LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, dosja kaloi për gjykim, GJKKO del me njoftim zyrtar: Ja akuzat për secilin

Sipas dosjes hetimore, tre prej të pandehurve, Safet e Behar Bajri dhe Bilali akuzohen për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje ndaj Fatbardh Licit, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh” si dhe për pjesëmarrje apo drejtim të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, e pandehura Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

19 Mars 2026, 16:40 Nga E. D
Vrasja e Fatbardh Licit, dosja kaloi për gjykim, GJKKO del me njoftim
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar, pasi kaloi për gjykim dosjen për vrasjen e Fatbardh Licit. Vendimi u mor në seancën paraprake të zhvilluar më 19 mars 2026 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila pranoi kërkesën e SPAK dhe urdhëroi kalimin e çështjes për gjykim me një trup gjykues prej tre gjyqtarësh.

Sipas dosjes hetimore, tre prej të pandehurve, Safet e Behar Bajri dhe Bilali akuzohen për “vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje ndaj Fatbardh Licit, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh” si dhe për pjesëmarrje apo drejtim të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, e pandehura Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

Gjykata vendosi që fashikulli gjyqësor të përfshijë të gjitha aktet e hetimeve paraprake, si dhe veprimet e kryera gjatë seancës paraprake. Po ashtu, pjesë e dosjes do të jetë edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar e paraqitur nga një prej të pandehurve.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: Behar Brajoviq, Safet Rustemi, Astmer Bilali dhe Eria Ago”. 2. Në seancën e datës 19.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 42/180, datë 19.03.2026, bvendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

i. Behar M. Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale: a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal; b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal; c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.

ii. Safet J. Rustemi i akuzuar për kryerjen e veprave penale: a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal; b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë parashikimit të bërë sipas ligjit nr.82/2016 dhe 28, pika 4 e K.Penal; c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.

iii. Astmer A. Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale: a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal; b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal; c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.

iv. Eria G. Ago e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 paragrafi i dytë i K.Penal. 3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë. 4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë pika 4 e K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr.112/2019 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake. 5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar e paraqitur nga e pandehura Eria Ago. 6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018./Dosja.al

gjykata e posaçme vrasja e fatbardh licit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet