LIVE UPDATES
Aktualitet

Kalimi i padeklaruar i parave në kufi, Doganat: Rastet e tentativave u rritën me 66%

Publikimi i librit jeshil të këtij institucioni jep edhe detaje mbi këtë aspekt sa i takon antitrafikut.

8 Maj 2024, 11:24 Nga M.B
Kalimi i padeklaruar i parave në kufi, Doganat: Rastet e tentativave u
Foto ilustruese

TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se rastet e padeklaruar të parave që tentuan të kalonin kufirin në vitin 2023 u rritën me 66 për qind në raport me vitin paraardhës. Publikimi i librit jeshil të këtij institucioni jep edhe detaje mbi këtë aspekt sa i takon antitrafikut. Konkretisht sipas Doganave gjatë vitit 2023 janë detektuar 73 raste të mos-deklarimit të vlerave monetare në kufi  (44 raste në hyrje dhe 29 raste në dalje) duke patur një rritje të kapjeve krahasuar me 37 raste të vitit 2022 (28 raste në hyrje dhe 9 raste në dalje). Degët doganore ku janë evidentuar rastet më të shpeshta janë Rinasi, Durrësi, Kakavija, Morina.

Përpos numrit të rasteve ka një rritje edhe të shumës totale që është tentuar të kalohet pa deklaruar ku në euro sipas të dhënave ishin mbi 2 milionë euro në vitin 2023 apo 36 për qind më shumë sesa viti 2022. Në paund është kapur një shumë prej 452 mijë apo 63 për qind më e lartë sesa në vitin paraardhës. Ndërkohë Doganat deklarojnë edhe për shuma të kapura në dollarë respektivisht rreth 166 mijë dhe në franga zviceriane mbi 47 mijë. Në vitin 2022 për këto monedha nuk kishte raste të tentativave për kalim që janë kapur në pikat kufitare doganore.

“Në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në sistemin doganor, bazuar në treguesit e aktivitetit të dyshimtë, gjatë vitit 2023 janë dërguar 19 RAD pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare për hetim të mëtejshëm”, thuhet në publikim.

Doganat nënvizojnë gjithashtu se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë zhvilluar 8 operacione në degët doganore kufitare, nga të cilat 6 operacione organizuar nga EU4FOCAL “Action Days, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Departamentin e Policisë kufitare; 1 operacion rajonal “CLAUDIUS II” organizuar nga HMRC në bashkëpunim me administratat doganore rajonale; 1 operacion “DEMETER IX” organizuar nga ËCO-OBD.

Ndërkohë grupet Operative Antitrafik gjatë 2023 kanë kryer në total 1840 kontrolle në degë të ndryshme doganore kufitare të cilat kanë rezultuar me kapje të parasë “cash” të padeklaruar. Në rastet kur janë evidentuar mallra me natyrë tregtare, ato i janë referuar degëve doganore për ndjekjen e procedurave.

“Njësia e Informacionit të Pasagjerit ALPIU, nëpërmjet sistemit ATSG ka shënjestruar 794 shtetas me qëllim kontrollin dhe parandalimin e veprimtarive së paligjshme të cilat mund të zhvillohen nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në këtë dokument./ Monitor

doganat

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit