LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk donte ta shihte, jetim me baba”, rrëfimi prekës i nënës: Ai u mohonte fëmijëve bukën e gojës, dhuna psikologjike…

Gjykata vendosi që fëmijët t’i mbajë nëna. Në këto kushte u përcaktua që pensionin ushqimor ta paguante babai. Babai refuzon të paguajë për një kohë të gjatë duke e detyruar ish bashkëshorten t’i drejtohet përmbarimit gjyqësor shtetëror.

21 Janar 2026, 21:26 Nga E. D

“Nuk donte ta shihte, jetim me baba”, rrëfimi prekës i

TIRANË- Kjo zonjë 36 -vjeçare, vendosi t’i japë fund martesës në vitin 2020 pasi zbuloi se i shoqi e tradhtonte. Nëna e dy fëmijëve, njëri vetëm 5 muajsh, u kthye në shtëpinë e prindërve. Menjëherë nisi procedurat e divorcit. Gjatë kësaj periudhe, u përball me tentativat e dhunshme të bashkëshortit për t’ia marrë fëmijët.

“Para se të dilte vendimi i gjykatës ai donte ti takonte, të voglin e ka marrë me dhunë. Ishin të dy, e ka gjuajtur të madhin, e ka shtyre. Në atë moment filloj me gjykatat, kam marrë policinë, kërkova urdhër mbrojtje për vete dhe dy fëmijët dhe kjo shkoi 9 muaj”, u shpreh ajo.

Gjykata vendosi që fëmijët t’i mbajë nëna. Në këto kushte u përcaktua që pensionin ushqimor ta paguante babai. Babai refuzon të paguajë për një kohë të gjatë duke e detyruar ish bashkëshorten t’i drejtohet përmbarimit gjyqësor shtetëror.

“Fjala që thotë ai është unë nuk të jap ty lekë domethënë në çdo gjë ai e ka gjithë mllefin me mua dhe ka qenë shumë i sigurt që unë nuk do ia dal sepse nuk do të shkoja nëpër zyra dhe sipas atij ai ka qenë shumë i zgjuar dhe unë nuk merrja vesh”, tha ajo.

Kërcënimet ishin të vazhdueshme. Ndonëse nuk e shprehte përpara ish bashkëshortit, ajo ishte e frikësuar. Kjo është një luftë që nuk ka fund për aq kohë sa janë fëmijët në mes. Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga ky divorc, dhe sot ish bashkëshorti është i martuar më një tjetër grua, vijon kërcënimet.

“Kisha parë disa mesazhe që ai komunikonte me vëllain e vet dhe i thoshte që nëse unë e shoh në rrugë për mua do ta djeg me acid. Nuk i intereson fare, unë po punoj që ty të të bëj diçka të keqe për ty dhe do ia arrij qëllimit më tha mua, të keqen e ka me mua, kurse të madhit i tha me ty s’kam punë fare, ne do të bëjmë një bisedë kur ti të jesh 18 vjeç, se tani nuk po sillem keq me ty sepse je i vogël por pasi ti të bëhesh 18 vjeç do të kemi një bisedë serioze dhe atëherë do të të kthehem edhe unë siç je edhe ti”, u shpreh ajo.

Sot, djemtë janë përkatësisht në moshat 5 dhe 15 vjeç. I madhi ka qenë dëshmitar i çdo situate të ndodhur në familje. Marrëdhënia me të atin nuk është e mirë për shkak të paragjykimeve që ka babai. E konsideron të birin sikur mban anën e nënës në konfliktin mes tyre.

“Në fillim kur jemi ndarë unë ia çoja, mendoja që të mbanin një marrëdhënie të mirë të paktën me djalin e madh, sepse kur ka ndodhur pjesa e tradhtisë e ka parë vet djali’, tha ajo.

Është fëmijë pak i ndrojtur dhe filloi të mbyllej në vetvete, nuk donte ta shikonte të atin e shikoja që edhe kur e çoja unë shkonte me zor. Ti bën sipas mamit kurse këtë të voglin do ta marr unë do ta rris unë’, u shpreh.

Ndonëse vitet kanë kaluar, konflikti nuk u zbut kurrë dhe pasojat I vuajnë fëmijët. Përplasja e fundit ishte për të firmosur dokumentet e aprovimit për daljen e fëmijëve jashtë shtetit me nënën. Një moment tensioni në takim që ka shtyrë nënën drejt një tjetër beteje në gjykatë.

“Filloi duke i folur që ty mami të ka bërë vaksinat, ty mami të ka rritur me urrejtje ndaj meje, mbase një ditë do duash të më vrasësh. Me këtë lloj bisede unë do të bëj të pamundurën tani që ky të mos e realizojë takimin me të voglin por as me të madhin dhe në mesazhin e fundit që pasi e dha firmën, i ka shkruajtur djalit që dhe shko bëj pak not se e ke trupin si femër. Mendoj që do ti drejtohem Gjykatës që do tia ndaloj nuk bëhet fjalë përderisa janë nën kujdestarinë time deri në 18 nuk do të lejoj më që të bëhet ai takim pastaj është zgjedhja e tyre”, tha ajo.

“Sado që të bëj unë, sado që të mos u mungojë gjë atë ndjenjë gjithmonë do ta kenë një mungesë, mendoj ky i vogli nuk e di d.m.th. ai fëmijë do jetë gjithë jetën, unë e quaj jetim, nuk e di si është dashuria e babait nuk e ka ndjerë kurrë’, u shpreh ajo./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet