LIVE UPDATES
Aktualitet

Groposi granatat e dorës për të ruajtur fëmijët, pasi policia bëri sehir për 20 vjet, ja si u zgjidh problemin në Elbasan

Ka gati 20 vjet që këto granata i ka groposur në oborrin e tij dhe me gjithë njoftimet që ka bërë në polici për heqjen e tyre sot e kësaj dite i ka në oborr.

16 Dhjetor 2024, 20:43 Nga M.B
Groposi granatat e dorës për të ruajtur fëmijët, pasi
Foto nga emisioni

ELBASAN- Petrit Çekrezi nga fshati Gjonme, Njësia Administrative Gjergjan në Elbasan, ankohet në Fiks Fare për 4 granata që ndodhen në oborrin e shtëpisë së tij që nga viti 2007. Ka gati 20 vjet që këto granata i ka groposur në oborrin e tij dhe me gjithë njoftimet që ka bërë në polici për heqjen e tyre sot e kësaj dite i ka në oborr.

Petriti tregon se ka qenë viti 2007 kur fëmijët e tij duke luajtur i kanë gjetur këto granata. Ai  asokohe ndodhej në emigrim në Greqi dhe vihet në dijeni për to nga gruaja.  E udhëzon që të bëjë njoftimin në polici dhe ashtu kanë berë me vite me radhë kanë njoftuar tek polici i zonës, por që askush nuk ka marrë asnjë masë. Në këto kushte ai pasi kthehet nga Greqia i merr granatat me siguresë dhe i gropos një metër thellësi në oborrin e tij. “Kam hapur gropë një metër të thellë dhe i kam futur aty, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër kisha frikën e fëmijëve dhe të familjes” tregon Petriti.

Ajo që e shqetëson tani është se dikur ka vënë dhe piketa se ku i ka groposur, por sot e kësaj dite ngaqë ata kanë qenë edhe familjarisht në Greqi për disa vite, ata që kanë mirëmbajtur shtëpinë dhe pastruar oborrin i kanë hequr. Pra sot nuk dihet edhe vendi i saktë se ku janë groposur.

Pasi janë kthyer nga emigracioni sërish ka njoftuar tek plotfuqishmi zonës se ka granata të groposura, por nuk është bërë asgjë deri në janar të 2024. Në këtë muaj ka njoftuar deputetin e zonës për shqetësimin dhe vetëm atëherë policia ka shkuar në shtëpinë e tij. Policia mori përsipër në njoftimin e institucioneve, ato të ushtrisë për të bërë të mundur ç’aktivizim e granatave dhe lëvizjen e tyre. Sërish ende asgjë. Petriti tregon se ka bërë ankesa edhe në njësinë administrative në të gjithë administratorët që janë ndërruar, pa zgjidhje.

” I jam drejtuar Fiksit, pasi është e vetmja mënyrë që unë të kem një zgjidhje, se dua të punoj tokën por kam frikë”, shprehet Petriti.

Fiksi u vu në kontakt edhe me administratorin e Njësisë Administrative Gjergjan i cili pohoi në telefon se e njihte shumë mirë rastin dhe e ka raportuar atë. Pyetjes së Fiksit se përveç policisë a i është drejtuar edhe ushtrisë ai pohon se ky është rast i rrallë dhe i vetëm dhe nuk ka patur eksperiencë për të bërë ankesa në institucione të tjera. ” Njoftova policinë dhe me e fjeta mendjen se do merreshin ata me këtë problem, se po t’u thosha që qytetari ka armë në shtëpi do shkonin me vrap ta arrestonin ” shprehet ai për Fiksin.

Fiksi i interesua edhe në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan menjëherë i është drejtuar emergjencave civile pranë Prefekturës Elbasan.  Në shkresë thuhet se z. Petrit Çekrezi është ankuar në 12 dhjetor që në oborrin e tij ka të groposura 4- 5 granata jeshile me siguresë, por që nuk di saktësisht vendin e groposjes.  Kështu që kërkohet nga emergjencat civile të ndërhyjnë në kërkimin e ndihmës së ushtrisë, forcave xheniere për të përdorur pajisjet e ushtrisë për lokalizimin e tyre për t’i dedektuar.

Fiksi u interesua edhe prane Prefekturës Elbasan ku prefekti Ali Mysliu shpjegoi se ishin vënë në dijeni për rastin ditën e premte dt 13 dhjetor, ndërkohë që shkresa zyrtare nga Policia Elbasan u kishte shkuar sot datat 16 dhjetor. ” Menjëherë kemi dërguar pranë Ministrisë së Mbrojtjes shqetësimin dhe i menjëhershëm ka qënë edhe kthimi i përgjigjes me anë të emailit ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këtë shqetësim e ka deleguar tek Forcat e Armatosura ku kërkohen të merren masa nga forcat xhenere të bëjnë asgjesimin e materialit luftarak” shprehet z. Mysliu. Ai thekson se nëse institucioni që drejton do të ishte njoftuar më parë do e kishin vënë menjëherë në lëvizje mekanizmin dhe problemi do ishte zgjidhur me kohë./ Top Channel

elbasan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit