LIVE UPDATES
Aktualitet

Incizim zëri dhe njohje fytyrash/ Çfarë kamerash blejnë institucionet publike në Kosovë?

Në muajt e parë të vitit 2026, ky spital kishte ndërruar kamerat e sigurisë për disa më të reja.

7 Korrik 2026, 16:34 Nga D.S

Incizim zëri dhe njohje fytyrash/ Çfarë kamerash blejnë

KOSOVË- Gjithçka filloi me një diskutim brenda stafit në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Në muajt e parë të vitit 2026, ky spital kishte ndërruar kamerat e sigurisë për disa më të reja.

“Ka pasur fjalë se janë vendosur kamera me zë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sadat Haxhiu, teknik i Radiologjisë në këtë spital.

Haxhiu, i cili është edhe kryesues i Federatës së Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë për rajonin e Ferizajt, thotë se me t’i dëgjuar këto fjalë, vendosi të reagojë.

“E kam njoftuar Federatën në nivel qendror. Ata kanë intervenuar tek Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave (Agjencia për Informim dhe Privatësi)”, thotë ai.

Një ankesë për këtë çështje kishte arritur në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) qysh më 9 mars.

Agjencia, më pas, nisi inspektimin dhe konstatoi se ankesa ishte e bazuar.

Më 27 prill, AIP e urdhëroi spitalin që të ndalojë vëzhgimin e këtij lloji.

Haxhiu konfirmon për REL-in se urdhri ka funksionuar dhe se kamerat që incizonin zërin, janë hequr.

Deri në publikimin e këtij artikulli, udhëheqja e spitalit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me arsyet e vendosjes së kamerave me aftësi për incizimin e zërit.

Vetë Haxhiu thotë se nuk beson që ka pasur ndonjë qëllim të keq të menaxhmentit.

“Nuk ma merr mendja edhe që i ka dëgjuar dikush ata (zërat nga kamerat). Edhe drejtoria... s'besoj që e ka ditur që janë me zë ato kamera”, thotë ai.

Por, sipas të dhënave publike të prokurimit, aftësia e incizimit të zërit ishte kriter specifik i kërkuar në dosjen e tenderit, që u dha në nëntor të vitit 2025.

Në këtë dosje, ku ishte kërkuar blerja e 32 kamerave, specifikohej se duhet pasur “1 ch Audio In/Out” - një kanal që ofron komunikim me zë në të dyja anët.

Spitali i Ferizajt nuk iu përgjigj as pyetjeve për arsyet e kërkimit të kësaj specifike, e as se si u zëvendësuan më pas kamerat, pasi u hoqën ato me funksion të incizimit të zërit.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi, shumë rrallë.

“Duke qenë se teknologjitë e njohjes së fytyrës dhe audio-incizimi paraqesin forma veçanërisht invazive (ndërhyrëse) të përpunimit të të dhënave personale, përdorimi i tyre duhet të konsiderohet përjashtim dhe jo rregull”, thanë nga kjo agjenci për Radion Evropa e Lirë.

Agjencia vlerësoi, po ashtu, se ky lloj përpunimi i të dhënave paraqet “një ndërhyrje të thellë në privatësinë e individëve” dhe se “nuk duhet të konsiderohet pjesë e zakonshme e sistemeve të vëzhgimit me kamerë”.

Spitali i Ferizajt nuk është institucioni i vetëm që, të paktën në kërkesat për blerje të kamerave, ka kërkuar specifika teknike për incizim zëri.

Radio Evropa e Lirë analizoi dosjet e tenderëve të hapur në vitet e fundit për blerjen e sistemeve të kamerave dhe, në të paktën 10 prej tyre, specifikat teknike parashihnin edhe funksionin e audios.

Për më tepër, në disa prej tyre, u kërkua edhe “njohja e fytyrave” dhe aftësia për “analiza inteligjente”.

Një nga këta tenderë u dha nga Komuna e Drenasit në tetor të vitit 2025 për kamera që tashmë janë instaluar në disa rrugë të kësaj komune.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, kjo komunë tha se, megjithëse kamerat e instaluara kanë mundësi teknike për incizim audio dhe video, aktualisht është aktivizuar vetëm mundësia e regjistrimit të videos.

Ajo sqaroi, po ashtu, se disa nga kamerat kanë aftësitë e njohjes së targave të automjeteve, “me qëllim identifikimin e automjeteve të dyshimta ose të automjeteve që kryejnë shkelje të rregullave të komunikacionit në rrugët e qendrës së qytetit”.

Komuna nuk dha sqarime se çfarë nënkuptonin konkretisht specifikat e kërkuara në dosjen e tenderit, përfshirë ato për “të mësuarit e thellë për klasifikimin e njerëzve dhe automjeteve”, si dhe për “njohjen e maksimum 50 fytyrave në hapësira publike”.

Rreth 50 kilometra larg Drenasit, edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut përgatiti një tender të ri.

Në këtë tender që u hap më 18 qershor dhe është ende në fazë fillestare, kërkohen të blihen kamera për disa institucione arsimore, përfshirë shkolla e çerdhe.

Në specifikat e këtij tenderi, ndër tjera, kërkohet që sistemi i kamerave të ketë “hyrje dhe dalje audio për komunikim [të dyanshëm]”.

Veç kësaj, sipas komunës, ky sistem duhet të mbështesë deri në 300 baza të të dhënave të fytyrave (ose ekuivalentin e tyre) dhe deri në 100.000 imazhe për njohjen e fytyrës (face recognition).

Deri në publikimin e këtij artikulli, komuna nuk u përgjigj në pyetjet e Radios Evropa e Lirë se pse po kërkonte blerjen e kamerave me këto specifika.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Korab Keqekolla, vlerëson se përfshirja e funksioneve si njohja e fytyrës dhe incizimi i zërit në kamerat që prokurojnë institucionet publike, kërkon bazë të qartë ligjore dhe transparencë.

“Ka dallim të madh mes një kamere që dokumenton një ngjarje sigurie dhe një sistemi që identifikon njerëz në kohë reale... E para është mbikëqyrje klasike, e dyta është mbikëqyrje biometrike masive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, njohja e fytyrës mund të përdoret vetëm në raste të kufizuara, si kontrolli i qasjes në zona të ndjeshme, dhe vetëm duke respektuar kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Kur këto sisteme futen në një shkollë a spital pa këtë proces... kalojmë nga siguria fizike te mbikëqyrja e përgjithshme e qytetarëve”, thotë Keqekolla.

Ai paralajmëron se edhe incizimi i zërit në spitale, mund të cenojë privatësinë e pacientëve.

Përveç kësaj, ai ngre shqetësime edhe për sigurinë kibernetike të këtyre sistemeve.

“Kamerat IP janë kompjuterë të lidhur në rrjet, jo pajisje pasive”, thotë ai.

Sipas Keqekollës, institucionet publike duhet ta kuptojnë që një sistem kamerash nuk është thjesht prokurim i pajisjeve, por “angazhim afatgjatë për të mbrojtur të dhëna të ndjeshme të qytetarëve për vite me radhë”.

“Nëse nuk kemi kapacitete për këtë përgjegjësi, atëherë as sistemet nuk duhet t’i kenë këto funksione. Fillimi me funksione minimale dhe rritja graduale, aty ku ka nevojë reale dhe kornizë ligjore të qartë, është qasje shumë më e shëndoshë sesa blerja e ‘smart’ gjithçkaje... sepse është e disponueshme në katalog”, shton ai.

Radio Evropa e Lirë identifikoi edhe disa tenderë të ngjashëm në disa institucione tjera, përfshirë Qendrën e Shëndetit Mendor në Pejë, Qendrën Klinike Stomatologjike në Prishtinë, Komunën e Vushtrrisë, atë të Junikut, Gjilanit e Rahovecit.

Në këta tenderë për blerje të kamerave - disa tashmë të kontraktuar e disa në proces - u kërkuan specifika qoftë për incizimin e zërit, apo edhe analiza inteligjente dhe njohje të fytyrës.

Shumica prej këtyre institucioneve, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Komuna e Vushtrrisë tha se tenderi, që është në fazë fillestare, i ka specifikat e caktuara meqë furnizimi do të bëhet për Stacionin Policor në Vushtrri.

Megjithatë, në dosjen e tenderit është paraparë edhe furnizimi për qendra shëndetësore dhe objekte shkollore. Edhe për këto objekte kërkohen funksione inteligjente, përfshirë zbulimin dhe krahasimin e fytyrës.

E pyetur pse këto funksione janë paraparë edhe për shkolla dhe institucione shëndetësore, komuna tha se synimi është forcimi i sigurisë në objektet publike ku qarkullon një numër i madh qytetarësh dhe ku ruhen pajisje mjekësore, dokumentacion dhe inventar me vlerë.

“Objektet e QKMF/QMF dhe shkollat kanë qenë në të kaluarën objekt i vjedhjeve, dëmtimeve dhe hyrjeve të paautorizuara jashtë orarit të punës”, thuhet në përgjigje.

Sipas komunës, funksioni i zbulimit të fytyrës ndihmon edhe në uljen e alarmeve të rreme, pasi dallon ndërhyrjet njerëzore nga lëvizjet e tjera.

Komuna shtoi se sistemi nuk është i destinuar për mbikëqyrjen e nxënësve gjatë mësimit apo të pacientëve gjatë trajtimit.

“Kamerat vendosen në hyrje-dalje, korridore dhe perimetër të jashtëm të objekteve, dhe jo në klasa apo dhoma të ekzaminimit”, sipas Komunës së Vushtrrisë.

Komuna e Rahovecit, e cila më 17 qershor 2026 hapi një tender për furnizim me kamera për objekte publike, kërkoi që disa prej tyre të kenë mikrofon të integruar, por nuk sqaroi arsyen e kësaj kërkese.

Në përgjigje, ajo i tha REL-it se “procedura nuk ka përfunduar ende” dhe “nuk është lidhur kontratë me operator ekonomik”./REL

spitalin e përgjithshëm të ferizajt kosove

Sondazh

Poll

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret