23 Janar 2024, 20:47
Nga r.ll
dorjo duka
ITALI -Është zbardhur identiteti i të riut shqiptari, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali pak ditë më parë Dorjo Duka, është 30-vjeçari shqiptar, banues në Tiranë i cili ndërroi jetë natën e së dielës pas përplasjes që ndodhi në Ponte Meduna, në zonën e Pordenones, ku makina tip “Fiat Grande Punto” me të cilën ai udhëtonte u përplas me një makine tjetër tip “Mercedes CLA”.
Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tyre. Kushëriri 25-vjeçar që ishte në makinë me të ka arritur të mbijetojë dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Pordenones, shkruajnë mediat italiane.
Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo i cili hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçar nga Codognè, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident.
Në orët në vijim Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e viktimës në Tiranë, ku do të bëhet varrimi. Duka, i cili punonte në një kompani ndërtimi la pas Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas rreth 6 vitesh njohje. Dorjo ishte kushëriri i moderatores, Kiara Tito, e cila bëri një reagim prekës për të.
“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara.
aksident ne itali dorjo duka
Aktualitet
23 Janar 2024, 20:37
h.k
Investigimi
TIRANË-Në janar të vitit 2018, emisioni Fiks Fare transmetoi pazaret mes një oficeri të policisë dhe një qy...
Aktualitet
23 Janar 2024, 18:46
h.k
Foto ilustruese
NEW YORK-Është një histori që fillon rreth 5,000 milje nga Music City. Kjo është historia e shqiptarit ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 19:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrta...
Aktualitet
23 Janar 2024, 18:18
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Komisioni për Ekonominë dhe Financat shtyu të martën diskutimin për projektligjin shumë të ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 17:45
r.ll
bledi shkembi dhe bashkeshortja
TIRANË- Dy kalimtarë u plagosën ditën e djeshme pas rrëzimit të një skele nga një p...
Aktualitet
23 Janar 2024, 17:31
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një shqiptar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për kultivim droge është arrestuar n&...
Aktualitet
23 Janar 2024, 17:26
r.ll
foto ilustruese
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, rreth orës 16:09, në lagjen nr. ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 16:49
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zon&e...
Aktualitet
23 Janar 2024, 17:11
r.ll
luan baci
TIRANË- Pas përfundimit të protestës së zhvilluar sot nga fermeret në Levan mësohet se janë arrestuar&nb...
Aktualitet
23 Janar 2024, 16:14
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italian që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kryer një operacion an...