Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

PEQIN- Policia e Peqinit ka dalë me një zyrtar lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, ku u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim dhe pezulluar nga detyra.
Policia njofton gjithashtu se ka shpallur në kërkim edhe përgjegjëshin e OSHEE për Peqinin, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Njoftimi i policisë:
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Shpallet në kërkim pronari i ambientit. Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.
Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre. Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Dosja.al
PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi në banesë...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar, pasi kaloi për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Li...
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një shq...
PEQIN- Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Peqin. Bëhet me dije se ambienti, i cili ishte përshtatur për kultivimin ...
KOSOVË- Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më pesha e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi p...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme ...
Prokuroria e Korçës KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Erald Xhejos në fs...
LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur katër ditë më parë në shkollën “Besëlidhja&rdqu...
KOSOVË- Një 34-vjeçar nga Kosova me iniciale F.A., është arrestuar nga policia e Morinës pasi është në kër...
Foto ilustruse KOSOVA- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi. Lirimi i ...