LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia prekëse e një nëne, vuante nga probleme psikologjike dhe nuk mund të takonte fëmijët

Nëna fatkeqe, e humbi kujdestarinë ligjore për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore. Pasi e pa të pamundur që të zhvillohet takimi në mënyrë vullnetare ajo iu drejtua përmbarimit.

21 Janar 2026, 22:14 Nga E. D
Historia prekëse e një nëne, vuante nga probleme psikologjike dhe
foto ilustruese

TIRANË- Shtetasja me inicialet R.M kërkonte të takonte fëmijët sipas vendimit të gjykatës. Nëna fatkeqe, e humbi kujdestarinë ligjore për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore. Pasi e pa të pamundur që të zhvillohet takimi në mënyrë vullnetare ajo iu drejtua përmbarimit.

Dosja tregon një rast mjaft sensitiv. Historiku i familjes shoqërohej me trauma të cilat kishin lënë gjurmë të pashlyeshme tek të dy fëmijët e mitur. Në vendimin e gjykatës janë caktuar ditët e takimit të nënës me fëmijët nën mbikëqyrjen e babait, duke marrë parasysh faktin që nëna vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Prindi që ka për detyrë të rrisë dhe edukojë fëmijën, duhet patjetër që ti flasë fëmijës për figurën prindërore i cili nuk e rrit duhet ti tregojë se kush është nëna apo babai i tij familja e tij duhet ti flasë vetëm mirë për të dhe nga ana tjetër prindi tjetër duhet të paguajë vet vullnetarisht detyrimin ushqimor për fëmijën, është minimumi që mund të bëhet për fëmijën e vet”, u shpreh përmbaruesja gjyqësore Majlinda Vasili.

Në rastin e nënës fatkeqe me probleme të shëndetit mendor, takimi me fëmijët fillimisht ishte tepër i vështirë. Të miturit nuk shfaqnin vullnet dhe dëshirë për t’u afruar me nënën e tyre. Për çështjen në fjalë u vendos pezullimi i zbatimit të vendimit.

Dosja përmbarimore në fjalë është bërë objekt i hetimit të Prokurorisë së Tiranës. Pas disa kohësh, shkaqet ligjore për pezullimin e ekzekutimit ranë, dhe nëna shfaqi sërish interes për vijimin e takimit të fëmijëve. Vështirësinë e rastit e tregon edhe fakti se të paktën dy psikologë janë tërhequr nga kjo praktikë.

“Nuk kuptohet asnjëherë pozita e vështirë e fëmijës aspekti psikologjik, nesër ky fëmijë nuk do të relacionohet apo nuk do të krijojë marrëdhënie të shëndetshme me persona të tjerë”, u shpreh psikologia  Eriona Hoxha.

Duke pasur specifika të veçanta, me ndihmën dhe rekomandimin e ekspertes psikologe si dhe shërbimeve sociale, janë realizuar fillimisht takime virtuale nënë- fëmijë. Përmbaruesi gjyqësor ka qenë i pranishëm në këto takime virtuale. Gradualisht këto takime janë vijuar fizikisht pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë deri në momentin që fëmijët e mitur u shfaqën më të qetë dhe takimet mund të bëheshin jashtë institucionit./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet