LIVE UPDATES
Aktualitet

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’.

23 Shtator 2025, 21:30 Nga E. D
Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në
foto ilustruese

SHKODËR- Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur dhe që patën në shënjestër, vëllain e Denis Bajrit, Erogen Vaso (Bajrovic).

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të dosjes së policisë sipas së cilës, në këtë masakër dyshohet se bashkëpunëtor i Ragip Gilës të jetë Barush Bregu, që njihet edhe si Bajram Bregu si dhe një 17-vjeçar.

Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’.

Skeda kriminale e Barush Bregut është e pasur dhe ai konsiderohet si një nga eksponentët më problematik të botës së krimit. Bregu që sipas hetuesve është lidhje e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

“Në vitin 2016, Barush Bregu është dënuar me 4 vite burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, gjurmët e gishtërinjve të tij u zbuluan në një armë në mesin e një arsenali që u gjet në bazat e grupit Lici, në të cilën u ushtrua kontroll pas vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit, kur policia shkoi për kontroll pas ngjarjes së rëndë.

Në mars të vitit 2019 në Shkodër u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, ky i fundit i njohur si krahu i armatosur i Bajrave dhe dyshimet ranë mbi Ibrahim Licin, ndërsa Barush Bregu u dyshua si bashkëpunëtor.

Por për ta nuk pati akuzë zyrtare.

Në vitin 2024 Barush Bregu i shpëtoi ndjekjes së policisë pasi aksidentoi automjetin zyrtar dhe u largua”, thuhet në dosjen hetimore.

Nuk dihet nëse Ragip Gila është investuar nga familja Lici për të qëruar hesapet me anëtarin e familjes rivale, tashmë të deklaruar, Bajri, në këtë rast Erogen Bajroviç dhe përse pikërisht u zgjodh ai.

A është kjo një formë e njohur kundërshpërblimi, për nderin që atij, duke u liruar shpejt nga qelia ku ndodhej pas operacionit të koduar ‘Imazhi fals’, ku ai u arrestua në vitin 2023 teksa e kishte shndërruar shtëpinë në një bazë kriminale, e cila u zbulua nga policia pas denoncimit të kunatës së tij që i vëllai e dhunonte?

A është Ragip Gila një vrasës profesionist me pagesë, apo dështimi i tij në masakrën e fundit në qytet ku ishte në rolin e qitësit, e rrëzon plotësisht këtë pistë?

Dhe a duhet tashmë SPAK ta marrë në dorë këtë dosje dhe ta kthejë në një të penduar të drejtësisë, ndoshta me qëllimin për të hedhur dritë mbi shumë vrasje të tjera të pazbardhura  që kanë ndodhur në këtë qytet në harkun kohor të 7 viteve të fundit, ku shënohen me dhjetra viktima. Ku Ragip Gila mund të ketë dijeni për shumë nga këto krime.

Hasmëria midis fisit Bajri nga Dobraçi dhe Lici nga Kirasi që ngriti krye pas vendosjes së minës së telekomanduar mbi automjetin e Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, një atentat që tronditi vendin dhe la pas 8 të plagosur. Por që ka mjaftuar kaq për të ndezur fitilin e barutit të një fuçie midis dy fiseve që ishin edhe kumbar me njëri tjetrin.

Por që në 7 vitet e fundit e kanë kthyer Shkodrën në një amfiteatër të hasmërisë së tyre. Ku kanë mbetur të vrarë në atentate mafioze shumë njerëz si dhe janë zhdukur familjarë dhe të afërm apo lidhje të dy fiseve. Një bilanc tragjik lufte, që se lan as Buna dhe Kiri bashkë, dy lumenjtë që lagin Shkodrën./Në Shënjestër, BW

shkodër

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet