LIVE UPDATES
Aktualitet

I sëmuri me probleme të shëndetit mendor kërcënon familjen në Konispol, familjarët: Do na vrasë

Fiksi solli me zë dhe figurë sesi i sëmuri kërcënon vëllanë e tij, duke i thënë se do e vrasë dhe zhdukë dhe jo vetëm aq, por me këdo që është zënë thotë se do e vrasi.

25 Tetor 2022, 20:48 Nga A.B
I sëmuri me probleme të shëndetit mendor kërcënon
Personi

Fiksi solli me zë dhe figurë sesi 41-vjeçari i sëmurë kërcënon me jetë të vëllanë,duke i thënë se do e zhdukë atë pa lënë gjurmë. Gjendja e padurueshme në familje dhe frika për jetën bëri që e ëma e të sëmurit t’i drejtohet emisionit Fiks Fare meqë shteti hesht dhe pse janë ankuar disa herë.

Ajo rrëfen se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Bëhet agresiv duke u kthyer në kërcënim serioz për familjen, por edhe për banorët e fshatit.

Nëna tregon se i ndjek me thikë në dorë dhe se vetë atë e ka goditur me çelës makine në kokë. Ajo duke qenë e frikësuar dhe e traumatizuar nga djali i saj mbyllet për ditë me radhë në dhomë.

Ka njoftuar shpesh herë policinë, por asnjë  masë  nuk merret. Nëna kërkon ndihmën e shtetit për ta çuar djalin e saj në ndonjë qendër rehabilitimi, pasi është kërcënim për familjen dhe shoqërinë.

Fiksi solli me zë dhe figurë sesi i sëmuri kërcënon vëllanë e tij, duke i thënë se do e vrasë dhe zhdukë dhe jo vetëm aq, por me këdo që është zënë thotë se do e vrasi.

Këtë e konfirmojnë edhe banorët e fshatit të cilët tregojnë se ndihen të kërcënuar me prezencën e tij.

Një prej tyre tregon se e ka parë të sëmurin lakuriq në varrezat e fshatit.

Gazetarët shkojnë të takojnë kryeplakun e fshatit, Vasil Xhai,  por ai nuk pranon ndaj e telefonojnë. Ai thotë se personi në fjalë është problematik dhe se për të janë ankuar shumë banorë ,madje edhe ai vetë si kryeplak ka bërë ankesë, por nuk është gjetur zgjidhje.

Gazetarët marrin policinë e zonës.Ai tregon se e njeh rastin e ka shoqëruar të sëmurin edhe në spitalin psikiatrik të Vlorës por atje nuk e kanë mbajtur. Polici i zonës thotë se nëna e tij është ankuar se djali e ka goditur, por ajo nuk ka pasur shenja dhune!

Gazetarët e Fiksit flasin me mjekun psikiatër të Sarandës.Ai tregon se ky individ përbën rrezik “mund të kryej edhe krim” . Ndërkohë spitali psikiatrik Vlorë në një përgjigje zyrtare për emisionin Fiks Fare tregon se ky person është shtruar me dhjetëra herë në këtë spital ku ka marrë shërbim disa ditorë, ndërkohë herën e fundit është vlerësuar nga mjeku roje që nuk ka nevojë të shtrohet.

Ndërkohë i sëmuri është kthyer në tmerr jo vetëm për familjarët e tij, por  dhe për banorët e tjerë. Institucionet ‘ lajnë duart’ se ende nuk ka ndodhur ndonjë krim. Po të ndodh do jetë gjykata ajo që vendos izolimin e të sëmurit./Marre nga Top Channel

i semuri ne konispol

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më