin rajonal me plagë të rënda në bark, të shka...
Aktualitet
30 Maj 2026, 18:38
D.S
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht pas protestës kaotike sot në Zvërnec, duke sqaruar dinamikën e ngjarjes. Sipa...
Aktualitet
30 Maj 2026, 16:28
Elton Qyno
TIRANË- Një përgjim ambiental i datës 24 korrik 2024, i kryer nga skuadrat operacionale të Prokurorisë së Barit, hedh drit&...
Aktualitet
30 Maj 2026, 14:20
E. D
VLORË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e banorëve në Zvërnet. Siç shihet edhe në pamje nj&...