19 Mars 2026, 15:05
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa vjen një ditë pasi GJKKO vendosi që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Kërkesa do të shqyrtohet nga trupa gjykuese që shqyrton akuzat penale në themel.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta gjkko
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:56
D.S
Prokuroria e Korçës
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Erald Xhejos në fs...
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:54
D.S
LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur katër ditë më parë në shkollën “Besëlidhja&rdqu...
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:47
D.S
KOSOVË- Një 34-vjeçar nga Kosova me iniciale F.A., është arrestuar nga policia e Morinës pasi është në kër...
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:32
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi. Lirimi i ...
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:27
D.S
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një rregullore të re për analizën e tregjeve, që parashik...
Aktualitet
19 Mars 2026, 14:06
D.S
Foto ilustruese
Çmimi i naftës është rritur sërish gjatë ditës së sotme edhe me 10-14 lekë për litë...
Aktualitet
19 Mars 2026, 13:41
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka nisur hetimin ndaj një shtetasi italian. Ai dyshohet se i ka marrë 11 mijë euro 39-vjeçarit n&eu...
Aktualitet
19 Mars 2026, 13:42
I.A
Fatbardh Lici
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të kalojë për gjykim dosjen për vrasjen...
Aktualitet
19 Mars 2026, 13:29
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth ...
Aktualitet
19 Mars 2026, 13:14
Elton Qyno
Foto ilustruse
Kushtet e infrastrukturës aktuale të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, nuk i pë...