Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Skënder Pepkolaj, personi i cili ka denoncuar zhdukjen e tij, ka thënë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen.
SHKODËR- Një person në Shkodër është raportuar i zhdukur prej katër ditësh. Sipas raportimeve, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Ndërkohë nga deklarimet e bashkëpunëtorit dhe të familjes, thuhet se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.
“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi
Skënder Pepkolaj, personi i cili ka denoncuar zhdukjen e tij, ka thënë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ky person iu ka thënë se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.
“Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall.
Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj.
Sipas informacioneve, Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.
Foto ilustruese ITALI- Trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës gjatë gjithë kohës mundohen të gjejnë forma t&eu...
pamje te operacionit TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar për goditjen e grupit kriminal që trafikonte lën...
Lushnje LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Më...
foto ilustruese TIRANË- Kati i tetë i një pallati në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacioni...
fran marashi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i akuzuar...
Dy Mitropolitët ATHINË- Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizi...
Foto ilustruese TIRANË- Procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza” është mbajtur ditën e sotme ndërsa ka nisu...
Rrustej Hasaj SHKODËR - Rrustem Hasaj, babi i dy vëllezërve (Klisman dhe Arjon Hasaj) të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj n&e...
KAMËZ- Një 44-vjeçar, është arrestuar në Kamëz pasi qarkullonte i armatosur. Policia bën të ditur se i arrestua...
Foto nga operacioni TIRANA- Një grup kriminal është shkatërruar nga koordinimi i një operacioni ndërkombëtar, pjes&...