Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dobroshi do të dalë para Gjykatës së Hamburgut, ku dhe do të njihet me masën e dënimit ndaj tij.
TIRANË- Princ Dobroshi, i akuzuar për trafik droge, është ekstraduar në Gjermani. I njohur me nofkën "Peshkaqeni" dhe si bosi i mafias shqiptare në Norvegji, Dobroshi do të dalë para Gjykatës së Hamburgut, ku dhe do të njihet me masën e dënimit ndaj tij.
Më 9 prill, Apeli vendosi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, ndërsa i dërgoi vendim Ministrisë së Drejtësisë për ta zbatuar, por Dobroshi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi anulimin e këtij vendimi. Në tetor gjykata vendosi rrëzimin e rekursit të tij.
Kush është Princ Dobroshi?
Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Ceki njihet si bosi i mafia shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vendi i referoheshin me nofkën “Peshkaqeni”. Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht kishte shkuar në Gjermani, ku ishte marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ai kishte shkuar në Norvegji. Në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua nga policia norvegjeze nën dyshimin për trafik droge. Në një rrëfim për mediat në Kosovë pas kthimit të tij, ai thoshte se kishte qenë në kazino kur shoku i tij me emrin Zhuzepe i kishte kërkuar para.
“Më tha nëse mund t’ia dërgoja 130 mijë marka. Kur jam afruar afër veturës për t’ia dhënë paratë njerëzve të tij, është shfaqur policia. Në makinën që më priste mua ishin 5.4 kilogram heroinë dhe rasti shkoi në gjykatë ku u dënuam”, pati thënë Dobroshi.
Gjykata në Norvegji në vitin 1994 e kishte dënuar atë me 14 vite burgim. Dobroshi, kishte arritur të ikur nga burgu në vitin 1997, pasi kishte korruptuar rojën e burgut. Pas ikjes, sipas shefit të antidrogës, ishte fshehur në Kroaci ku kishte bërë një operacion plastik në fytyrë. Autoritetet policore çeke kishin lëshuar një njoftim të përbashkët kur kishin zënë Princ Dobroshin në Pragë pas ikjes së tij nga burgu në Norvegji. Në aksionin e koduar “Kafaz”, operacioni i të cilit kishte zgjatur dy vjet, e që ishte mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze, kishte rezultuar me kapjen e Dobroshit, me 23 shkurt të vitit 1999.
Prej 99-es kur ishte rikthyer në qeli, Dobroshi kishte qëndruar deri në vitin 2005 duke rrumbullakosur nëntë vite burg përkundër dënimi prej 14 vite burgim. Dy vite kishte ikur nga burgu ndërsa tri vite tjera i ishin hequr nga autoritetet norvegjeze. Në vitin 2005 kur kishte kryer burgun, Princ Dobroshi ishte përcjellur nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie për në Kosovë. Kur u rikthye për të jetuar në vendlindjen e tij në Pejë, ai iu rikthye biznesit të lojërave të fatit. Në vitin 2012, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ai hapi biznesin “StarLotoSport”, e cila për aktivitet kishte bastvënien. Pas 14 ditësh ka bërë kërkesë për ndërrimin e emrit të biznesit duke e regjistruar si “Eurolive-24”. Kjo kompani është e regjistruar për bastvënie, bixhoz si dhe kafe.
Makina SHKODËR- Ekspertiza paraprake e makinës tip Benz me targa kroate, që u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka përfunduar. M...
nezar seiti TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seitin, i njohur si “...
Policia LUSHNJE- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Altin Rabija akuzohet nga...
TIRANË- Në korrik të vitit 2022, pas dy javësh të trazuara në pritje të qetësimit të detit, E.K. nga Elbasani hip...
Foto ilustruese MALIQ- Në lidhje me akuzat e rënda të hedhura ndaj 43-vjeçarit, Edison Shema nga vajza e shokut të tij janë...
qato dhe molla TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë burg dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës,...
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me akuzat e hedhura nha një adoleshente në Maliq ndaj shokut të babait të...
Foto KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Mësohet se arrestimi i tyre ...
foto ilustruese TIRANË- Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 13...
Arma KURBIN- Një 40-vjeçar është vën në pranga në Mamurras. Policia bën me dije se është parandaluar nj...