LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dil jashtë se s’të baj gja"/ Zbardhet dëshmia e para pas masakrës së 8 shtatorit në Shkodër: Më vuri armën në kokë dhe më rrëmbeu makinën

I vetmi që mundi të shquajë silutetën e dyshimtë të një personi me skafandër në kokë, që po drejtohej drejt tyre, ishte pikërisht shënjestra e vërtetë e atentatit. Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç.

23 Shtator 2025, 19:52 Nga E. D
“Dil jashtë se s’të baj gja"/ Zbardhet dëshmia e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Për herë të parë, “Në Shënjestër” zbardhi dinamikën e plotë të ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit, ku autori i krimit Ragip Gila, 28 vjeç, i maskuar më së miri, i veshur me antiplumb, i hipur mbi një motor, mori rrugën dhe hyri i vetëm në lokalin ku ndodhej shënjestra e tij dhe qëlloi pa hezitim mbi të dhe personat që e shoqëronin.

I vetmi që mundi të shquajë silutetën e dyshimtë të një personi me skafandër në kokë, që po drejtohej drejt tyre, ishte pikërisht shënjestra e vërtetë e atentatit. Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç.

Erogen Vaso ishte ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë si dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe i vetmi që arriti të ndjejë në kohë aromën barutit të armës që po i afrohej dhe të fshihej në një nga tavolinat ngjitur.

Fat që nuk e patën dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja që mbante edhe mbiemrin Lushi. Plumbat që nuk kursyen as kamarieren e lokalit ku ndodhi krimi i shumëfishtë.


Meri Kacerri, që ndërkohë po u shërbente klientëve në lokal, e cila mbeti e plagosur lehtë.

Po si u gjend Ragip Gila në vendin e krimit?

Dhe a është i besueshëm versioni i tij i dhënë para grupit hetues se ai e ndërrmori këtë krim për arsye personale?

Duke refuzuar kësisoj çdo angazhim të tjetërkujt, edhe në formën e pagesës si organizator i masakrës. Por pa lënë asnjë dyshim se objektivi i tij i vetëm ishte Erogen Vaso Brajoviç.

Një personazh i paskeduar më parë nga policia e qytetit i cili merrej kryesisht me bizneset e tij.

Që më parë kishte qenë edhe president i klubit të futbollit ‘Tërbuni’ në Pukë.  Por anëtar i një nukli familjar i cili kishte mjaftueshëm probleme me ligjin.

Vëllai i Denis Vaso Brajoviç, pjesë e grupit kriminal Bajri i ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku strehohej, sot pas hekurave në pritje të gjykimit, në akuzën për vrasjen e Gjin Boriçit, në gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës krim që dyshohet se u krye për llogari të Ervis Martinaj.

Zbulime që erdhën pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc, ku Brajoviç natën para dhe pas krimit, bisedonte me bosin tashmë të humbur të kumarit dhe Behar Bajrin.

Por si mbërriti Ragip Gila në lokalin ‘Idromeno’, mëngjesin e datës 8 Shtator?

Dhe kush e informoi atë për lëvizjen e shënjestrës së tij?

A mundej ai i vetëm të sinkronizohej në mënyrë kaq perfekte me kohën, vendin, objektivin dhe qëllimin e tij?

Njoftim mbërriti në sallën operative të policisë Shkodër në orën 8.51 të mëngjesit, vetëm pak minuta pasi krimi ishte konsumuar.

Të parët që shkuan në vendin e ngjarjes ishte një patrullë e policisë. Dëshmitarë okularë rrëfyen se atentatori mbërriti përpara lokalit me një motoçikletë të cilën e la të ndezur përpara hyrjes.

Dhe pasi zbriti nga motomjeti, me një armë në dorë të cilën e nxorri në ecje e sipër, u afrua me hapa të shpejtë drejt tavolinës ku ndodheshin të ulur Erogen Brajoviç, Liridon Kraja dhe Armando Pali.

Gila, pasi qëlloi mbi tavolinën ku ishin ulur tre burrat, doli nga hyrja e pasme e lokalit. Çka tregonte se ai i kishte studiuar mirë të gjitha hyrjet dhe daljet e barit, që ndodhet në katin e parë të një pallati të ri shumëkatësh.

E gjithë skena duket se ka zgjatur vetëm pak minuta.

Kohë e mjaftueshme kjo për t’i dhënë autorit deri në këtë moment të paidentifikuar mundësinë të largohej i pashqetësuar.

Por ndërsa kreu krimin e shumëfishtë, diçka duket se shkoi keq për qitësin, i cili edhe pse i padallueshëm së jashtmi për shkak të maskimit të tij, duket se kreu një gabim të pafalshëm për një profesionist në të tilla punë.

Pasi la motorin e ndezur përpara lokalit ku kreu krimin dhe doli nga dera e pasme e objektit, ai doli në rrugë duke marrë me forcë një automjet të cilin nuk e kishte përdorur më herët.

Një gabim amatoresk që duket se i kushtoi edhe zbulimin e shpejtë.

Pasi me të hipur në këtë automjet nën kërcënimin e armës, vetëm pak metra më tutje ai u përplas me një tjetër makinë, çka i kushtoi shumë në largimin në kohë.

Duke i dhënë kështu kohë të çmuar forcave të policisë që ndërkohë i ishin vënë në ndjekje.

I trembur, i pari që ofroi dëshminë e tij mbi atë që i ndodhi në rrugë ishte drejtuesi i automjetit që nën kërcënimin e armës u detyrua të zbriste dhe t’i linte drejtimin e makinës, personit të veshur në të zeza.

Ai tregoi se ishte duke shkuar në punë, pasi sapo kishte lënë djalin në kopësht, kur një person me armë në dorë i doli përpara makinës dhe i drejtoi armën.

“Ishte ora 8.50, kur sapo kisha lënë djalin në kopsht, u ngjita në makinë dhe po bëhesha gati të shkoja në punë.

Por vetëm pak sekonda pasi isha nisur, në rrugën ‘Martin Camaj’, një person i veshur me të zeza më doli përpara makinës dhe më drejtoi armën”, ka treguar dëshmitari duke shtuar se “në lidhje me personin që më drejtoi armën ajo që mund të them është se ai kishte një trup mesatar”.

“Ai mbante në kokë një skafandër të errët, armë me ngjyrë gri si alumini. Personi mbante të veshur një xhakovento të errët, si edhe syze të errëta.

Gjatësia e tij nuk më kujtohet, por mbaj mend që më foli në dialekt duke thënë: ‘del jashtë se s’të baj gja”, ka rrëfyer para hetuesve, dëshmitari në vendngjarje.

Më tej drejtuesi i makinës shpjegoi se me armën drejtuar nga xhami që e mbante të palëvizur drejt kokës së tij, personi me skafandër në kokë ia përsëriti tri herë këtë frazë.

Duke iu afruar gjithmonë e më shumë te xhami i përparmë.

Pikërisht në këtë moment i frikësuar sa më s’ka, drejtuesi i automjetit vendos të dalë nga makina.

E gjitha kjo duket si një skenë e shkëputur nga një film aksion.

Edhe pse është ende e pashpjegueshme përse përse Ragip Gila zgjodhi këtë mënyrë për t’u larguar nga vendngjarja.

Dhe përse duhet të krijonte gjithë këtë kaos që thjesht do t’i komplikonte atë që ishte skenari i ndërtuar në kokën e tij.

Për më tepër në një orar të ditës ku qyteti ka një dinamikë të shtuar të trafikut urban.

A mund të jetë ky rasti kur një vrasës humb orientimin dhe lidhjet me ndihmësit e tij?

Ashtu i trembur siç është ai gjen fjalët dhe t’i drejtohet personit me armë në dorë, duke kërkuar të dijë se çfarë i ka bërë që ai po e kërcënon me armën e vendosur përballë tij.

Pa e ditur se në fakt ai nuk ka asgjë personale me të.

Por thjesht po kërkon një rrugë shpëtimi për t’iu larguar policisë, e cila nga çasti në çast mund të vihej në ndjekje të tij.

“Në atë moment i ndjerë në pozitë të ngushtë, nga brenda makinës, iu drejtova personit që më kishte vendosur përpara armën e zjarrit me fjalët: Çfarë të kam ba mor burrë?

Aty menjëherë dola nga makina me duart lart, jam kthyer me shpinë dhe kam ecur në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Në këtë çast pasi pashë që personi i maskuar u largua me makinën time, unë mora në telefon gruan time dhe i tregova për ngjarjen.

Edhe pse të tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ata mblodhën veten dhe thonë se njoftuan menjëherë sallën operative.

Por nga ajo që kuptuan është se policia ishte tashmë në dijeni të gjithçkaje.

Çka duket se shpjegon edhe alarmin që ndërkohë kishte kapluar autorin e krimit.

I cili në panik e sipër duke kryer parakalime të gabuara, jo vetëm dëmtoi automjete të ndryshme që po kalonin në këtë orë të ditës në segmentin rrugor, por edhe vendosi në rrezik jetën e drejtuesve të këtyre mjeteve. Ashtu sikurse është edhe kjo dëshmi e njërit prej këtyre drejtuesve.

Që tha për grupin hetues se mjeti ngjyrë gri që e goditi, po largohej si i çmendur në drejtim të Katedrales së qytetit.

“Unë punoj si shofer në një kompani private në qytetin e Lushnjes. Më datë 8 shtator isha në Shkodër për të bërë furnizim.

Sapo kam marrë kthesën për të hyrë në një supermarket, konstatova që një automjet ngjyrë gri po ecte shumë shpejt, dhe po kryente vazhdimisht parakalime të gabuara”, është një tjetër dëshmi e sjellë për emisionin “Në Shënjestër”.

Një tjetër drejtuese automjeti që përjetoi momente ankthi ishte edhe shtetasja e identifikuar me inicialet Z. G.

Ajo rrëfeu për grupin hetues se ishte duke lëvizur me makinën e saj, kur u përplas nga një automjet tip BMË me ngjyrë gri.

Pasi mblodhi veten ajo rrëfeu me tej se drejtuesi i makinës që e përplasi, dukej i çuditshëm.

Kjo pasi edhe pse ishte një drejtues automjeti, ai mbante në kokë një skafandër si të ishte motorist.

Dhe në ikje e sipër pasi braktisi makinën vetëm pak metra larg të saj, ajo e dalloi atë teksa mbante një armë zjarri me vete.

Një pamje jo e zakontë që e shqetësoi pa masë, çka e detyroi të njoftonte ndërkohë edhe policinë.

E cila tashmë kishte edhe një orientim mbi itinerarin se ku po lëvizte autori i masakrës të sapo ndodhur në qytet me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Pa kaluar vetëm disa sekonda ky automjet erdhi dhe më goditi në pjesën e gomës së prapme nga ana e shoferit. Kur dola nga makina pashë që automjeti që më goditi po vazhdonte rrugën me shpejtësi drejt Katedrales së qytetit.

Një tjetër drejtuese automjeti që përjetoi momente ankthi ishte edhe shtetasja e identifikuar me inicialet Z. G.

E cila rrëfeu për grupin hetues se ishte duke lëvizur me makinën e saj, kur u përplas nga një automjet tip BMË me ngjyrë gri.

Pasi mblodhi veten ajo rrëfeu me tej se drejtuesi i makinës që e përplasi, dukej i çuditshëm.

Kjo pasi edhe pse ishte një drejtues automjeti, ai mbante në kokë një skafandër si të ishte motorist.

Dhe në ikje e sipër pasi braktisi makinën vetëm pak metra larg të saj, ajo e dalloi atë teksa mbante një armë zjarri me vete.

Një pamje jo e zakontë që e shqetësoi pa masë, çka e detyroi të njoftonte ndërkohë edhe policinë.

E cila tashmë kishte edhe një orientim mbi itinerarin se ku po lëvizte autori i masakrës të sapo ndodhur.

“Rreth orës 08.50 kam qenë duke ecur në rrugën e Katedrales për në drejtim të shkollës Pyjore. Në këtë moment unë kam parë që drejt meje po vinte me shpejtësi një automjet tip BMË, i cili lëvizte midis dy korsive.

Në çast ndalova, por sërish nuk e parandalova dot përplasjen. Pasi automjeti erdhi dhe më goditi pranë dyerve si edhe në pjesën e prapakolpit nga ana e shoferit.

Më pas pashë që shoferi i automjetit që më goditi mbante në kokë një skafandër si edhe një armë zjarri. Çka më bëri që të lajmëroja menjëherë policinë”, ka rrëfyer dëshmitarja me inicialet Z. G.

Por ndërkohë që merrnin këto dëshmi të vlefshme për hetimin, ekspertët e kriminalistikës në vendngjarje, u ndalën edhe te provat në skenën e krimit. Aty ku siç thamë në mënyrë disi të pazakontë, qëndronte ende e ndezur motoçikleta e autorit të krimit të shumëfishtë./Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet