LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ju q**sha robt, të degjenerum!” I merr lekët dhe më pas u bën presion se denoncuan

Zonjat kanë bërë porosi në këtë mobilieri, por thonë se nuk kanë marrë as punën dhe as lekët. Madje njëra prej tyre thotë se i morën peng vajzën dhe dhëndrin, e nuk i ka marrë paratë e veta  edhe pse njoftoi komisariatin e policisë.

19 Shkurt 2025, 21:38 Nga E. D
“Ju q**sha robt, të degjenerum!” I merr lekët dhe më
foto ilustruese

TIRANË- Dy qytetare tregojnë sesi janë mashtruar dhe kërcënuar nga Elisabeta dhe Albert Koçi që kanë në pronësi mobilieri “Greis”. Zonjat kanë bërë porosi në këtë mobilieri, por thonë se nuk kanë marrë as punën dhe as lekët. Madje njëra prej tyre thotë se i morën peng vajzën dhe dhëndrin, e nuk i ka marrë paratë e veta  edhe pse njoftoi komisariatin e policisë.

“Më 18 Tetor të 2023 me anë të internetit në Instagram në mobilieri ‘Greis’ porosita mobilie, një kënd. Kontaktuam zonjën Elisabeta Koçi e shoqja e Albert Koçit. Në fillim u treguan shumë të saktë. Bëra një porosi në fillim që më erdhi, bëra dhe një porosi të dytë. Porosita një dhomë gjumi dhe një kuzhinë. 1600 mijë paradhënie. Porosia duhet të vinte për një javë, por nuk erdhi. Nuk më hapnin telefonin, më thoshin kam qenë në burg, kam qenë këtu, kam qenë jashtë shtetit, filluan kërcënimet, filluan dhe pengmarrjet nga ana e Albertit. Shkoi në shtëpinë e gocës, i mori me makinë dhe i çoi në Fushë-Krujë me makinën e tij dhe thotë që ata më kanë marrë peng. Aty filloi gjithçka. Bertin e kam thirrur dy herë në rajon. Ka ardhur dhe më tha që në datën 25 Shtator do të të sjell lekët. Erdhi 25 Shtatori, erdha përsëri bëra denoncimin, sa ktheva kurrizin e kanë lëshuar dhe që prej asaj dite nuk kam marrë asnjë lloj shpjegimi as nga policia e as nga Alberti”, tha njëra prej denoncuesve.

Njëra nga gratë pret të marrë 1.6 milionë lekë të vjetra, ndërsa tjetra gati 3 milionë lekë. “Stop” provoi të kontaktonte Albertin, por ky i fundit nuk e hap telefonin.

“Unë jam Hysnie Jakupaj banuese në Astir. Në Facebook më del mobilieri “Greis” dhe pashë shumë mobilie të bukura. I shkruaj atij dhe e marrim në telefon, më është gjendur brenda ditës. Ka ardhur Albert Koçi dhe bëri matjet. U thashë të më tregonin se ku e kishin mobilierinë e më thanë që e kishin në “5 Maji”, bëri llogaritë dhe shkonin 3 milionë e 900 mijë lekë. Do vinin për dy javë. Pastaj më thoshin do vijmë sot, do vijmë nesër, jemi jashtështetit. Nuk hapnin telefonin. Arritëm sa pastaj hymë në debate”, tha denoncuesja tjetër.

Ndërsa Elisabeta thotë se nuk i njeh zonjat denoncuese edhe pse ato kanë kontrata për punën, që duhet të bëhej.

Gazetarja: Elisabeta si kalove?

Elisabeta: Po!

Gazetarja: Në emisionin “Stop” kanë ardhur dy qytetare nga Tirana.

Elisabeta: Nuk i njoh!

Gazetarja: I njeh se kanë bërë porosi tek mobilieria juaj dhe nuk kanë marrë porosinë.

Biseda e qytetares me mobilerinë në Fushë-Krujë:

Qytetarja: A ke ftyrë? Ti ke ftyrë me marrë në telefon? Ose sill lekët, ose hajde përballu tani! Më thu me kërcënimet dhe kush të ka marrë peng! Ti më ke marrë peng, se ke qenë ti me makinë, ke qenë ti në timon!

Albert Koçi: Deshët me m’marrë makinën, më m’çu në Fushë Krujë! M’keni thanë “hajde, do të lëmë në Fushë Krujë, do të marrim makinën”!

Qytetarja: Jo, jo, jo m’ke çu ti në Fushë Krujë.

Albert Koçi: A je duke dhanë deklaratë ti, do me i ranë hashës?

Qytetarja: Jo, jo, jo … a thamë pengmarrje, m’ke marr ti mu! Më ke ardhë te dera e shpisë, më ke marrë peng, më ke çu n’Fushë Krujë! Ne ju kemi mashtru juve! Ne po ju lutemi 1 vit për lekët tona dhe qenkemi ne të këqinj? Të kanë dalë aq shumë çështje penale, sa ti nuk del më nga burgu! 

“Stop” ka siguruar dhe një bisedë të pronarit të mobilierisë me klientët e tij.

Qytetarja: Berti si kalove?

Albert Koçi: Mirë!

Qytetarja: Hë mo burrë, e patëm lanë për dje, as u bëre i gjallë, as…

Albert Koçi: Unë të pata thanë 25-27, deri këtij muaji me mbaru punë pra, kur folëm para 10 ditësh!

Qytetarja: Jo, shpirt, jo! Ka qenë me 25.

Albert Koçi: M’kanë marrë dhe shoqet e tua në telefon. E ke bërë emrin e Bertit…

Qytetarja: Jo, jo nuk du! Berti të lutem…

Albert Koçi: E di, që ke hallet e tua, po jo me m’diskutu mu me njerëzit atje, me sa plaka rri t’u fol! Qytetarja: O Berti…!

Albert Koçi: A do jesh aty në Kombinat sonte?

Qytetarja: Kur?

Albert Koçi: Sonte! Se m’kanë marrë në telefon me u paraqit!

Qytetarja: Në qoftë se nuk ke lekë me vete, mos më ço kot!

Albert Koçi: Jo, nuk kam me vete, se kam ba shumë mobilie! Do mundohem me ti pru brenda këtij muaji.

Qytetarja: Jo, jo,jo… për 1 vit jo t’keqen i kam bërë! I kam bërë nuk prita dot !Jo, t’keqen i kam ba! E lamë, që do m’jepje lekët më 25.

Albert Koçi: A bëmë marrëveshje? A të thashë unë më datë 25?

Qytetarja: Do më bish lekët? Në qoftë se ke lekët, unë vij tani tek Rajoni, në këmbë vij, nëqoftëse s’i ke, mos me dërgo mu aty!

Albert Koçi: Jo, jo nuk i kam!

Zonjat në fjalë pasi kontaktuan emisionin “Stop”, tregojnë se morën edhe kërcënime me jetë nga kunati i pronarit të mobilierisë. “Stop” siguroi gjithashtu dhe komunikimin e një qytetareje me kunatin e Albert Koçit, pronarit të mobilerisë.

Kunati i Albert Koçit: Zoti m’qit fare n’gjo Mirin ktu. Me bo vaki, me ju pa kund, për at çap buke, për t’ju me vdek n’tokë ju kam! A morët vesh ore, moj ju q**sha robt mu n’p*dh ju q**sha! Juve paskët qen familje ma e degjenerume, që paska pas rrethi i Jugut mor ju q**sha robt! Tani keni pun me mu, se me Policinë u mor vesh. Tani do e lem dhe me shtet pastaj keni punë dhe me mu! Juve të vini me mu pasha Zotin, pasha Zotin shanse për me jetu nuk keni ma! N’gjo ktu ore, se Zoti m’qit fare, s’i paske ba llogarit mirë se për atë çapë bukë, nuk e di çfarë ka me bë me ju, or ti. Zoti m’qit fare, ngjo Mirin ktu, unë do të çoj lokacionin ktu, n’Prru t’Gurrës se Zoti m’qit fare, pa ta q* motrën, nuk rroj!

 Në komisariatin numër 6 thonë, që kjo çështje ka shkuar në prokurori.

OPGJ Komisariati 6: Janë referuar materialet në Prokurori! Duhet të interesohet atje, sepse ne nuk kemi asnjë akses të materialeve, vetëm në qoftë se na sjellin ndonjë dosje të deleguar.

Gazetarja: Bëhet fjalë për një shumë 3 milionë lekë dhe ju i keni thënë zonjës që merrni 500 mijë lekë.

OPGJ Komisariati 6: Po! Domethënë, ky i ka dhënë 500 mijë lekë të vjetra, kur ka qenë në zyrën tonë, edhe tha që do ta presë djali edhe një muaj, për të dhënë pjesën tjetër.

Gazetarja: Atë 500 mijë lekëshin e ka marrë tek komisariati numër 6.

OPGJ Komisariati 6: Jo ia ka dhënë ai vetë, nuk e di, se ku ia ka dhënë! Domethënë ky i ka dhënë 500 mijë lekë të vjetra, kur ka qenë në zyrën tonë! Materialet janë deleguar në Prokurori për mashtrim. Pas disa ditësh, ka ardhur djali i zonjës dhe ka bërë prapë kallëzim për kanosje dhe janë dërguar materialet në prokurori. Pas disa kohësh ka ardhur bashkëshortja e këtij zotërisë, që kishte lekët borxh edhe thotë që më ka kanosur djali dhe vajza e zonjës, që ti ke afër. Përsëri janë çuar materialet në prokurori.

Gazetarja: Tani gjatë kohës që janë dy kallëzime vetëm tek komisariati 6 për mobilierinë, tani ky operoan pas asnjë lloj pengese në Fushë Krujë?

OPGJ Komisariati 6: Unë kontaktoj me Prokurorin, që është i gatshëm, nëqoftëse thonë ta arrestoj, unë e arrestoj.

Po kështu dhe në komisariatin numër 2 jepet e njëjta përgjigje.

Inspektori i Policisë: Unë jam Inspektor i Policisë së Rendit, kam qenë i gatshëm dhe e kam trajtuar për momentin. Odeta këto janë ballafaquar dy palët dhe zotëria i ka thënë, që unë do t’i kthej lekët!


Gazetarja: Por, nuk ia ka kthyer që atëherë.

Inspektori i Policisë: Kjo nuk ka një ankesë të dytë! Do ta shoh, se nuk e di, se ka kohë, që ka kaluar!/tvklan.al

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari