LIVE UPDATES
Aktualitet

Statistikat e frikshme, mijëra dosje në përmbarim, fëmijëve u mohohet pensioni ushqimor dhe takimi me prindin

Një pjesë janë për pensionin ushqimor, të tjerë ekzekutim të vendimit të gjykatës për marrjen e fëmijës nga njëra palë, e disa për realizimin e takimeve me fëmijën. Të gjitha rëndojnë mbi supet e brishta të fëmijëve.

21 Janar 2026, 21:32 Nga E. D
Statistikat e frikshme, mijëra dosje në përmbarim,
foto ilustruese

TIRANË- Të dhënat tregojnë një panoramë shqetësuese. Vetëm në përmbarimin gjyqësor shtetëror për muajt janar deri në korrik 2025 janë 60 mijë dosje në ekzekutim. Një pjesë janë për pensionin ushqimor, të tjerë ekzekutim të vendimit të gjykatës për marrjen e fëmijës nga njëra palë, e disa për realizimin e takimeve me fëmijën. Të gjitha rëndojnë mbi supet e brishta të fëmijëve.

“Kam pasur raste që dosjet kanë qenë edhe në shërbim përmbarimor privat 2–3 vite, aty nuk është bërë i mundur ekzekutimi, kanë ardhur në përmbarimin Tiranë e kanë dosjen këtu dhe këtu është bërë e mundur marrja e gjithë detyrimeve të prapambetura dhe pastaj ka vijuar me ekzekutimin periodik, mujor. Kur e kam thërritur debitorin në zyrë më ka thënë nuk i derdh detyrimet sepse i merr lekët ajo për ish-partneren”, u shpreh Majlinda Vasili, përmbaruese gjyqësore.

“Deri në korrik të 2025, përsa u përket pensioneve ushqimore, janë 8247 çështje që kanë këtë objekt, nga të cilat 8108 janë në ekzekutim të vazhdueshëm. Gjithashtu, për takime me fëmijët janë 1415 çështje përmbarimore, ndërsa për kujdestari për fëmijë janë 58 dosje përmbarimore”, u shpreh Ergys Qirici, Drejtor i Përmbarimit Shtetëror.

Pensioni ushqimor, i cili është detyrim i njërit prind karshi prindit tjetër për fëmijën, i vendos ata në një betejë të ashpër në dyert e përmbarimit. Ish-bashkëshortët nuk e shlyejnë këtë detyrim, pasi nuk duan t’i japin para ish-bashkëshortes. Në këto kushte ka një procedurë të përcaktuar nga ligji, sipas së cilës bëhet njoftimi dhe i kërkohet prindit të shlyejë detyrimin. Nëse nuk kryhet, bëhet një hetim pasuror. Më pas sekuestrohen pasuritë për t’i nxjerrë në ankand, me qëllim që t’i jepet fëmijës shuma e parave që i detyrohet.

“Vështirësitë më të mëdha janë kur njëri nga prindërit ose pala debitore nuk ka pasuri, qoftë kjo pasuri e luajtshme apo pasuri e paluajtshme; vështirësi është kur njëri nga prindërit nuk është në Shqipëri dhe, pavarësisht hetimeve të herëpashershme që bën përmbaruesi, nuk i gjendet pasuri”, u shpreh Ergys Qirici, Drejtor i Përmbarimit Shtetëror.

Prindërit duhet të paguajnë detyrimin për fëmijën deri në moshën 25 vjeç, në rast se fëmija ndjek arsimin e lartë, gjë e cila nuk ndodh. Prindi nuk tregon adresën e saktë të vendbanimit, fsheh të ardhurat dhe pasuritë, madje ka raste që ikën jashtë vendit. Shpesh ata fshehin pasurinë duke ua kaluar familjarëve të tjerë.

“Ata paguajnë një herë, 5 muaj nuk paguajnë, 1 vit nuk paguajnë, rikujtohen pastaj bëjnë një pagesë përsëri, ndërkohë që fëmija shpenzimet i ka mujore”, u shpreh Majlinda Vasili, përmbaruese gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë po shqyrton disa propozime që bëjnë fjalë për masa ligjore në rastet kur prindi fsheh të ardhurat apo pronat me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj fëmijëve.

Dhënia e pensionit përbën vetëm një prej vështirësive. Për realizimin e një takimi me fëmijën duhet të angazhohen një përfaqësues nga njësia për mbrojtjen e fëmijës, psikologia dhe përmbaruesi.

Prindi që i drejtohet përmbarimit për takim me fëmijën ose ekzekutim vendimi për marrjen e fëmijës është i detyruar të paguajë një tarifë prej 40 mijë lekësh për psikologen, si dhe 6 mijë lekë për të vënë në lëvizje përmbarimin.

“Ai prind i cili përfiton nga ligji 111 i vitit 2017 për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, që përfiton avokat falas, përfiton përjashtim nga taksat dhe tarifat gjyqësore; të bëhet e mundur me amendim në këtë ligj që të përfitojë edhe përjashtimin nga tarifat e psikologut”, u shpreh Ergys Qirici, Drejtor i Përmbarimit Shtetëror.

Kjo pagesë përfshin pjesëmarrjen e psikologes në të gjitha takimet deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve të dyja palëve dhe gjendjen e qetë të fëmijës. Për pjesën më të madhe të rasteve kjo konsiderohet një tarifë e lartë.

“Për ato palë kreditore ose për atë prind i cili nuk ka mundësi për të parapaguar tarifën e psikologut, të ofrohet bonus nga urdhri i psikologut. Pjesa më e madhe e përmbaruesve mundohen që të kenë një bashkëpunim jo vetëm me kreditorin në rastin konkret, por të ketë një bashkëpunim edhe me njësinë e mbrojtjes së fëmijës, ashtu edhe me psikologun, i cili është i detyrueshëm në çdo takim që bëhet ndërmjet palëve për fëmijën”, u shpreh Ergys Qirici, Drejtor i Përmbarimit Shtetëror./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet