Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është një metodë për të zbuluar nëse djathi përmban niseshte ose vaj palme.
Ka edhe një metodë tjetër për të zbuluar nëse bulmeti që ne konsumojmë ka përbërës natyralë apo është i falsifikuar si 3 mostrat që treguam. Një pjesë nga djathi që kemi blerë e kemi vendosur në enë me ujë të pastër. Të gjitha enët me djathin e zhytur në ujë i kemi lënë për dy javë në një ambient të freskët siç na sugjeruan ekspertët e sigurisë ushqimore.
Kjo është një metodë për të zbuluar nëse djathi përmban niseshte ose vaj palme. Nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit tregon që ka sasi të vajit të palmës. Nëse produkti përmban vaj palme, prodhuesi duhet ta demonstrojë qartë me etiketë, gjë e cila, nuk është prezente në asnjë prej produkteve.
Nga prova që ne kryem na rezultoi se uji ku është vendosur djathi i deles së Gjirokastrës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i dhisë së Gjirokastrës është tretur si kos. Nëse produkti kthehet në gjendje të lëngshme si përbërësi fillestar që është qumështi, tregon se ai është cilësor. Djathi i dhisë së Libohovës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i deles së Libohovës nuk është bërë si hirrë por ka marrë ngjyrë të bardhë. Kjo të çon drejt dyshimeve për përbërës të tjerë. Një prej tyre mund të jetë niseshteja.
Në djathin miks të Pogradecit uji është bërë si i ngjitshëm. Sipas ekspertëve nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit, kjo tregon se nga djathi ka dalë vaji i palmës. Djathi i lopës së Përmetit ka qëndruar i fortë.
Edhe ky është një tregues jo normal. Kujtojmë se ky djathë në fillim me provën e jodit rezultoi të ishte me niseshte. Ribëjmë edhe një herë provën e jodit pasi e kemi lënë për 15 ditë në ujë. Përsëri djathi merr ngjyrë blu. Pra, ka përmbajtje niseshteje./TopChannel
Foto ilustruese Në të gjithë botën ka produkte që bëhen me vaj palme. Nëse ky vaj përdoret në sasi të vog...
Foto ilustruese Inside Story ka realizuar blerjen e disa llojeve të ndryshëm të djathit në mënyrë rastësore, mostra t&eu...
Foto ilustruese Problem nuk është vetëm mungesa e etiketimit të produkteve. Një problem akoma më madhor është kur k...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar pikat e dobëta të mafias shqiptare. Në fjalën e tij gjatë e...
Foto ilustruese Është shqetësuese se si edhe në Tiranë, i vetmi shqetësim i qytetarëve mbetet pamundësia ekonomike ...
Farmacisti TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion se nëpër farmaci shiten kokr...
Pamje nga aksidenti DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në hyrje të Divjakës ku një motor ësht&...
Foto ilustruese BELGJIKË- Më 13 janar, një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi iu zbuluan tufa me bizhu n&...
Viola Sterjo TIRANË- Zbardhet dosja hetimore për prangosjen e Viola Sterjos. Sipas prokurorisë ajo shfrytëzonte njohjet e saj në s...
Erisa Fero TIRANË- Rasti i zyrtares Alda Klosi, nuk është i pari dhe i fundmi në muajt e fundit, kur shërbyes të nivelit t&eu...