Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në pranga përfundoi 41-vjeçari i identifikuar me inicialet P. S., 41 vjeç, i cili ishte i dënuar për pengmarrje.
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete një 41-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona të tjerë, për moskallëzim krimi. Në pranga përfundoi 41-vjeçari i identifikuar me inicialet P. S., 41 vjeç, i cili ishte i dënuar për pengmarrje.
NJOFTIMI I PLOTË
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Escaper", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. U kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete, vihet në pranga 41-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën "Jordan Misja", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Escaper”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, B. H., 51 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. S. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Shtetasit B. D., B. H. dhe L. M. kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shqipëtari i arrestuar në Greqi GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet kur shqiptari, i cili rrëmbeu dhe përdhunoi ish-gruan e ...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të sistemit MEMEX nga hackerat iranianë. Policia mohon se sistemi ësht...
Policia POGRADEC- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Ky person, dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmu...
Harta Ndërsa një valë e re emigracioni ka pushtuar vendin, argumentet e shqiptarëve për të ikur nuk duket se ia mbushin mendj...
Banesa KLOS- Shpend Lleshi ka dhënë dëshminë e tij për grupin hetimor, lidhur me grabitjen e banesës së tij. Ai dhe n&eu...
Kanabisi SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar gjashtë persona me origjinë shqiptare gjatë operacion...
Aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Raportohet ...
Shkolla DURRËS- Ditën e sotme, kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare 'Vëllezërit Haradinaj'...
Foto Ilustruese SHKODËR- Banorët e dy fshatrave në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak ...
Foto ilustrim SHKODER- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një banesë në fshatin Kosmaç në Shkodër. Do...