3 Prill 2024, 18:04
Nga r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi trafikun e klandestinëve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.
Duke marrë në analizë aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Këlcyrë ku vdiq shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantët pakistanezë që transportonte ilegalisht, Hoxha shpjegoi në "Top Talk" sesi funksionojnë linjat e trafikut të klandestinëve në Shqipëri.
“Kryesisht funksionon në këtë formë. Në Shqipëri, kemi trafikantë vendas, të klandestinëve dhe trafikantë të thuaj që kanë ardhur në Shqipëri, kanë hapur një biznes si mbulim dhe koordinojnë veprimet teksa qëndrojnë këtu. Ka shtetas egjiptianë, arabë, të cilët të vendosur në Shqipëri organizonin trafikun e klandestinëve. Kinezë janë të vendosur këtu, filipinas, Shqipëria është e mbushur me emigrantë që vijnë nga këto vende. Këta që janë në Shqipëri, koordinojnë lidhjet me ata që I sjellin dhe me vendasit që I kalojnë drejt vendeve të BE. Në rastin konkret ka ndodhur në këtë formë. Trafikantët të vendeve aziatike që qëndrojnë në Greqi, kanë lidhje me trafikantët shqiptarë për t’i kaluar në BE. Ai në Greqi organizon hyrjen në territorin grek, kalimin në territorin grek. Shqiptarët i marrin nga brenda kufirit grek, kanë ligjin që i lejon t’i sjellin nëpërmjet kufirit të gjelbër. Kalojnë më pas në dy drejtime, nëpërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”– shpjegoi Hoxha.
Ndër të tjera, gazetari shpjegoi sesi në rastet që janë kapur deri tani, klandestinët priten nga grupe të ndryshme shqiptarësh në jug të vendit, si Tepelenë e Gjirokastër dhe më pas i marrin në dorëzim persona nga veriu që bëjnë kalimin e tyre drejt Kosovës apo Malit të Zi.
“Në rastet që janë kapur deri tani, trafikantët që presin janë Tepelenë, Gjirokastër, Përmet etj. Ata i sjellin në vend, më pas nga veriu, i marrin dhe i çojnë përtej kufirit. Ky është trafik që nuk sjell ndonjë sasi shumë të madhe parash. Në një rast në Pogradec, u kap një grup me 86 persona, me nga 300 euro secili”– tha gazetari.
artan hoxha
Aktualitet
3 Prill 2024, 17:22
r.ll
foto nga punimet
SHËNGJIN- Ka filluar puna për ndërtimin e një qendre për regjistrimin emigrantëve në qytetin e portit v...
Aktualitet
3 Prill 2024, 16:45
r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 46-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë dhe është shpallur në kër...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:48
M.B
OSHEE
TIRANA- Të gjithë ata që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike qoftë biznese, familjarë a...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:43
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Piktori Ali Oseku u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 80-vjeçar...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e kantierit ku po punonte, në kryeqytet, dhe për pasojë...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:15
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fermerët në Shqipëri janë bërë bashkë për të themeluar Shoqatën e Bleg...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mesazhe të dyshimta në telefona, WhatsApp apo forma të tjera, të cilat priren t’ju udhëzojn&...
Aktualitet
3 Prill 2024, 14:06
M.B
Gjin Gjergji
BRITANI- 52-vjeçari shqiptar, i dënuar për pedofili pas përdhunimit të një 15-vjeçareje në vi...
Aktualitet
3 Prill 2024, 13:57
M.B
La piana di Fondi
ITALIA- 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekz...
Aktualitet
3 Prill 2024, 13:33
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime pë...