LIVE UPDATES
Aktualitet

Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë Kulturore, domosdosshmëri për ruajtjen e saj në të ardhmen

“Thelbësore për secilën shoqëri është njohja e vetes”, “Historia nuk mund të fshihet dhe duhet të flasim për të në një mënyrë që të reflektojë drejt të ardhmes”.

2 Dhjetor 2023, 10:07 Nga Enkeleda Memisha
Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë
Enkeleda Memisha

Të rinjtë sot kanë më shumë nevojë të jenë në kontakt me natyrën dhe objektet e trashëguara nga e kaluara me qëllim njohjen dhe ruajtjen e tyre.

Indiferenca ndaj kësaj trashëgimie, jo vetëm nga të rinjtë, ka ardhur pas viteve 90-të, ku shqiptarët u detyruan të emigronin në vendet fqinjë dhe më larg për të ardhmen e tyre dhe të fëmijve. U kultivua një “urrejtje” si pasojë e rregjimit të kaluar ndaj gjithçka që lidhej me historinë.

Një rol kyc destruktiv gjatë atyre viteve ka luajtur edhe lufta mes partive politike ku trashëgimia jo vetëm që nuk pranohej të njihej por në shumë raste pati shkatërrime, djegje dhe vjedhje të objekteve me rëndësi të vecantë për historinë kombëtare.

 Kjo luftë politike pati pasojat e saj të dukshme në ditët e sotme, ku shumë prej objekteve të Trashëgimisë Kulturore janë dëmtuar rëndë dhe kërkohet urgjentisht ndërhyrja e institucioneve përkatëse.

 Investimi në objektet e trashëgimisë është nevojë urgjente në mënyrë që ajo të ruhet nga shkatërrimi, të pajiset me infrastrukturën e duhur dhe të krijohen sa më shumë kushtet që të perfshihet si itinerar i vecantë në udhëtimet e turistëve shqiptarë dhe të huaj.

 Nga të dhënat e Institutit të Monumenteve të Kulturës janë klasifikuar rreth 190 monumente kulture, që rezultojnë të rrezikuara për shkaqe natyrore. Në këtë listë përfshihen objekte antiko-mesjetare si ura, kisha, xhami dhe banesa, rreth 70 të tilla dhe 120 shtëpi banimi. Megjithë restaurimet e herëpashershme të deklaruara nga Ministria e Kulturës, objektet e Trashëgimisë Kulturore janë në rrezik të vazhdueshëm nga shumë faktorë.

Në rastet kur kërkohen investime për vazhdimin e punimeve në parqet arkeologjike, restaurimin e objekteve që mbartin histori të vecantë, ndërtimin dhe pasurimin e muzeve, investime në infrastrukturën jo vetëm rrugore por edhe atë të sigurisë dhe dixhitale, përvec fondeve të miratuara nga qeveria të cilat përgjatë viteve kanë qenë shumë të pakta, duhet të lobohet për të kërkuar ndihmën e fondacioneve dhe bizneseve shqiptare të cilat në bazë të buxhetit që kanë, një pjesë ta përdorin për këtë vlerë të jashtëzakonshme të historisë dhe kulturës shqiptare dhe jo vetëm. Shumë prej studiuesve shprehen se rasti i dhënies me koncesion të Trashëgimisë Kombëtare nuk është e vetmja mundësi për t’i ruajtur këto objekte, për faktin sepse nuk ka shembuj të tillë të ngjashëm në asnjë shtet të botës sidomos për pasuritë e Unesco-s.

Biznesi vendas, filantropët dhe dashamirësit e historisë dhe kulturës ashtu siç ka ndodhur edhe më parë ne vitet 20-30’të në Shqipëri, mund të japin kontributin e tyre, nëpërmjet dhurimeve personale financiare në mirëmbajtjen, promovimin dhe ruatjen e kësaj pasurie tek brezat e ardhshëm.

Jo me kot e fillova artikullin me nevojën urgjente që ka kjo trashëgimi në restaurim dhe mirëmbajtje, sepse  askush nuk do të donte që brezi i ri kur t’i vizitonte këto objekte t’i përcaktonte thjesht si “një vend me disa gurinj””.

Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë

(Ura e Mesit, Shkodër)

Në një anketim të zhvilluar me të rinj të moshave 18-25 vjec, mbi njohjen dhe vizitat në objektet e Trashëgimisë Kulturore, rezultatet ishin dëshpëruese por, të pritshme: 2/3 e tyre nuk kishte asnjë informacion mbi ekzistencën e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në qytetet e tyre dhe më gjerë, një pjesë e mirë kishin pak informacion por, nuk i kishin vizituar asnjëherë edhe pse kishin udhëtuar në shtete të ndryshme të Europës.

Nga rezultatet e marra, 50% e të anketuarve kishin zhvilluar vizita gjatë viteve të shkollimit parauniversitar por, informacioni që kishin marrë ishte minimal.

Edhe pse në kurrikulën e gjimnazeve, Trashëgimia është përfshirë si lëndë me zgjedhje përsëri, informacioni që u jepet është i pakët pa ngjallur tek ata interesin për t’i vizituar.

Atëhere, kujt po ia trashëgojmë këtë pasuri historiko-kulturore?

I njëjti pyetësor iu dha edhe pjesëtarëve të familjeve të tyre dhe rezultatet ishin pothuajse të njëjta. Jo vetëm që mungonte informacioni mbi njohjen e këtyre objekteve por, mungon edhe dëshira.

Ndërgjegjësimi i të rinjve shqiptarë për njohjen dhe rëndësinë e Trashëgimisë Kulturore fillon që në arsimin fillor, ndikohet nga kultura  e familjes dhe ekspozimi ndaj aktiviteteve në sitet ku kjo trashëgimi ndodhet. Nga viti 1992, Shqipëria ka rregjistruar 8 site të Trashëgimisë së prekshme dhe shpirtërore, Natyrore, Kuturore dhe Mikse, një numër i konsiderueshëm ky për një vend të vogël por, që tregon qartë pasurinë e madhe që mbart nga e kaluara, dëshmi e lashtësisë së tij, të huajtë na e vlerësojnë dhe vetë ne shqiptarët nuk e njohim ose nuk duam ta njohim. Kemi trashëguar nga e kaluara apatinë, e cila vazhdon të na brejë si  komb gradualisht njësoj si gangrenë dhe fatkeqësisht, po ia trashëgojmë këtë ndjenjë edhe  brezit te ri..

Në një nga udhetimet e mia jashtë Shqipërisë, kam mbetur e mrekulluar nga grupe të mëdha fëmijësh dhe të rinjsh të moshave 9-16 vjec, të cilët i drejtoheshin shkallëve të Akropolit  në Athinë bashkë me turmën e madhe të njërëzve nga e gjithë bota që prisnin dhe dëgjonin me kuriozitet informacionin që u jepnin mësuesit e tyre duke u treguar objektet. Kam parë  gjithashtu muze në Perëndim, ku e gjithë klasa e fëmijëve shkojnë dhe njihen me objektet e së kaluarës të cilat janë deshmi e gjallë e historisë. Interesi i tyre ndaj së kaluarës së vendit të ngjallte admirim.

Në ditët e sotme, sidomos në 3-4 vitet e fundit ku sektori i turizmit ka marrë një shtrirje të gjerë në cdo cep të Shqipërisë duke ndikuar në zhvillimin  ekonomik të vendit, rëndësia që iu duhet dhënë Trashëgimisë Kulturore duhet të jetë një obligim institucional.

Që kjo Trashëgimi të ngjallë interes tek brezi i ri kërkohet promovimi më i shpeshtë në media dhe në rrjete sociale ku të rinjtë të njihen me historinë e saj, rëndësinë e ruajtjes dhe të ftohen që ta vizitojnë atë.

 Në këtë drejtim kërkohet një bashkëpunim më i madh mes institucioneve arsimore dhe atyre të kulturës, infrastruktura ka nevojë të zhvillohet, në mënyrë që lokacionet në teren të jenë të gatshme për ta përfshirë rininë në njohjen e saj.

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kurrikulën mësimore është përfshirë në disa degë studimi të viteve të para, njohja e studentëve me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Shqipërisë, trojeve ku ka shqiptarë dhe vendeve të Mesdheut

Të rinjtë shprehen në auditore se kanë dëshirë ta njohin por, një rol të madh në këtë aspekt luan kultura në familje dhe arsimi në fazat e hershme të jetës së tyre.

Në shumicën e këtyre siteve mungojnë ciceronët dhe vizitat në to shndërrohen në një kalim të shpejtë, ku informacioni që synohet të jepet nuk është realizuar.

Në shumë prej objekteve të trashëgimisë kulturore në vend, ti thjesht paguan tarifën e hyrjes dhe më tej ecën kuturu sepse nuk ndodhet askush që të të japë informacion.

Një shembull të mirë këtu do të permendja Fonotekën Marubi në Shkodër ku gjithcka është perceptuar në mënyrë fine dhe të shkëlqyer, qoftë informacioni që të jepet me gojë apo dhe i paraqitur në TV. E njëjta gjë është edhe në Muzeun Ikonografik të Korcës, ku personat përgjegjës të sjellshëm, i informonin vizitorët e ndarë në grupe të vogla duke u treguar çdo ikonë dhe historinë e saj. Kjo mungon në shumicën e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, prandaj edhe vizitat në to nuk përbëjnë interes për brezin e ri. Vizitorëve mund t’u jepen edhe broshura të vogla të cilat të permbajnë historinë dhe informacionin e nevojshëm për sitin në fjalë.

Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë

(Ura e Katiut, Bënjë në Përmet)

Si mund të ruhet dhe trashëgohet Iso Polifonike në Unesco si Trashëgimi Botërore?

Si mund të ruhet dhe trashëgohet Xhubleta në Unesco si Trashëgimi Botërore?

Në këto raste ështe shumë e rëndësishme njohja e brezit të ri me këto asete, të bëhet pjesë e kulturës së tyre, të ngjallet pasioni dhe më pas të investohet financiarisht që ky brez t’jua transmetojë brezave të tjerë.

Disa nga objektet e Trashëgimisë Kulturore që janë shpallur dhe ruhen nga shteti janë: Kalaja e Beratit, Kalaja e Goricës, Hani i vjetër i  Shpiragut, Vendbanimi Antik i Vokopojës, Ura e Goricës, Tyrbja e Abaz Aliut, Kalaja e Delvinës, Kalaja e Himarës, Kalaja në Porto Palermo, Manastri i Zvërnecit, Kalaja e Kaninës, Parku Arkeologjik i Apolonisë, Parku Arkeologjik i Bylisit, Manastiri i Ardenicës, Kalaja e Bashtovës, Zona Arkeologjike e Finiqit, Kalaja e Bilishtit, Kalaja e Grazhdanit, Amfiteatri i Durrësit, Mozaiku i Orfeut, Durrës, Hamami i Pazarit, Elbasan, Kalaja e Kabashit, Kalaja e Elbasanit, Kulla e Sahatit , Kalaja e Margëllicit, Fier, Vendbanimi Prehistorik në Cakran të Fierit, Gjirokastra dhe kalaja e saj, Kalaja e Libohovës, Kisha e Shën Marisë në Labovën e Kryqit, Monumenti i Çerçiz Topullit, rrënojat e Bazilikës Paleokristiane ,Gjirokastër, Tumat pranë fshatit Jermë, Kulla e Sahatit në Kavajë, Teqeja e Turanit, Korcë, Mësonjëtorja e parë shqipe, Kalaja e Krujës, Pazari i Vjeter në Krujë, Kulla e Ngujimit në Theth, Ura e Mesit në Shkodër, Ura e Zogut në Mat e shumë të tjera.

Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë

Vitet e fundit ështe kuptuar akoma më shume vlera e objekteve historike, duke e bërë këtë Trashëgimi të marrë vendin që i takon në zhvillimin ekonomik të vendit. Trashëgimia Kulturore bashkë me atë Natyrore janë burimi kryesor i Turizmit i cili, është dega kryesore e ekonomisë në Shqipëri. Për të siguruar zhvillimin e Turizmit Kulturor është e rëndësishme njohja, mbrojtja dhe promovimi i kësaj pasurie kombëtare.

Shqiptarët nxjerin në pah nacionalizmin e tyre të fshehur në formën më ekstreme gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive, ku vihet theksi mbi muzikën, simbolin e flamurit, këngët patriotike dhe figurën e Skëndërbeut. Nuk mund të mohohet roli i heroit tonë kombëtar në jetën politike të vendit në shekullin XV-të në luftën kundër pushtimit osman, por në rrjedhën e historisë nuk ka qënë vetëm Skenderbeu. Këtu ne kemi mbetur ende në mësimet e fillores. Historiografia shqiptare përmend një numër të madh figurash patriotike të pushkës dhe penës të cilët kanë luajtur një rol shumë të madh në mbrojtjen e çështjes shqiptare kundër pushtimit të huaj.

 Shqiptarët sot lëvizin  shumë më tepër se në të kaluarën dhe pas pandemisë së Covid-it u vu re se u shtua më shumë dëshira për të njohur tashmë edhe destinacionet shqiptare.

Një fundjavë e bukur mund të kalohet shumë mirë, ne Vlorë, Apolloni, Theth, Malësinë e Madhe, Luginën e Valbonës, Dardhë, Voskopojë, Pogradec, Sarandë etj. Ndërsa, më parë as nuk përfilleshin, kjo për shkak edhe të infrastukturës rrugore, që linte për të dëshiruar.

Integrimi i brezit të ri në njohjen e Trashëgimisë

 (Manastiri i Ardenicës, Lushnjë)

Shumë shtete të reja në botë me pak histori por të fuqishme ekonomikisht nuk e kanë këtë pasuri, gjithsesi mundohen dëshpërimisht të krijojnë diçka për ta treguar si trashëgimi të tyre kulturore. Ndërsa ne, sinqerisht e kemi, por fatkeqësisht, nuk e vlerësojmë sa duhet.

enkeleda memisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet