LIVE UPDATES
Aktualitet

"Jemi katër veta që kemi ardhur këtu vëlla"/ Si dështuan sulmet terroriste, forcat QODS u hakmorën

Ata kishin kontakte me iranianin Zadeh, i konsideruar pikë kyçe lidhjeje me Gardën Revolucionare të regjimit iranian. Këta individë u vunë nën survejim pasi dyshohet se janë sjellë aso kohe në vendin tonë me qëllime të dyshimta ndaj organizatës së muaxhahedinëve. Referuar raporteve të përgjimit, këta persona e thërrasin pikën e tyre të kontaktit Abdolkhalegh Malek Zadeh, me pseudonimin “Vëlla Ferhati”.

18 Tetor 2022, 23:38 Nga DOSJA
"Jemi katër veta që kemi ardhur këtu vëlla"/ Si
Hakërimi

TIRANË- Lufta hibride nga strukturat inteligjente të Iranit kulmoi me goditjen ndaj sistemeve kompjuterike shqiptare. Dosjet sekrete të siguruara nga Inside Story zbulojnë se goditjet në rrafshin virtual kanë pasuar tentativat për sulme terroriste ndaj organizatës MEK dhe objektivave të tjerë. Në 23 mars të vitit 2018 një sulm terrorist ishte planifikuar të kryhej në vendin tonë ndaj funksionareve të MEK ose vendbanimeve kolektive të tyre siç Kompleksi Vitrinat apo Kampi i MEK që po ndërtohej në Manëz. Goditja ishte planifikuar me rastin e festimeve për “Sulltan Novruzin”, që festohet dhe nga organizata MEK.

Referuar dosjes hetimore që Inside Story disponon, janë siguruar të dhëna që lidhnin Gardën Revolucionare të Iranit me planet konkrete për sulme ndaj muxhahedinëve. Personi i parë i dyshuar ishte shtetasi iranian Abdolkhalegh Malek Zadeh, për të cilin Antiterrori dhe strukturat inteligjente shqiptare dispononin të dhëna të hershme. Ai ishte pikë e rëndësishme lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane e njohur ndryshe si forca forca QODS.

Ky shtetas kishte udhëtuar në Shqipëri për përgatitjen e terrenit për të goditur në Mars të vitit 2018.
Sipas informacioneve në dosje, ishin vënë nën survejim disa personazhe misteriozë që kishin mbërritur në Shqipëri pak më herët. Fjala ishte për disa shtetas që flisnin Turqisht të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar në Janar 2018. Pas mbërritje së tyre në Tiranë, ata dyshohet se kanë informuar Malek Zadeh për vendndodhjet e tyre dhe se po kryejnë detyrën e ngarkuar dhe më pas dyshohet se Malek Zadeh këtë mesazh ja ka transmetuar dhe forcave QODS”.

Ata kishin kontakte me iranianin Zadeh, i konsideruar pikë kyçe lidhjeje me Gardën Revolucionare të regjimit iranian. Këta individë u vunë nën survejim pasi dyshohet se janë sjellë aso kohe në vendin tonë me qëllime të dyshimta ndaj organizatës së muaxhahedinëve. Referuar raporteve të përgjimit, këta persona e thërrasin pikën e tyre të kontaktit Abdolkhalegh Malek Zadeh, me pseudonimin “Vëlla Ferhati”.

Në këto biseda të përgjuara, personat që flasin gjuhën turke janë shprehur se janë në Tiranë për të kryer punën e djalit të Haji-ut, Peyman-it”. Kjo shprehje dyshohet të jetë e koduar dhe mund të bëhet fjalë për planifikimin e një sulmi terrorist nga ana e forcave iraniane Kuds ndaj opozitës në ekzil që është strehuar në Shqipëri.

“Përshëndetje vëlla Ferhat. Kam dy ditë në Tiranë. Do ta kryejmë punën e djalit të Haji-ut, Peyman-it. Ne po lëvizim në drejtimin që na keni dhënë ju. Po pres lajme prej teje vëlla. Vëlla Hafiz, vëlla Ferhat dhe ky mesazh është për djalin e Haji-t, Peyman-in. Paqja qoftë me ju. Jemi katër veta që kemi ardhur këtu vëlla… me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në Hotel Tirana. Unë dhe shoku im jemi tek Plaza. Përshëndetje për ty!”

Malek Zadeh ka komunikuar në 17 Janar 2018 me pikën e tij të kontaktit në Iran që mendohet se është një zyrtar i lartë i forcave forcave QODS. Në këto biseda, ai raporton se 4 personat e dërguar prej tij kishin mbërritur në Shqipëri në 15 Janar dhe ishin akomoduar në një prej hoteleve më luksoz në qendër të Tiranës. Pra, fjala ishte për 4 shtetasit e dyshimtë që flisnin turqisht, dhe ishin vënë nën survejim nga Antiterrori.

“Sipas të dhënave, katër individët të cilët dyshohen se janë shtetas turq kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe kanë komunikuar me Malek Zadeh”.

Marrë nga TOPCHANNEL

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi