5 Tetor 2022, 08:29
Nga A.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Grabitet një banesë në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës. Banesa e Zef Pepajt në fshatin Ashtë, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit. Forcat blu bëjnë të ditur përmes një njoftimi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në momentin kur familjarët ishin në gjumë. Autorët kanë arritur të marrin nga banesa një shumë parash dhe mjetin tip 'Benz' i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës. Nuk dihet se si është gjendja e familjarëve pas ngjarjes së ndodhur.
Grupi hetimor vijon hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tre ditë më parë një tjetër grabitje ka ndodhur në një familje në vend. Në fshatin Dom të Bashkisë Klos, grabitësit kanë hyrë me forcë në një banesë duke shqyer dyert, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Më pas grabitësit kanë marrë nga shtëpia 8 mijë euro, 1 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.
grabitje ne vaun e dejes zef pepaj
Aktualitet
5 Tetor 2022, 08:09
A.B
Magazina
POGRADEC- Zjarr në një magazinë në fshatin Petrushë të Pogradecit. Ndërtesa është shkrumbuar nga flak...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 07:48
A.B
Protesta
TIRANË-Ditën e sotme, pedagogët do të protestojnë përballë Universitetit Politeknik në Tiranë. P...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 07:13
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme karakterizohet nga mot me temperatura të larta. Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizot&eum...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 23:24
Gomone
LONDËR- Klevio është vetëm 19-vjeç, por mosha e re nuk e ka penguar që të sfidojë vetën dhe të m...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 22:24
Rilindja Urbane
TIRANË- Pavarësisht kritikave të shumta, hijeve të dyshimit për tendera korruptivë e favorizime klienteliste,...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 22:20
Rilindja Urbane
TIRANË- Sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, kryeministri Rama lancoi projektin e Rilindjes Urbane, një projekt që...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 22:01
Sheshi Memaliaj
MEMALIAJ- I krijuar si qytet më 1946 dhe i bazuar në industrinë e minierave, Memaliaj pothuajse është braktisur t&...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 21:45
e.k
Foto ilustruese
TEPELENË- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 21:46
Ngjarja në urban
TIRANË- Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 21:41
Gjirokastra
GJIROKASTËR- Ndërsa punimet kanë nisur me intensitet, gjatë verës së nxehtë të që lamë pas, U...