Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 7 Korrik, 19:03 “Ato 4 mln e...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Ai është identifikuar si Emiljan Burba, i cili akuzohet për një sërë veprash penale.
TIRANË- SPAK ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e një shtetasi shqiptar, i cili dyshohet të jetë 'koka' e një grupi kriminal i cili trafikoi tonelata me lëndë narkotike drejt Europës. Ai është identifikuar si Emiljan Burba, i cili akuzohet për një sërë veprash penale.
Ndaj tij ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale si “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Njoftimi
Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.
Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:
Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.
Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.
Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- SPAK ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B. Ai d...
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë. Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të mart&e...
TIRANË- Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërki...
GJKKO TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykimin katër persona, të cilët akuzohen për pastrim paras...
Foto ilustruese SUEDI- Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar, Gent Maksutaj, ka tronditur opinionin publik në Suedi, ndërsa dalin detaje të r...
Foto ilustruese GREQI- Një rast jashtëzakonisht serioz dhe i ndjeshëm që përfshinte abuzimin me të mitur u ...
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se gjatë viteve të fundit ka pasur rritje t...
Kanye West dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij në Fa...
Pamje KËLCYRË- Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, ...