Të shtënat në Shkodër, reagon policia: 34-vjeçari ka humbur jetën! Vajza është dërguar në sp...
Aktualitet
VD- Zjarr në një magazinë bujqësore në Pogradec, dëme të mëdha materiale, s'ka të lënduar
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
5 Tetor 2022, 08:09Nga A.B
Magazina
POGRADEC- Zjarr në një magazinë në fshatin Petrushë të Pogradecit. Ndërtesa është shkrumbuar nga flakët, ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi.
Flakët kanë përfshirë një magazinë të grumbullimit frigoriferik, që ndodhet afër nënstacionit elektrik, që nuk u rrezikua falë ndërhyrjes së shpejtë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të sqaruar rrethanat e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.