LIVE UPDATES
Aktualitet

I afërmi i Kreut të PS Berat ngre godinën pa leje mes zonës së mbrojtur

Sipas denoncimit, ai që po ndërton, është Dejni Zylyftari, i cili punon si topograf në Bashkinë e këtij qyteti, por njëkohësisht edhe i afërm i Kryetares së PS në Berat, Valbona Zylyftari, e cila është prefekte e qarkut.

12 Dhjetor 2023, 22:33 Nga h.k
I afërmi i Kreut të PS Berat ngre godinën pa leje mes zonës
Foto nga godina

BERAT-Një ndërtim pa leje në lagjen “28 nëntori” në Berat, zonë e klasifikuar e mbrojtur, e kontrolluar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është denoncuar nga emisioni “Stop”. Sipas denoncimit, ai që po ndërton, është Dejni Zylyftari, i cili punon si topograf në Bashkinë e këtij qyteti, por njëkohësisht edhe i afërm i Kryetares së PS në Berat, Valbona Zylyftari, e cila është prefekte e qarkut.

Denoncuesi: Jam trashëgimtar i kësaj shtëpisë këtu. Kisha një shtëpi këtu përballë, dikush e ka shitur, nuk e dimë se kush e kishte blerë. Kur vij këtu, ai kishte kryer punime, por nuk dukeshin në ato moment sepse ishte vetëm kati, sa ishte shkatërruar si shtëpi.

Gazetari: Katin e dytë e kishin shkatërruar komplet?

Denoncuesi: E kishte shkatërruar, edhe kishte ruajtur vetëm strukturën e katit të parë, këto muret. Dhe nga infrastruktura që ka ngritur ne na ka shqetësuar shumë, se na ka ardhur mbi shtëpi. Sepse këtu rrugicat janë shumë të ngushta, 2 metra, 1 metër e 80. Në qoftë se ai del rreth 70 centimetra sa ka dal tani nga shtëpia, ai vjen mbi shtëpi, ne nuk rrimë dot të qetë në jetën tonë. Menduam se do ta bënte shtëpi, ai po e bënë hotel, sepse duket nga struktura. Edhe ai vetë ma ka pranuar. Ky person po vjen nga jashtë dhe ky është një punonjës i bashkisë, kjo është pjesa më e rëndë.

Gazetari: Është punonjës bashkie?

Denoncuesi: Është punonjës bashkie, punon topograf dhe ky është personi i parë që duhet të zbatojë ligjin. Ai duhet të më mësoj mua se çfarë të bëj, jo të bëjë vetë. Ja shikoje, ore të marrësh një njeri nga rruga aty, të marrësh një njeri nga rruga ta shikojë, sepse ne jemi uniformë këtu. Unë nuk e di ku e gjen forcën ky njeri.

Sipas “Stop”, ekspertët tregojnë, se vendi, ku po ndërtohet nuk është i lejuar. Por kështu edhe materialet e betonit apo hekurit nuk lejohen të përdoren në këtë zonë.

Pas konstatimit emisioni i është drejtuar Institutit të Monumenteve të Kulturës Berat, për të pyetur a ka leje për këtë ndërtim. Përgjigja ishte, se nuk rezulton të jetë dhënë leje nga IMKK.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Po me ç’më thotë drejtori, ka leje vetëm nga Bashkia…

Gazetari: Nga Instituti nuk ka?

Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Nga Instituti jo. 

Pas kësaj ata kanë informuar IMKK-në dhe Ministrinë e Kulturës, ku juristja na tha se do të merren të gjitha masat, për rikthimin e situatës në kushtet e parandërhyrjes.

Në bashkinë e Beratit nuk është bërë asnjë lëvizje edhe pse para denoncimit në “Stop” një tjetër ishte bërë në IMT-në e bashkisë.

Instituti Kombëtar i Monumenteve: Ky i ka marrë vetëm në Bashki, domethënë në Ministrinë e Kulturës… Bashkia nuk duhet ta japë lejen pa marrë miratimin tek ne fillimisht dhe puna është, se këtu duhet të kishte reaguar drejtoria rajonale. E përcjellin ata në Tiranë për ta hequr… Tani të tregohem edhe unë e sinqertë, sepse në fund të ditës të gjithë përgjigjemi për veten tonë. Tani e vërteta është, që drejtoria rajonale, si institucion i specializuar, i ka në administrim dhe ajo, në momentin, që shikon një punim, shkon e vërteton ke leje, s’ke leje dhe duhet t’i pezullojë punimet dhe njoftimi i shkon IMT-së. Kjo gjë nuk është bërë nga drejtoria rajonale. Kjo gjë bëhet tani, domethënë, do bëhet tani… A ka vlerë tani, se ai i ka përfunduar, ai tani duhet ta kthejë në gjendjen e mëparshme me ligjin 27 të 2018-ës të Trashëgimisë Kulturore. Këtij zotërisë do t’i bëhet një kërkesë dhe do i thuhet, që projekti nuk ka marrë miratimin e KKTM-së, që është Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe objekti do kthehet në gjendjen e mëparshme.

Drejtuesi provizor i IMT-së Berat, Gerti Konti, erdhi vetë në terren, ku konstatoi ndërtimin pa leje me beton e hekur në një zonë të ndaluar, monument kulture. Konti tha, se do te merren masat, gjobë dhe prishje e ndërtimit nga strukturat e IMT-së Berat.

Gazetari: Ja ku është nusja, ja ku është dhëndri! Domethënë duket qartë, është ndërtuar, është bërë soletë…

IMT Berat, Gerti Kondi: Duket, ajo është gjë, që …nuk ka nevojë për…

Gazetari: Nuk do as laps, as kalem të kuptohet, që është ndërtim i ri…

IMT Berat, Gerti Kondi: Tamam!

Gazetari: Ideja është që kur konstaton një ndërtim pa leje, çfarë ndiqet si jurist?

IMT Berat, Gerti Kondi: Si jurist ndiqet… bëhet kallëzimi në polici, ndjek hallkat për ndërtim pa leje për anën e shkeljes ligjore tek prokuroria. Pjesa e IMT-së zbaton vendimet me gjoba, urdhër prishje, të gjitha procedurat zinxhir.

Gazetari: Do merren të gjitha këto masat tani?

IMT Berat, Gerti Kondi: Po po, masat do merren. Çfarë parashikon ligji që do penalizohet, do penalizohet. Çdo masë do merret.

investigim berat

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim