Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas policisë tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, mes tyre një i mitur dhe një i dënuar për vepër tjetër penale.
KORÇË- Policia e Korçës ka zbardhur një vjedhje të ndodhur në dhjetor 2023 në fshatin Goskovë të Korçës, ku u morën 600 mijë lekë të rinj. Sipas policisë tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, mes tyre një i mitur dhe një i dënuar për vepër tjetër penale. Njëri u arrestua, tjetrit iu ekzekutua masa e sigurisë në burg, ndërsa i mituri do të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Goskova” Zbardhet vjedhja e ndodhur në banesën e shtetasit A. S., ku u vodhën 600.000 lekë të rinj, ngjarje e ndodhur më datë 04.12.2023, në fshatin Goskovë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 2-vjeçar, dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes në banesën e shtetasit Andi Snaço (që ndodhet në burg në Reç).
Vihet në pranga 1 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë për autorin e dytë që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i vjedhjes së kasafortës në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, Korçë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë parash prej 600.000 lekësh të rinj.
Në vijim të hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestua shtetasi Samuel Tepexhik, 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
pamje nga vendi i ngjarjes HIMARË- Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë ...
foto ilustruese VLORË- Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte në kërkim për vjedhje. S...
VLORË- Pesë persona janë proceduar penalisht lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një ditë më parë fushën e m...
kapshtice KAPSHTICË- Pesë persona u arrestuan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Poli...
pamje nga mberritja ne rinas TIRANË- Ekipi i futbollit të kombëtares serbe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për t'u kthye...
pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas raportimeve...
foto nga vendngjarja TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas...
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth një orë më parë në zonën e ...
foto ilustruese TIRANË- Në një botë të sunduar nga reklamimi agresiv, ekonomia e konsumit dhe dëshira për më shum&e...
foto ilustruese TIRANË- Prononcim i tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për arsimim prej 100 mijë l...