16 Maj 2022, 15:37
Nga DOSJA

TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018. Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy të akuzuarve kanë kërkuar rrëzimin e akuzave me pretendimin se ishin të pafajshëm, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e gjykatësit.
Kështu që sot, Dino Muho u dënua me 19 vite burg, nga 17 që u dënua në shkallën e parë; ndërsa babai i tij, është dënuar me 22 vite për E’them Muhon nga 20 vjet që ishte dënuar më parë. Më të marrë dënimin, të dy janë vënë në pranga, pasi gjatë hetimeve dy të dënuarit qëndronin në "arrest shtëpie" për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit.
Si ndodhi vrasja mes të afërmve që tronditi Memaliajn?
Në 2016, babë e bir, E'them dhe Dino Muho kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën, Alket Muho, duke e akuzuar se tokat që kishte marrë nuk ishin tijat. E'them Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokën me ligjin 7501. 2 vite më pas, viktima u qëllua me 20 plumba automatiku model 56 nga babë e bir. Pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij, e cila ka dëshmuar se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë: Çfarë bëni kështu more çuna?. Më pas e vranë me breshëri automatiku.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:00
Proteste ne Diber
DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:02
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të P...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:16
Enkelejda Kapedani
TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pav...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:51
Policia
TIRANË- Sërish zjarr në ashensor. Tashmë zjarri ka përfshirë ashensorin e pallatit në një kompleks pallate...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:40
TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiran&...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:34
Pamje nga QSUT
TIRANË- Dalin pamjet nga brenda të rrëzimit të ashensorit në QSUT. Siç duket edhe nga fotoja...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:33
Ardit Kërtusha
DURRËS- Një person i maskuar me kapele ishte ai i cili qëlloi me armë zjarri Ardit Kërtushën, ish-ka...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:28
Foto ilustruese
VLORË- Një pallat në Vlorë është përfshirë nga flakët ditën e sotmë rreth orës ...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:25
DURRËS- 31-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin bregdetar, është Ardit Kërtusha, ish-kandidat I PS p&...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:19
Noizy dhe pamje nga lokali
DURRËS- Të shtënat me armë që ndodhën paraditen e sotme në Durrës ishin në lokalin...