Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Maksim Et’hemaj ka theksuar se aktualisht shumica e operimeve për pasagjerët po kryhet manualisht. Por gjithashtu shtoi se vendi nuk rrezikon asgjë, veç vonesave.
TIRANË- Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë nga Aeroporti i Rinasit, u shpreh se sistemi TIMS vijon të qëndrojë i fikur. Kjo për shkak se po kryhen testet për të kuptuar se në ç’fazë janë sulmet kibernetike. Sipas tij aktualisht janë vetëm dy sportele, një në dalje dhe një në hyrje që po punojnë me sistemin TIMS, për të testuar nëse hakerat do të vijojnë sulmin.
Maksim Et’hemaj ka theksuar se aktualisht shumica e operimeve për pasagjerët po kryhet manualisht. Por gjithashtu shtoi se vendi nuk rrezikon asgjë, veç vonesave.
“Një sulm i tillë është sabotim. Kur ti bën një veprim të qëllimshëm është sabotim. Është jashtë Shqipërisë, dhe jemi në këto kushte. Pasagjerët u njoftuan në avancë që të vijnë më shpejt. Jemi në koordinim me qendrën e fluksit në Europë. Të hënën dhe në vazhdim do punojmë deri sa të kthehemi në normalitet. 2400 pasagjerë është fluksi në kushte normale por në këto kushte është 7 herë më pak. Pra 300 pasagjerë. Bëhet gjithçka manualisht. Asgjë nuk rrezikojmë nga ky sulm përveçse vonesat. Nuk është Shqipëria e para. Të gjithë shtetet sulmohen do jetë gjithmonë një luftë. Sistemi TIMS u fik për tu mbrojtur. Është hapur vetëm me një pozicion për të parë nëse është në sulme të tjera. Është një në ardhje dhe një në dalje në punë për tu siguruar se cfarë faze jemi. Janë shumë afër zgjidhjes po bëhen testet përfundimtare,”-tha Drejtori i Aviacionit Civil.
Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Sot, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.
Ismet Çekorja SHKODËR- Disa javë kanë kaluar nga vrasja e Ismet Çekorjas, por ende nuk ka asnjë të akuzuar për ...
Liman Morina Ata që kanë mbetur në veri të Shqipërisë, aty në Has janë kryesisht të moshuarit e vetmuar, me d...
TIRANË- Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në të gjitha pikat kufitare kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e të gjithë...
Foto ilustruese GREQI- Një 39-vjeçare ne origjinë shqiptare është arrestuat këtë mëngjes nga autoritetet hel...
Momenti i arrestimit FIER- Edison Kastrati është arrestuar nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë se ai mbante arm&eu...
Fatmir Manellari, Safet Hyskollari POGRADEC- Kanë kaluar 3 ditë nga vrasja në fshatin Gështenjas, por autori i ngjarjes Fatmir Manella...
Foto ilustruese SHBA- Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë...
Momenti kur futen në gjyq GREQI- "Të kalben në burg,"- kjo ka qenë thirrja e familjarëve të biznesmenit shqiptar Xhani Topall...
Ministria e Brendshme TIRANË- Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit ...
Foto ilustruese Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejto...