LIVE UPDATES
Aktualitet

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia/ GJKKO jep dënimin për avokatin Besart Logu

Në fund, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vbënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për 9 muaj.

16 Janar 2026, 16:14 Nga E. D
I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia/
GJKKO

TIRAN- GJKKO ka dhënë vendimin për avokati Besart Logu, i cili akuzohet se i mori 8 mijë euro ryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia. Mësohet se Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj.

Gjithashtu gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Po ashtu bëhet me dije se ii është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për 9 muaj.

Njoftimi i plote:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu. 5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohen të pandehurit. 6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:

-1 DVD+ËR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024; -1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar./Dosja.al

gjkko besart logu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet