Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Muajt e fundit, 54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spitalin e Rimini-t , pothuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma të helmimit.
ITALI- Një 54-vjeçar shqiptar dyshohet se është helmuar disa herë nga gruaja e tij 46-vjeçare, e cila tashmë është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa gruaja i ka mohuar të gjitha akuzat.
46-vjeçarja me origjinë moldave tentoi disa herë të helmonte dhe vriste burrin e saj me ilaç miu, dhe në përfundim të një hetimi nga Prokuroria e Riminit u arrestua, raportojnë mediat italiane.
Sipas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Riminit, 46-vjeçarja kishte tentuar vazhdimisht të helmonte bashkëshortin e saj, një shtetas shqiptar 54-vjeç. Hetimi për këtë ngjarje nisi në korrik 2022. Gruaja dyshohet se përdori ilaç miu për t'i dhënë fund jetës së burrit të saj. Nga analizat rezultoi se në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të elementëve kimikë, të përmbajtur në helmin e minjve.
Muajt e fundit, 54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spitalin e Rimini-t , pothuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma të helmimit.
Duke marrë shkas nga numri i shpeshtë i shtrimeve, departamenti i mjekësisë së brendshme të spitalit Romagna vendosi të shihte më qartë, duke kërkuar analiza që konfirmuan se burri ishte helmuar me helm miu. Në atë moment mjekët, duke krahasuar analizat me shtrimet e mëparshme, kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza substancash vdekjeprurëse sa herë që shkonte në spital.
Arrestimi i gruas u bë më 28 qershor 2023, ku u caktua në paraburgim dhe më pas u dërgua në "arrest shtëpiak" në shtëpinë e nënës së saj. 54-vjeçari u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ushqimin ishte gruaja e tij. Në shtëpi u gjet një shiringë që përmban një substancë, aktualisht të panjohur, e cila mund të jetë helm për minjtë.
Megjithatë, pas arrestimit, 46-vjeçarja moldave hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke theksuar përmes avokatit se si ajo dhe bashkëshorti hanin gjithmonë bashkë, dhe se porcionet bëheshin direkt në tavolinë, duke hedhur poshtë mundësinë për ta helmuar.
Ramazan Sino TIRANË- Personi në foto është Ramazan Sino, 29-vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fush&e...
KRUJË- Detaje të reja rreth atentatit mafioz që ndodhi gjatë mesnatës. 3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës...
OSHEE TIRANË- OSHEE në faqen zyrtare në 'Facebook' tregon çdo ditë raste të shkëputjes së energjisë elektrik...
Banesa KRUJË- Detaje të reja rreth vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së djalit të Gentian Bejtjas, 18-vjeçarit Alvi.&n...
Gentian Bejtja KRUJË- Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrar...
Moti TIRANË- Vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vijës bregd...
Gentian Bejtja KRUJË- Fshati Larushk i Krujës u trondit gjatë mesnatës nga një atentat që i mori jetën Ramazan Sino...
Foto ilustruese KRUJË- Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur...
Policia KRUJË- Ramazan Sino ka mbetur i vrarë në një atentat pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) n&eu...
Leila Kurti SAN POLO– Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijeton...