LIVE UPDATES
Aktualitet

“Iku nga menja vet Talo, si pall "/ E vrau Endrit Alibejn dhe i shkoi në varrim, Franc Çopja në “Sky”: Gruaja rumune qante, “Endrit, jubira miaa”

Një veprim ky që në komunikimet “Sky” tregohet me shumë mburrje nga Franc Çopja, tek i afërmi i tij Renato Musaku, i cili mësohet të jetë shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

28 Gusht 2024, 12:21 Nga Elton Qyno
 

“Iku nga menja vet Talo, si pall "/ E vrau Endrit Alibejn dhe i shkoi

TIRANË- Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit të Erjon Alibej, është momenti i masakrës me tre të vrarë në Bradashesh, ku një ditë më pas organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve shkon në varrimin e “gjahut” të tij, Endrit Alibej.

Një veprim ky që në komunikimet “Sky” tregohet me shumë mburrje nga Franc Çopja, tek i afërmi i tij Renato Musaku, i cili mësohet të jetë shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

Duhet shumë guxim i madh dhe njëherësh duhet të jesh njeri jo normal për të kryer veprime të tilla, ku pasi ke vrarë shokun e ngushtë dhe bashkëpunëtorin tënd në trafikun e kokainës, një ditë më pas t’i shkosh në varrim atij dhe solidarizohesh me familjarët duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi.

Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”

Sipas të dhënave pjesore të siguruara nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, shtatë muaj pasi skuadra e Talo Çelës kishin kryer vrasjen e trefishtë, financuesi i kësaj vrasjeje Franc Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

Franci i shkruan se: “…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.

Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Por Franc Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.

“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Personi tjetër ia kthen duke i shkruar: “…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”.

Më tej i njëjti person e pyet Franc Çopjan se kush është ky “Tarzani”…?

Dhe Franci ia kthen duke i shkruar si më poshtë vijon: “…Tarzani a ky para veti 3, ke “Reng-Roveri” hahaha këtë që se kapshin plumbat Rob q***…”.

Ndërkohë një vit e gjysmë nga masakra në Bradashesh të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranay, kapoja i grupit Franc Çopja, nga Dubai, komunikon me kushëririn e tij në Elbasan, Renato Musaku, ky i fundit një tregtar makinash.

Franc Çopja, në bisedë i thotë Renato Musakut, se Talo Çela dhe personat e tjerë të grupit të tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur dhe kanë biseduar me persona të tretë për ngjarjet kriminale, ku kanë marrë pjesë dhe duhet të ishin mbajtur nën kontroll pasi Franci, nuk i ka pas planifikuar kështu rrjedhën e ngjarjeve dhe veprimet e Talos dhe grupit të tij pas ngjarjeve mund të ndikojnë në zbardhjen e tyre.

Gjithashtu, Franci shprehet se anëtarët e familjes (Alibej) kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë pasur dijeni se nga i vinte problem, kush ishin personat që kanë financuar dhe porositur vrasjen e familjarëve të tyre.

Franc Çopja, informon Renato Musaku, se, ai (Franci) ka shkuar edhe për vaki dhe ka hedhur 50 Euro dhe ju ka thënë me ironi: “…t'i rrojnë familjarët!…” dhe jep detajet për bashkëshorten e të ndjerit Endrit Alibej, e cila sipas tij qante në gjuhën rumune.

Në “Sky” Franci shprehet se: “…ato janë legena dhe sp***ë e keqe, është turp ti quash armiq”.

Por në fund kushëriri i tij, Renato Musaku e këshillon Franc Çopjan se duhet ta vendosi në vijë përsëri grupin e tij të vrasësve me pagesë.

Franci i shkruan Renatos duke i thënë se grupi i tij është dëmtuar që kur u arrestua ai kalamani, duke nënkuptuar Klevis Allën, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë, por më pas doli që kishte gënjyer prokurorët duke thënë qëllimisht emrat e Talo Çelës dhe Altin Ndocit në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Prill 2020 në Durrës.

“…u zbulun ato të gjithë. Po çar ti baj Talos unë, fluturon me bisht në bythë. Se ato ishin ajrorë, s’dishin gja nga po i vinte. Po Talo b*ja, iku me i ven aty doli pastaj gaboi. Iku nga menja vet Talo, si pall k**i, tha e njof unë këtë shkoj unë i them. Kjo punë s’do trima budallej. Unë ja thash live atyne, majeni men i thash ato thanë vari k**n, këtij kalamanit. Kur re ti burg, u zhduka unë s’dilja ma lirshem s’ikja ma as Shqipri. Bana ca lekë,ene hec babeeee ça ti baja??? Ika i piva një kafe, i hodha i 50 eurosh. Trroni vet, ti rrojnë dashmit i thashë hahahaha…”.

Dhe Musaku ia kthen me të qeshur: “…hahahaha…”.

Dhe sërisht Franc Çopja vijon t'i shkruajë duke i përshkruar situatën e rëndë në shtëpinë e familjes Alibej duke shtuar:

“…qante ajo nusja atij… Indrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.

Por Musaku i thotë duke vijuar të shkruajë: “…hahaha tamam, të degjenerum fare…”.

Ndërsa Çopja i thotë: “…po ngrit huna përpjet…”.

Dhe Musaku që ia kthen sërish duke i thënë: “…po duhesh me u majt pak ma në kontroll, po hajt ma duhet me pa si me i van në vijë prapë…”.

Më tej Franc Çopja në muajin maj 2020 flet në “Sky” me një person tjetër duke i thënë se ka 5 vjet është ngarkuar shumë duke u marrë dhe me vrasjet e kundërshtarëve të tij:

“…shoku jam i vogël me moshë, po kam 10 vjet pa pushim. Sidomos këtë 5 vjeçarin e funit, as familje asgja s’po shijoj. Mall, intriga, lek, vrite-prite, më hikën petlla…”.

Gjithashtu Franci më tej i shkruan se pendesa e Klevis Allës dhe sherri që ka bërë Nuredin Dumani me Talo Çelën për një makinë të qelbur i ka prishur shumë punë.

”…kanë qënë me mu bashkë të gjithë, për 1 makinë të qelbët ka nis gjithë puna prej atij mostrës së vogël. Na mori në qafë, na prishi shumë punë…”.

Pas pendesës së Klevis Allës, është arrestuar Altin Ndoci anëtar dhe vrasës me pagesë në grupin e “Çopjave”./OraNews

franc Çopja endrit alibej

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje