Pritet miratimi i amnistisë penale/ Nis seanca plenare në Kuvend, 4 interperlanca në rend dite
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
Nga hetimet rezulton se ‘Nova Construction’ e Ilir Shtufit ka ndërtuar për llogari të Luçiano Koçekut. Veprimet kryesore të projektit, përfshirë kontratat dhe aktet noteriale, janë zhvilluar në një linjë të koordinuar mes palëve të përfshira.

TIRANË- Ky pallat polifunksional në rrugën “Mine Peza” nuk është thjesht aktivitet zhvillimi urban, por një mekanizëm për përfitim përmes pastrimit të parave.
Në qendër të hetimit qëndron Luçiano Koçeku, i cili sipas materialeve hetimore dyshohet se ka ndikuar në çdo fazë të projektit, që nga sigurimi i truallit, leja e ndërtimit, deri te ndarja e sipërfaqeve përfituese.
“Nga komunikimet e kryera në SKY ECC nga personi nën hetim Luçiano Koçeku: Më datë 05.08.2020 komunikon: ‘a e do ke Mine Peza… ka filluar pallati… kati zgjidhe vet… sill një njeri të bëjmë kontratë porosie’…. Nga krahasimi i planimetrisë së dërguar në SKY ECC me atë të publikuar nga ‘Nova Construction’ rezulton se bëhet fjalë për të njëjtin objekt ndërtimi në rrugën ‘Mine Peza’” nga dosja hetimore.
Nga hetimet rezulton se ‘Nova Construction’ e Ilir Shtufit ka ndërtuar për llogari të Luçiano Koçekut. Veprimet kryesore të projektit, përfshirë kontratat dhe aktet noteriale, janë zhvilluar në një linjë të koordinuar mes palëve të përfshira.
Komunikimet e SKY ECC e nxjerrin zbuluar Koçekun si personi që zotëron dhe menaxhon në mënyrë de facto apartamente në objektin e ndërtuar në rrugën “Stavri Themeli”, Tiranë, të realizuar nga “Nova Construction 2012”.
“Nga një mesazh i datës 06.08.2020, ai shfaqet duke disponuar planimetrinë dhe të dhëna të detajuara të apartamentit nr. 6/4 me sipërfaqe totale 99.4 m². Personi nën hetim Luçiano Koçeku në tërësinë e komunikimeve paraqitet si pronar de facto i apartamenteve në këtë objekt, edhe pse nuk rezulton me akt noterial që i lindin të drejta reale mbi to” nga dosja hetimore.
Hetimet tregojnë se objekti është ndërtuar nga “Nova Construction”, në bashkëpunim me “DevelAlb Construction”, ndërsa shitjet janë formalizuar përmes kësaj të fundit. Një apartament i njëjtë me atë të shfaqur në SKY ECC rezulton më pas i regjistruar në ASHK në emër të palëve të treta.
Sipas prokurorisë, këto të dhëna krijojnë dyshime se apartamentet dhe projekti ndërtimor mund të jenë pjesë e një skeme ku pasuri të paligjshme janë kanalizuar përmes sektorit të ndërtimit./Top Channel
pamjet TIRANË- Prej më shumë se tre orësh qytetarët vijojnë të protestojnë për largimin e Kryeministrit Edi R...
TIRANË- Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmë të kësaj skeme shfaqen në disa prej zonave më të lakmuara t&e...
TIRANË- Dosja e klanit që mori jetë në takimet e ishullit të Arubas, ka në qendër të hetimit edhe Alfredo Hamzain dhe ...
pamej nga protesta TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kundër qeverisë Rama. Pjesëmarrësit kanë vazhduatr m...
TIRANË- Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve &rs...
protesta 18 TIRANË- Protestuesit në Tiranë kanë vijuar thirrjet edhe këtë mbrëmje, duke ftuar qytetarët q&eum...
TIRANË- Këtë të mërkuarë është shënuar dita e 18-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit&rd...
protesta e 18 TIRANË- Ka përfunduar protesta para KryeministrisC, ku u mbajtën fjalime të ndryshme të qytetarëve. Protestues...
TIRANË- Një skenë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë protestës së sotme. Nj&eum...
pamjet TIRANË- Një pedagoge ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në sistemin arsimor, duke theksuar se numri i studen...