LIVE UPDATES
Aktualitet

Hakerat nxjerrin sekretet e Policisë, Prokuroria i kërkoi Rusisë mbylljen e kanalit në Telegram, asnjë përgjigje nga Moska

Hakerat që kryen sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë kanë publikuar një tjetër sistem sekret me gjithë databazën e informacionit kriminal të policisë shqiptare. Nga ana tjetër, prokuroria shqiptare i ka dërguar autoriteteve ruse një kërkesë për mbylljen e kanalit të grupit Homeland Justice në Telegram por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.

3 Tetor 2022, 16:55 Nga k.m.
Hakerat nxjerrin sekretet e Policisë, Prokuroria i kërkoi Rusisë
Foto ilustruese

Prokuroria shqiptare i ka drejtuar një letërporosi Ministrisë ruse të Drejtësisë për ekzekutimin e një vendimi gjykate për mbylljen e faqes Homeland Justice në aplikacionin Telegram. Ky rrjet social kontrollohet dhe administrohet me servera qëndrorë në Rusi, ndaj dhe ekzekutimi i letërporosisë e nxjerrë nga prokuroria e Tiranës, i është drejtuar pikërisht këtyre autoriteteve.

Kërkesa është dërguar dy javë më parë, ndërsa zyrat e oficerëve të kontaktit në ambasadat respektive, mësohet të mos kenë marë asnjë veprim, për zbatimin e kësaj kërkese.

Me sa duket nevoja e palës shqiptare për ndihmë të ndërsjelltë juridike, ka rënë në vesh të shurdhër në Rusi, edhe pse kanali i Homeland Justice në Telegram vazhdon të publikojë peiodikisht të dhëna sekrete e sensitive të shtetit shqiptar.

Së fundi, grupi i hakerave iranianë Homeland Justice, ka hedhur në rrjetin Telegram mëngjesin e së hënës një databazë tjetër të dhënash me personat e dyshuar për krime të ndryshme në Shqipërisë. Bëhet fjalë për 12 mijë e 500 faqe material nga sistemi Memex, ku janë të renditur në vite me rradhë mijëra persona si të dyshuar nga policia.

Kjo databazë konsiderohet si kartoteka kriminale e çdo personi të dyshuar, ku jepet të dhënat personale të individit. Duke filluar nga numri personal, gjurmët e gishtave, dhe deri tek vepra penale për të cilën është dyshuar apo shoqëruar në polici.

Deputetë, ministria, ish-ministra, zyrtarë të ndryshëm, prokurorë dhe gjyqtarë por edhe emra të njohur të botës së krimit janë pjesë e kësaj liste të publikuar tashmë nga Homeland Justice. Databaza, i përket sistemit policor Memex, ku raportohen informacione të policisë kriminale, mbi personat e dyshuar dhe të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Mes të dhënave të mijëra personave të vjedhura tashmë nga hakerat nuk mungon as biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, fati i të cilit prej datës 9 gusht 2022, nuk dihet.

Martinaj në këtë foto shfaqet në moshë rreth 24 vjeç, dhe nuk jepen të dhëna se për çfarë vepre penale është dyshuar. Në listën kriminale të personave të dyshuar rezulton të jetë, Elisa Spiropali, me detyrë deputete dhe Ministre e Shtetit në qeverinë Rama. Shpëtim Gjika, me detyrë ish-kryebashkiak i Vlorës është pjesë e kësaj liste, pasi rezulton të jetë arrestuar dhe proceduar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”./OraNews

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet