Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Eksplozivi në vilën e Xhelal Mziut! Autori me biçikletë dhe i maskuar si punëtor, dalin PAMJET nga kamerat e sigurisë. Dyshohet se i njëjti person vendosi tritol në lokalin në Kamëz
Ekziston dyshimi se i njëjti person mund të jetë i përfshirë edhe në incidentin me tritol në një lokal në Kamëz, si dhe në të paktën gjashtë raste të tjera të ngjashme të regjistruara gjatë vitit të fundit në Kamëz dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
24 Nëntor 2025, 08:21Nga M.L
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANA- Pamjet e sigurisë të siguruara nga kamerat e banesave pranë shtëpisë së deputetit të PD, Xhelal Mziu, tregojnë një person që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në oborrin e tij. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet një individ i maskuar që lëviz pranë zonës ku ndodhi shpërthimi.
Ekziston dyshimi se i njëjti person mund të jetë i përfshirë edhe në incidentin me tritol në një lokal në Kamëz, si dhe në të paktën gjashtë raste të tjera të ngjashme të regjistruara gjatë vitit të fundit në Kamëz dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Në të gjitha episodet, kamerat e sigurisë kanë kapur një person me mënyrë veprimi të përafërt: i maskuar, i veshur me rroba të errëta ose duke imituar punëtor ndërtimi, ndërsa pas vendosjes së mjetit shpërthyes largohet me biçikletë./ Dosja.al