LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi/ “Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe”, kush e vrau ‘Padrinon e Vlorës’

Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7 Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes.

8 Qershor 2022, 21:02 Nga DOSJA
Investigimi/ “Po më ndjekin, kam një parandjenjë të
Edison Harizaj

Edison Harizaj kishte kohë që nuk dilte nga fortesa e tij, e cila thuhej se ruhej nga njerëz të armatosur. Madje edhe kur e dilte prej andej, sigurohej të kishte rrugën e lirë nga armiqtë e shumtë që kishte krijuar në botën e jashtme. Ashtu si edhe ‘kumbari’ i tij Toto Riina, ai kishte zgjedhur si fortifikim pallatet që kishte në administrim për t’u strehuar.

Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7
Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes. Por që nuk do të ishin nofkat e vetme që ai mbante mbi shpinë.
Pasi ai njihej në rrethet kriminale dhe më gjerë edhe si ‘Faqedjeguri’. Një cen, që i kishte mbetur si nofkë që nga fëmijëria e hershme, ku kishte pësuar djegie në njërën faqe. Por me gjithë këto nofka që të ngjallin krupën dhe jetës prej të izoluari që bënte Edison Harizaj, nuk mundi t’i shpëtojë armiqve të tij. Që mezi ç’prisnin ta kishin në pritë. Ku edhe pse ruhej në mënyrën më skrupuloze të mundshme, e kishte kuptuar se fundi i tij ishte i shpejtë. Për këtë arsye ai kishte rritur diskrecionin dhe masat e sigurisë.

Duke krijuar një rreth hermetik miqsh. Ndërsa parandjenja se diçka e keqe mund t’i ndodhte duket se po e shoqëronte shpesh kohët e fundit.Ku këtë shqetësim paranormal ia kishte komunikuar edhe një mikut të tij.

“Shiko mik. Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe”.

I ndjekur nga paranoja se diçka mund ti ndodhte, së fundmi ai kishte ndërruar edhe fortesën e tij. Duke u zhvendosur nga bunkeri i tij i pallateve në Vlorë në një tjetër fortifikatë, anës detit në Durrës. Aty ku thuhet se ishte në mbrojtjen e një organizate kriminale. Por kjo ndjenjë turbullie që e shqetësonte së fundmi, nuk e shpëtoi dot Edison Faqedjegurin nga armiqtë e tij. As nuk i dha mundësinë të krijonte një mbrojtje më të mirë për veten. Edison Harizaj u ekzekutua natën e 6 nëntorit 2018, në lagjen nr 13 në Durrës.

Ndërsa po udhëtonte si pasagjer në makinën e drejtuar nga miku i tij, Genci Caca, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por që më pas edhe ky humbi jetën në Spitalin e Traumës. Pamëshira e armiqve të Harizaj ishte e madhe. Ata derdhën mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij udhëtonin, mbi 50 plumba. Ndërsa errësira mori me vete nga ajo natë edhe autorët dhe porositësit e krimit.

Dosja Hetimore

“Më datë 06.11.2018 ora 22.50 në lagjen nr.13 Plazh Durrës nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të automjetit i tipit Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa AA 867 TX, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Edison Fatmir Harizaj, person me tendencë të theksuara kriminale. Si edhe është plagosur rëndë Genci Gjergji Caci. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor në cilësinë e provës materiale sekuestroi 52 gëzhoja kalibër 7.62 mm model 56, automjeti me targa AA 867 TX.”. Lidhur mbi këtë atentat, grupi hetimor mori në pyetje fillimisht anëtarë të familjeve të viktimave. I pari që u mor në pyetje ishte vëllai i Edison Harizaj, që mendohej të ishte edhe shënjestra e atentatit. Ai tha se ishte jashtë Shqipërisë kur mësoi për lajmin e vrasjes së vëllait. Dhe se ishte kthyer me urgjencë. Por nuk dha asnjë informacion të vlefshëm për aktivitetin e Edison Harizaj.

“Prej 20 vitesh jetoj në Britaninë e Madhe. Kisha 2 vite që se kisha takuar familjen, sepse nuk isha kthyer në Shqipëri. Me Edisonin kisha kontakte të vazhdueshme telefonike. Ne si familje nuk kemi konflikte apo hasmëri. Me Edisonin nuk kisha biseduar për problemet që mund të kishte. Kur mësova lajmin e vrasjes së tij u nisa me urgjencë për ceremoninë mortore”, tha Amarildo Harizaj, vëllai i Edison Harizajt.

Paralelisht me familjarët e Harizaj, grupi hetimor mori edhe dëshmitë e familjes Caci. Genci Cacit, mikut të vrarë të Edison Harizaj.

“Djali jonë nuk kishte asnjë konflikt. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jemi gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë te një kushëri i joni. Në mbrëmje na talefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. Lajmin e pamë edhe në televizion. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën që drejtonte në momentin kur u goditën, ne nuk kishim asnjë dijeni që ajo ishte ne emër të djalit”, pohoi Gjergji Caci, babai i Genci Cacit.

Grupi hetimor nuk kishte asnjë dyshim se objektivi i atentatit ishte Edison Harizaj. Makina e përdorur në atentat u gjet si zakonisht e djegur vetëm disa orë pas krimit. Por në të nuk u gjet asnjë provë që mund të ndihmonte hetimin. Automjeti rezultoi të ishte në pronësi të një shtetasi të huaj dhe nuk rezultonte e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa vendi i zgjedhur nga autorët për të kryer krimin nuk ishte i survejuar nga kamerat. Çka tregon se jo më kot ishte përzgjedhur për t’i bërë pritë Edison Harizajt. Që lëvizte me një makinë gjysmë të blinduar. Sipas të dhënave hetimore, natën para krimit, Edison Harizaj po lëvizte nga Vlora në Tiranë.

Këtu ku thuhet se darkoi me disa miq të tij në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Më pas anasjelltas, thuhet se ai la Tiranën për t’u kthyer sërish drejt Vlorës. Lëvizje e cila duket se ka qenë e monitoruar në përpikëri edhe nga vrasësit. Të cilët duhet të kenë qenë të shumtë. Një arsye përse ata zgjodhën Durrësin për të kryer ekzekutimin mendohet të ketë qenë edhe për shkak të masave të forta të sigurisë që Harizaj kishte në Vlorë. Çka do ta bënte edhe më të pamundur eliminimin e tij./Marrë nga BallkanWeb

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më