"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Manollari akuzohet se i ka dërguar babait të tij, Mehdi Manollari një shumë prej 864 euro në Siri nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare”.
TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4 vite burg, Muhamet Manollarin, i akuzuar për financim të terrorizmit. Manollari akuzohet se i ka dërguar babait të tij, Mehdi Manollari një shumë prej 864 euro në Siri nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare”. Kjo dërgesë parash mësohet se është regjistruar në 19 nëntor 2018.
Sipas SPAK, Manollari nuk ia ka dërguar paratë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të atit pasi ai ka qenë i listuar si person ndaj të cilit nuk mund të kryheshin transferta, por ia ka nisur një personi tjetër të referuar prej tij, shtetasit sirian me iniciale A.A.S.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 29, datë 15.04.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, deklarimin e falsitetit të aktit konkretisht “Dërgesë Parash-KOPJA E Agjentit”, nr. ****, datë ****, ora ****, me shënimet “DËRGUESI A.N MARRËSI A.A.S”, e Unionit Financiar Tiranë sh.a (dokument i cili ndodhet bashkëngjitur Akt Ekspertimit grafik nr. 2213, datë 29.03.2024), duke urdhëruar fshirjen tërësore të këtij dokumenti me anë të asgjësimit sipas parashikimeve proceduriale.
4. Bazuar në nenin 190 dhe 224 të K.Pr.Penale, provat materiale që janë: CD të Përgjimeve sipas procesverbalit datë 21.02.2024, CD të dërguara me shkresat përkatëse nga Kompanitë Celuare, Cd të dërguara nga ana e institucioneve të ndryshme dhe DVD përkatëse, mbetën pjesë e dosjes.
5. Shpenzimet hetimore të llogaritura në shumën 12500 (dymbëshjetë mijë e pesëqind) lekë, dhe ato gjyqësore sipas formularit përkatës t’i ngarkohen të pandehurit.
6. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptarë në aeroportin Orio al Serio të I...
Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja m&...
Erjon Pelivani TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u q&eum...
Erjon Pelivani TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u q&eum...
Gjadër GJADËR- Një episod dhune është regjistruar në kampin e Gjadrit ku janë riatdhesuar nga Italia 40 emigrant&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kur vjen puna te veshjet, shqiptarët janë treguar racionalë me shpenzimet, sidomos në dekadën e fundi...
Foto ilustruese TIRANA- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë pranë ...
Foto ilustruese KOSOVA- Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajt...
Ilaria Sula dhe Mark Samson ITALI- 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sulën ka rrëfyer detaje tron...
Foto ilustruese MORINA- Një 48-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës pasi i...