All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Ishim 20 mijë banorë dikur, sot ka më shumë makina se sa njerëz”, i moshuari nga Memaliaj “shpërthen” në lot! Drama e qytetit që po zbrazet çdo ditë nga shpopullimi

Të rinjtë janë larguar duke lënë pas një boshllëk që është gjithnjë e më i thellë, në një qytet që po zbrazet përfundimisht, një shpopullim dramatik që e shndërron çdo rrugë dhe çdo qoshe në një kujtim të shuar.

6 Shkurt 2025, 21:07 Nga N.F
“Ishim 20 mijë banorë dikur, sot ka më shumë makina se
Banori
All - Paragraf - 1

MEMALIAJ- Memaliaj, një qytet i vogël dhe i heshtur në jug të Shqipërisë, duket si një copë e harruar e vendit. Të moshuar lodhur nga vitet e pritjes që shkon gjithnjë e më shumë përtej dritareve të tyre, shohin horizontin me shpresë të zbehur. Të rinjtë janë larguar duke lënë pas një boshllëk që është gjithnjë e më i thellë, në një qytet që po zbrazet përfundimisht, një shpopullim dramatik që e shndërron çdo rrugë dhe çdo qoshe në një kujtim të shuar.

Në mes të kësaj heshtje, që ndoshta ka më shumë zëra sesa mund të dëgjohen, qëndron Qerim Manaj, një i moshuar që ka kaluar shumicën e jetës së tij në Memaliaj. Me lot që i pushojnë në sy dhe një zë të dridhur nga trishtimi, ai flet për portën e tij të shtëpisë që çdo ditë e shikon me shpresën se, ndoshta, një ditë do të kthehen bijat.

Dy vajzat kanë vite që janë larguar në emigracion në kërkim të mundësive për jetesë larg këtij qyteti të vogël. Ky është vetëm një tjetër moment i hidhur që përsëritet çdo ditë në çdo shtëpi të këtij qyteti të braktisur, ku mospërmbushja e ëndrrave është bërë një realitet i pamohueshëm.

Qerim Manaj: Kam dy vajza, kanë ikur në emigracion që kur u prish sistemi komunist, e vështirë të kthehen sepse janë pa dokumente, pa gjë, shikojmë portën do të na vinë a jo.

Manaj, i shqetësuar tregon për jetën që ai dhe shumë të tjerë po kalojnë në këtë qytet të braktisur.

Qerim Manaj: Nuk shikon një të ri ti kërkosh ndihmë, kujt ti thuash? Jemi çdo shtëpi nga dy veta, shkretëtirë në shtëpi.

Në një qytet që dikur ishte i gjallë, ku çdo rrugicë e ngushtë mbante tingujt e të rinjve dhe shpresat për një të ardhme më të mirë, tani ka mbetur vetëm heshtje dhe një boshllëk i thellë. Të moshuarit janë ata që përballen me papunësinë e përhershme dhe një jetë të vetmuar.

Një nga këta njerëz është shitësja e moshuar, një grua që ka kaluar shumë vite e vetme në qytetin e saj. Fëmijët i kanë emigruar 14 vjet më parë, dhe bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë, duke e lënë atë të përballet me një jetë të vështirë dhe pa shpresë.

“Të tërë kanë ikur në emigracion, nuk kam asnjë jam vetëm, burri më ka vdekur, unë kam ngelur vetëm.”

“Fëmijët e mi kanë 14 vjet në emigracion, tani kanë ikur më tutje fëmija, jam vetëm.”

Siç tregon shitësja, qyteti dikur kishte mbi 20,000 banorë dhe ishte një qytet i gjallë. Por tani, pas shkatërrimit të minierave dhe fermave dhe me përkeqësimin e kushteve ekonomike, qyteti ka mbetur me më shumë makina sesa njerëz.

“Nuk ka punë? Ku është puna? Më thuaj ti mua ku është puna këtu? Çfarë pune ka? Këtu ka mbaruar çdo gjë.

“Ka qenë 20 mijë banor, i paparë qyteti, kalonin dhe flisnin “o shoku Goni, o xhaxhi Goni”, tani janë bërë më shumë makina se sa njerëz, prishën minierat, prishën fermat.

Në këtë qytete nuk ka biznese apo vitrina dyqanesh llamburitëse që të joshin për të blerë.  Banorët janë aq të pakët sa edhe bizneset nuk lulëzojnë.

Në bizneset e pakta të këtij qyteti të bënë përshtypje se nuk shikon asnjë njoftim për punësim, por shumica janë të vetëpunësuar për të mbijetuar. Madje ka nga ata që shprehen se duan ta mbyllin biznesin e tyre dhe të largohen.

“Edhe vetë jam mërzitur dhe të jo të marr punëtor, nuk ka njerëz”.

Numri i fëmijëve në kopshtet e qytetit ka rënë ndjeshëm dhe kjo është një pasqyrë e shpopullimit, emigrimit dhe varfërisë që po përjeton Memaliaj. Kopshtet, që dikur ishin mbushur me fëmijë të gëzuar, tani po luftojnë për të mbajtur jetën në to, duke u përballur me një ulje të ndjeshme të numrit të fëmijëve që regjistrohen.

Një nga edukatoret që po përjeton këtë ndryshim të dhimbshëm është Alma Kacoli, e cila shpjegon se si emigrimi dhe shpërngulja e popullsisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në numrin e fëmijëve që regjistrohen në kopshtin ku ajo punon. Ajo tregon se, ndërsa dikur kopshti kishte një numër të konsiderueshëm fëmijësh, tani mezi arrin në 70.

Alma Kacoli, Edukatore: “Unë jam edukatore në kopsht, dihet që numri ka rënë për shkak të emigrimit dhe shpërnguljes së popullatës, varfëria në maksimum kur nuk ka punë”.

“Normal që numri i fëmijëve është ulur, nuk venë tek 100, por 70 e ca fëmijë si numër në përgjithësi”.

Ky numër është një reflektim i një krize të vazhdueshme, ku fëmijët që mbeten janë të paktë dhe ata që lindin akoma dhe më pak. Kjo është një histori që përsëritet dhe një realitet i hidhur. Për këta banorë shpopullimi i Memaliajit nuk është vetëm një fenomen i natyrshëm që ndodh me kalimin e kohës. Ai është pasojë e një sistemi të dështuar, që nuk ka mundur të krijojë mundësi për të rinjtë dhe që ka lënë një vend bosh për ata që janë larguar.

I pari i këtyre pak qytetarëve kryetari i bashkisë Memaliaj, Albert Malaj shprehet se mundësitë e punësimit në qytetin që ai drejton janë të pakta, pavarësisht përpjekjeve të tija për ti ndihmuar sadopak me punësim dhe ndihmë ekonomike. Dëshira është e madhe për të ndihmuar cilindo qytetar, por siç do institucion edhe kjo bashki e vogël ka kufizimet e veta.

Kryetari i Bashkisë Albert Malaj: Për sa i përket shpopullimit, arsyet kryesore dihen, mundësitë e pakta që kanë këta njerëz që të rregullohen, të sistemohen, të punësohen, dhe të bëjnë një jetë normale.

Bashkia Memaliaj, nuk ka institucione të tjera, ka vetëm bashkinë. Siç janë bashkitë e tjera që kanë institucione të tjera ku njerëzit kanë mundësi të sistemohen dhe duke patur punë ata jetojnë lirshëm. Në Bashkinë e Memaliaj, e vetmja administratë është bashkia, ajo që ka rregulluar, ka sistemuar, ka punësuar njerëzit”.

Në Memaliaj nëse e krahasojmë me disa vite më parë ka një rënie drastike të numrit të lindjeve, gjatë vitit 2024 ka patur vetëm 14 lindje, ndërkohë jashtë vendit janë regjistruar 62 lindje, në total janë 76 lindje.

Për sa i përket numrit të nxënësve ka një rënie drastike, por shkollat kanë mbetur hapur edhe në rastet kur kanë mbetur edhe me 5 nxënës. Në disa raste numri i nxënësve numri i nxënësve është i barabartë me atë të mësuesve.

“Përsa i përket shkollave që ne kemi në njësitë administrative dhe fshatra, siç ju thash pak më parë ne kemi 53 fshatra në Bashkinë Memaliaj, ka një rënie përsa i përket nxënësve në këto shkolla, por kanë lëvizur sepse kërkojnë ndonjë shkollë më të mirë, duke u afruar në qytet apo njësi, në përgjithësi shkollat kanë mbetur hapur edhe në ato fshatra të thella ku ne kemi shkolla me 1,2, 3 dhe 5 fëmijë. Pak a shumë është i njëjtë numri i nxënësve më numrin e mësuesve”, thotë Malaj.

Memaliaj ka një traditë të gjatë në blegtori, bujqësi dhe rajoni është i njohur për prodhimin e perimeve, frutave. Për më shumë se një shekull, ky rajon ka qenë një burim i rëndësishëm për ushqimin dhe të ardhurat e familjeve që jetojnë atje. Por tashmë edhe shtëpitë në qendër mund të kthehen në gërmadha ashtu si minierat, të cilat mbanin më parë ekonominë e këtij vendi.

Memaliaj, Hasi, Gjirokastra dhe Berat mbeten qytete që duket se kanë humbur gjithçka, përveç emigrimit, varfërisë dhe një lufte të pafund për mbijetesë. Të rinjtë ikin, të moshuarit mbeten dhe ndërsa ato shpresojnë për një mundësi që kurrë nuk vjen, qyteti shndërrohet në një shkretëtirë të përhumbur, ku vetëm makinat dhe listat e borxheve të dyqaneve për ushqime janë gjëja më e gjallë që mbetet pjesë e filmit të jetës shqiptare.

STATISTIKAT


Vështirësitë ekonomike dhe sociale në vitin 1990 shkaktuan rritje të konsiderueshme të papunësisë. Niveli i papunësisë në Shqipëri arrinte deri në 26% në fund të vitit 1992, që do të thotë se ishte rritur tre herë që prej vitit 1991.

Kjo shifër ishte vlera më e lartë e papunësisë e rregjistruar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit. Që prej vitit 1992, dhe gjatë dekadës së fundit, papunësia ka qenë më e lartë për gratë duke e krahasuar me burrat. Kjo ka ndodhur sepse ishte vecanërisht e vështirë për gratë të përshtateshin në tregjet e reja të punës. Në fund të vitit 1992 kishte rreth 200 mijë gra e vajza të papuna dhe rreth 190 mijë meshkuj të papunë.

33 vite më parë, rreth 4 800 shqiptarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë për të kërkuar largimin nga Shqipëria, si shpëtim nga izolimi, varfëria dhe dhuna politike e regjimit komunist.

Kriza zgjati disa ditë, pavarsishtë kërkesave dhe këmbënguljes së qeverisë së Ramiz Alisë, ambasadat e huaja iu përgjigjë “JO” duke mos pranuar ti nxjerrin jashtë. Qeveria e atëherëshme komuniste u detyrua të lejonte largimin e tyre nga vendi, 3200 shqiptarë shkuan në Gjermani, mbi 800 në Itali, 600 në Francë, dhjetëra të tjerë në Turqi, Poloni, Çeko-Sllovaki, etj.

Në vitet që pasuan, atyre iu bashkuan më shumë se 1,3 milionë shqiptarë të tjerë, ndërsa, me shumë gjasa, qindra mijëra iu bashkuan gjatë këtyre viteve të fundit.

Ilir Gërdeshi: Emigracioni si fenomen në Shqipëri filloi që me fillimin e tranzicionit, pra duke filluar nga 1991 dhe aktualisht jemi në dekadën e katërt të emigracionit, por secila dekadë e emigrimit ka patur karakteristikat e veta, në dekadën e parë, me fillimin e tranzicionit për sa i përket viteve 1990, emigracioni ka qenë i vrullshëm, kaotik, ka qenë i parregullt, dhe udhëhiqej kryesisht nga meshkujt, pra ishin meshkujt ata që emigronin.”

Në shkurt-mars 1991, 30 000 persona u dyndën në portet e Durrësit dhe Vlorës, ku morën kontrollin e anijeve dhe varkave që mundën dhe detyruan ekuipazhin ti transportonin drejt tokës Italiane. Pak muaj më pas, mijëra qytetarë të tjerë iu drejtuan Italisë me gomone e varka dhe çdo mjet që të mund të gjenin.

“Kanë ikur shumë njerëz emigrantë nga Tropoja, për arsye se nuk është bërë asnjë lloj investimi. Që nga viti 1991 deri më sot vetëm HECE dhe asnjë lloj investimi, punishte, asnjë lloj gjëje nuk është ndërtuar në Tropoj, pra kanë ikur nuk kanë ku të punojnë.”

Vala e re e emigrimit pas rënies së piramidave, 1997


Në vitin 1997, rënia e piramidave tronditi shoqërinë shqiptare, papunësi, varfëri, duke i shkatërruar ekonomikish, si pasojë solli valën e re të emigrimit. Dy rrugët kryesore ishin, përsëri kufiri drejt Greqisë dhe deti drejt Italisë. Kanali i Otrantos u kthye në një autostradë gomonesh dhe mjetesh të tjera lundruese që dërgonin emigrantë dhe ktheheshin sërish në shqipëri për tu mbushur me njerëz që dëshironin të iknin sa më parë nga vendi ynë.

Nga kërkimet e VETTING rezulton se 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998. Në një përllogaritje nga viti 1990-2016, të paktën 1, 3 milionë shqiptarë jetonin jashtë Shqipërisë, pra brenda një çerek shekulli rreth 32% e popullsisë kishte braktisur vendin.

Popullsia që jetonte jashtë shqipërisë ishte gati 47% e asaj që jetonte në Shqipëri. Shifrat e vërteta të emigrantëve shqiptarë në botë ishin më të larta se shifrat e përmenduara pak më parë, pasi shumë prej tyre jetonin në mënyrë të paligjshme, një pjesë ishin regjistruar me nënshtetësi të rreme, ndërsa për shumë vende mungonin të dhënat zyrtare.

Sociologe Marsi Simo: Është një fenomen që është diskutuar vitet e fundit, ku të rinjtë parapërgatitetn mendërisht që sapo të kalojnë moshën 16-vjec, mund të shkojnë kryesishtë në Britaninë e Madhe, sepse tërheqin njëri-tjetrin, sepse kanë informacion që atje mund të punohet, atje ka prespektivë.

Gjatë vitit 2018 Lezha, Elbasani dhe Berati kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë. Në vitin 2018 emigracioni në qarkun e Lezhës ishte 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Beratin ishte 105 persona.

Vlora shënoi rritje të emigracionit me 23 persona për 10 mijë banorë, që dmth se në këtë qark diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona. Gjatë vitit 2018, në shumicën e qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm kishte ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë.

Sociologe Marsi Simo: Përse duhet të qëndrosh në shqipëri, këtu nuk ka asnjë infrastukturë, këtu nuk ka të ardhme, nuk ka prespektivë, kryesisht nëse ti je një familjar që ke fëmijë në familjen tënde. Në këtë valë që jemi të përfshirë deri diku e bënë më të vështirë që të jesh më i kthjellët, të jesh objektiv për ato që ke, dhe ato që ti nuk ke për t’i plotësuar, e jo duke i kërkuar në vendin tënd por duke i kërkuar gjithmonë jashtë.

Rezultatet e Censit të vitit 2023 treguan se, krahas rënies së numrit të popullsisë në 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë (ose 419 mijë banorë më pak se në vitin 2011), fenomeni i emigracionit është veçanërisht i pranishëm te të rinjtë ku numri i popullsisë së moshës 15-29 vjeç ra afërsisht me 17%, ose 124 mijë të rinj, krahasuar me të dhënat e regjistrimit të vitit 2018.

Kjo rënie e konsiderueshme nënvizon shkallën e lartë të emigrimit te të rinjtë në vend, e nxitur më së shumti nga kërkimi i mundësive më të mira dhe perceptimi i mungesës së perspektivës në Shqipëri. Prirja e emigrimit është veçanërisht e theksuar te të rinjtë e arsimuar. Shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve në Shqipëri e shton më tej prirjen drejt emigrimit.

Geron Kamberi, Friedrich Ebert: 40% e të rinjve të anketuar kërkojnë të emigrojnë, dhe nga këta të rinjë 11% e tyre parashikojnë të largohen në gjashtë muajt e ardhshëm, dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Norma e emigrimit të të rinjve shqiptarë, ose prirjet e tyre për të emigruar mbeten të larta megjithatë në kuadër të një krahasimi rajonal tashmë Shqipëria është në vend të dytë sepse prirjet migratore të të rinjve në Maqedoninë e Veriut janë më të larta se ato në Shqipëri. Gjithsesi ky nivel I lartë I prirjes së të rinjve për të emigruar lidhet me një sërë faktorësh që po të shihet nga studimi është pakënaqësia e tyre me institucionet politike, pakënaqësia me sistemin arsimor, standarte më të larta jetese të cilat i shtynë drejtë emigrimit.

Për shkak kushteve të vështira të punës dhe rrogës së ulët që nga viti 2010 deri në fund të vitit 2024 nga Shqipëria janë larguar mbi 1000 mjekë të cilët janë punësuar në Gjermani.

Kjo braktisje e madhe e vëndit nga të rinjtë, pasqyruar përmes udhëtimit tonë në këto qytete në dy skajë të vendit, na rrëfejnë një realitet të hidhur të Sqhipërisë. Pasjat e këtij shpopullimi nuk do do të vonojnë të shfaqen gjithnjë e më dramatike. Memaliaj dhe Has janë vetëm një copëz e vogël e kësaj drame e shtrirë në të gjtihë Shqipërinë. Një fenomen që kërkon një reflektim të thellë dhe veprime urgjente për të mbajtur lidhjen me ata që kanë të mbetur dhe për t’i dhënë mundësi rinisë që të qëndrojë dhe të kontribuojë për një të ardhme më të mirë./ Marrë nga Vetting, BalkanWeb

emigracioni memaliaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje